Connect with Us

Covid-19/ Manastirliu i përgjigjet kritikave të opozitës: U zgjuan papritur pas pushimeve verore

Shëndeti

Covid-19/ Manastirliu i përgjigjet kritikave të opozitës: U zgjuan papritur pas pushimeve verore

Publikuar

-

Covid-19/ Mansatirliu i përgjigjet kritikave të opozitës: U zgjuan papritur pas pushimeve verore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë apel për respektimin e masave për parandalimin e koronavirusit.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit, i është përgjigjur kritikëve për të cilët thotë se ata u zgjuan papritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë përditë të njëjtin tekst.

Sipas Manastirlit, me shtimin e rasteve strategjia e vjeshtë-dimrit parashikon rritje të shifrave. Ajo theksoi se po parashikohet të rriten testimin duke përfshirë edhe testin e shpejtë.

“Shqipëria ka marrë 70 pikë njësoj si Rumania, vende të Europës dhe më shumë se vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është shifër e manipuluar por e dhënë nga revista prestigjoze. më lejoni që shumë shkurt të ndalem te situata që po përjetojmë me pandeminë e koronavirusit. Drejtori i OBSH thoshte para disa ditësh se atje ku ka pasur përçarje politike është vënë një mungesë respekti për shkencën. E kam përsëritur thotë ai: Ndaloni përdorimin e Covid-19. Këtu pandemia po përdoret politikisht duke u bërë ping pong politik duke luajtur në tavolinat e vogla të partisë. Ne nuk kemi ndalur për asnjë moment punën shumë sfiduese. Ata u zgjuan papritur pas pushimeve verore dhe fillojnë recitojnë përditë të njëjtin tekst. Stafet tona kanë 8 muaj që rrezikojnë jetën ndërsa ata kërkojnë 4 pika nga plani me 5 pika. Këtu te ne bëhet ping pong politik. Sot bërtasin në facebook ndërsa në shkurt i bënin thirrje popullit të Kavajës të ngrihen se do ju sjellin karantinën. Nuk e dinë që çdo vendim bazohet mbi mendimin e komiteti ekspertësh. Me shtimin e rasteve strategjia e vjeshtë-dimrit parashikon rritje të shifrave. po parashikojmë të rrisim testimin duke përfshirë edhe testin e shpejtë. Testet janë 4-fishuar që nga muaji qershor. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për kujdes mjekësor. Do t’i qëndrojmë deri në fund se do shtojmë kapacitete spitalore duke vendosur 4 struktura në dispozicion në Tiranë dhe në rrethe do hapen spitale Covid. Duhet të shkohet në këtë luftë duke respektuar vendosjen e maskës dhe distancës. Unë e di që qytetarët presin gjithmonë diçka të re për të shpjeguar se çfarë po ndodh”, u shpreh ministrja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19 ‘i pamëshirshëm’/ Shkakton afro 1.5 milionë të vdekur në gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Covid-19 ‘i pamëshirshëm’/ Shkakton afro 1.5 milionë të vdekur në gjithë botën

Numri i infeksioneve me koronavirus është më shumë se 62 milion në shkallë globale, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shetet e Bashkuara kanë më shumë se 13 milion infeksione me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milion raste dhe Brazili me 6 milion.

Pothuajse 1.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA përsëri kryeson listën me më shumë se 266,000 vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172,000 vdekje dhe India me gati 137,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.

Zoti Biden shtoi Jane Hopkins, Jill Jim dhe David Michaels për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”, tha ai.

Zonja Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.

Zonja Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë / vendasve të Alaskës.

Prof. Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.

Në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për koronavirusin.

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë: Nuk do ta kontrollojmë koronavirusin

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për vonesat e reformës në drejtësi

Masat e reja do të vendosnin 99% të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.

Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të zotit Johnson janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.

Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime. Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të zotit Johnson.

Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër koronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Hap e mbyll, si ajo loja “syllambyllurazi”!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

Publikuar

-

Nga

“Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

Mjekja mikrobiologe, Blerta Brati, ka dalë me një reagim të ashpër, sa i përket masave të qevrisë në luftën ndaj Covid-19.

Pas 10 mujsh, nga fillimi i pandemisë, sot duhet të flisnim për masa inteligjente shkruan mjekja në reagimin e saj, dhe jo hap e mbyll, si lojë “syllambyllurazi”.

Mjekja shton se festat e fundvitit duhet të na gjejnë gëzuar, ndërsa liston dhe 11 propozime se si cfarë duhet të bëjë qeveria.

Mbas 10 muajsh duhet te flitet per mbyllje inteligjente!!

Ca do te thote?

Evidento personat qe e kaluan Covidin, leri te punojne!

Evidento shkollat ku 50% stafe e kaluan Covidin, leri te punojne!

Evidento infrastukturat qe kane kushte higjene, distancimi , stafe te pergjegjshme, leri te vazhdojne!

Evidento zonat e kuqe edhe brenda nje qyteti, bej kufizime, rimburso dicka!

Ruaj Tiranen, ka dendesine me te madhe, lehteso menaxhimin!

Ruaj stafet mjeksore, uli ngarkesat!

Orari 10 me 18.00 per qendrat tregtare!

Rregullo levizjen urbane, shto autobuset, mos lejo qarkullimin e ne qytet te linjave jashte Tiranes. Sistemo stacionet!

Shto ditepushimet e shkolles. E shtune, e diele, e hene!

Higjene , dezinfektim!!

Kontrollo lajmet qe shperndahet ne tv e rrjete sociale per mos panikuar!!

Festat e fundvitit duhet te na gjejne me te qete!! Gezuar!!

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

8 mënyra për të mbrojtur veten kur dikush në shtëpinë tuaj ka Covid-19

Publikuar

-

Nga

8 mënyra për të mbrojtur veten kur dikush në shtëpinë tuaj ka Covid-19

Të jetosh me një person që ka COVID-19 jo vetëm që mund të jetë stresuese, por gjithashtu ju vë në rrezik për tu prekur nga virusi.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore rendit vendet e testimit sipas vendndodhjes.

Ka mënyra për të mbrojtur veten duke ndihmuar personin me të cilin jetoni.

1-Testohuni

Nëse dikush në shtëpinë tuaj ka rezultuar pozitiv për COVID-19, bëni një test COVID-19 PCR për veten tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, tha Dr. Scott Braunstein , drejtori mjekësor i Sollis Health në Los Anxhelos. “Nëse nuk jeni në gjendje të merrni, ose preferoni të mos testoheni, karantinimi për 14 ditë për sa kohë që nuk shfaqni ndonjë simptomë, është një mundësi tjetër,” tha Braunstein. Kushdo që ka rënë në kontakt me personin që ka COVID-19 duhet të informohet. “Anëtarët e familjes dhe të gjitha kontaktet e tjera të ngushta duhet të supozohet të jenë pozitive,” tha Braunstein.

2-Kufizoni kontaktin

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shprehen se: Personi me COVID-19 duhet të ndahet nga të tjerët në shtëpi. Nëse është e mundur, personi me COVID-19 duhet të përdorë një dhomë gjumi dhe banjo të veçantë. Të gjithë në familje duhet të qëndrojnë të paktën 6 metra larg personit me COVID-19 sa më shpesh të jetë e mundur. Personi me COVID-19 duhet të merret në karantinë për një minimum prej 14 ditësh nga fillimi i simptomave ose provës pozitive, dhe më gjatë në raste të rënda, tha Braunstein. Nëse jeni në një hapësirë ​​të ngushtë, mbajeni personin me COVID-19 sa më larg të jetë e mundur nga të tjerët, tha Dr. Bruce E. Hirsch , mjek i pranishëm dhe asistent profesor në sektorin e sëmundjeve infektive të Northëell Health.

