Connect with Us

Covid-19 rëndon situatën në Maqedoninë e Veriut

Kosova & Rajoni

Covid-19 rëndon situatën në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Covid-19 rëndon situatën në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut regjistrohet numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri: 870 persona. Ministria e Shëndetësisë flet për 14 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 963.

Vala e vjeshtës të Covid-19 i mbushi edhe spitalet, ku janë shtruar rreth 650 persona, prej të cilëve 110 kanë nevojë për oksigjen, ndërsa një paciente është në respirator. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 28.697, prej tyre 7963 janë aktivë.

Hyjnë në fuqi masat e reja për mbrojtje nga Covid-19

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pas një debati të ashpër ka miratuar një paketë ligjesh për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

Me këtë ligj mbajtja e maskës do të jetë e obligueshme edhe në ambientet e hapura ndërsa ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave pas orës 22:00. Nga ora 23.00 mbyllet të gjitha objektet e gastronomisë.

Me ndryshimet ligjore, rriten kompetencat e inspektoriateve në lidhje me kontrollet e zbatimit të masave të reja, të cilat përfshijnë edhe mbyllje të objekteve hotelerike, nëse nuk i respektojnë protokollet për Covid-19. Për shkelje të detyrimit për vetëizolim është parashikuar gjoba prej 50 euro, ndërsa ata të cilët do të mblidhen në ambient të hapur do të paguajnë dënim prej 500 euro. Për mosmbajtjen e maskës dënimi është 20 euro.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar me apel u drejtohet qytetarëve

Situata alarmante me Covid-19 e ka detyruar presidentin e vendit Stevo Pendarovski të mbajë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Presidenti apeloi tek qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në përpikmëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim përballjen me Covid-19.

“Për shkak të valës së vjeshtës, sistemi shëndetësor është organizuar për testimin dhe përkujdesjen e më shumë pacientëve. Për fat të keq kemi rritje të të infektuarve, por edhe atyre që ndërrojnë jetë. Me këtë situatë po përballen edhe vendet më të zhvilluara. Situata është serioze, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativë tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, ka thënë Pendarovski.

Filipçe: Asnjë qytetar nuk do të mbetet pa trajtim shëndetësor

LEXO EDHE:  “Izolimi ka rritur dhunën në familje”/ Psikologët ngrenë shqetësimin: Pas pandemisë do të ketë shumë divorce

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pas takimit në Këshillin e Sigurimit Kombëtar ka deklaruar se qytetarët duhen të rrinë të qetë, për shkak se siç tha ai, askush nuk do të mbetet pa trajtim shëndetësor. Filipçe theksoi se kapacitetet në Spitalin Modular po mbushen, por që sipas tij në bazë të riorganizimit të spitaleve ka ende vende të lira për trajtim të pacientëve me Covid-19.

“Ka kapacitete të mjaftueshme spitalore. Spitali Modular është gati se i mbushur. Po përgatiten edhe reparte të tjera në Spitalin “8 shtatori”. Ka shtretër spitalorë mjaftueshëm edhe kuadri shëndetësor është i gatshëm të punojë me pacientë me Covid-19. Qytetarët të jenë të qetë, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje shëndetësore dhe pa shërbime mjekësore”, është shprehur ministri Filipçe.

Sipas tij kufiri me Kosovën, por as me vendet e tjera nuk do të mbyllen, sepse analizat flasin se infektimet janë lokale dhe nuk vijnë nga jashtë vendit.

Nuk do të mbyllen kufijtë

“Mbyllja e kufijve tani për tani nuk planifikohet, sepse nuk kemi raste të reja që vijnë nga jashtë vendi. Problemi tek të gjitha vendet në rajon, Evropë dhe tek ne është transmetimi lokal”, vlerëson Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkohë, përsa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski është shprehur se për një gjë të tillë nuk është diskutuar fare.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk u diskutua në mbledhjen e sotme. Edhe përkundër që unë si presidenti mund të jap propozim për një gjë të tillë, mendoj se për marrjen e një vendimi të tillë duhet të vendosë Parlamenti”, ka thënë presidenti Pendarovski./dw

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Publikuar

-

Nga

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Tërmet i fuqishëm godet Greqnë/ Ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter ka tronditur mesditën e sotme Greqinë Qendrore.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54, 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin e Athinës. Ndërsa sizmiologu grek Athanasios Ghanas ka deklaruar se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellësi të vogël./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni

LEXO EDHE:  Meta sërish kundër Bashës/ “Shtyrja e fatkeqësisë natyrore e justifikueshme”

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përhapja e virusit/ Mbyllen shkollat në Kosovë, rihapen në 18 janar

Publikuar

-

Nga

Përhapja e virusit/ Mbyllen shkollat në Kosovë, rihapen në 18 janar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll, ndërsa njoftoi se gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.

Ai njoftoi se pushimi dimëror nëpër shkolla do të zgjasë një muaj.

Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

LEXO EDHE:  Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni

LEXO EDHE:  Covid-19 mbyll Kadastrën e Tiranës/ Dhjetëra punonjës të infektuar

Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.

Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti.

Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”, u shpreh ai. Hoti e ka falënderuar SHSKUK-në për furnizim me barna. “I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hoti./CNA.al.

LEXO TE PLOTE