3-Mbani dritaret e hapura

Për të përmirësuar ventilimin në lagjet tuaja të banimit, mbajini dritaret e hapura sa më shumë të jetë e mundur.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur kujtohet se në ambiente të mbyllura virusi mund të mbetet në ajër në pika shumë të vogla dhe potencialisht të infektojë të tjerët”, tha Hirschwerk.

4-Vendos një maskë

Shtetet CDC rekomandojnë që personi që është i sëmurë duhet të mbajë një maskë kur është pranë njerëzve të tjerë, dhe kushdo që jeton me ta duhet të veshë gjithashtu një maskë ose mbulesë fytyre.

“Duhet të ketë një prag shumë të ulët për përdorimin e maskave (sa më shumë që të jetë e mundur) midis të gjithë anëtarëve të shtëpisë, veçanërisht individit të infektuar,” tha Hirschwerk. “Maskat ndihmojnë në përmbajtjen e infeksioneve të frymëmarrjes nga hunda dhe goja e personit të infektuar. Por të dhënat më të fundit mbështesin që maskat mbrojnë individët edhe nga infektimi. ” Ndërsa mbajtja e maskave nuk garanton mbrojtje 100 përqind kundër kontraktimit të virusit që shkakton COVID-19, Hirsch tha se duke bërë kështu mund të zvogëlojë shanset tuaja.

LEXO EDHE:  Berisha i del kundër/ Basha në fund të karrierës politike?!

LEXO EDHE:  Braktisi Veliajn për t’ju bashkuar opozitës/ Këshilltarja zbulon arsyet

5-Lani duart dhe dezinfektoni sipërfaqet

CDC sugjeron mirëmbajtjen e higjienës së duarve: Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, veçanërisht pasi të jeni pranë personit që është i sëmurë. Përdorni pastrues dore që përmban të paktën 60 për qind alkool, nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.

“Larja e duarve është e dobishme dhe ka shumë kuptim për një person të sëmurë, dhe [është] e rëndësishme që edhe personi i sëmurë të lajë duart”, tha Hirsch.

6-Hani shëndetshëm

Ajo që është shumë më e rëndësishme është të kesh një dietë të shëndetshme dhe të shmangësh shtimin e peshës që është aq e lehtë për tu provuar gjatë kësaj kohe stresi dhe pasigurie. “Ne e dimë se disa kushte shëndetësore predispozojnë një person për ndërlikime COVID-19, dhe shumë prej atyre kushteve shëndetësore mund të adresohen nga ndryshimet e stilit të jetës.” Të rriturit me siguri janë në rrezik në rritje për COVID-19 të rëndë, shtrimin në spital, pranimet në ICU, intubimin ose ventilimin mekanik dhe vdekjen, sipas CDC. Kushtet që lidhen me dietën që i vendosin njerëzit në rrezik të rritur të sëmundjes së rëndë përfshijnë:

-sëmundjet e zemrës

-mbipesha (BMI prej 30 kg / m2 ose më e lartë, por <40 kg / m2)

-mbipesha (BMI ≥40 kg / m2)

-diabeti mellitus jo i varur nga insulina

7-Mbështetuni te burimet e besueshme

Ndërsa është joshëse të dëgjoni se çfarë thonë miqtë, familja dhe mediat sociale, dëgjoni vetëm burimet e besuara të mbështetura nga ekspertët kur bëhet fjalë për informacionin dhe rekomandimet COVID-19, tha Braunstein.

“Ekzistojnë shumë keqinformime në mediat sociale dhe në internet që do të rekomandojnë gjithçka, nga marrja e dozave masive të vitaminave në marrjen e dusheve të nxehta si efektive në mbrojtjen tuaj nga infektimi me COVID-19”, tha Braunstein. “Shumica e këtyre sugjerimeve janë ose të paprovuara ose të demaskuara, dhe disa madje mund të jenë të rrezikshëm.”

8-Bisedoni me një mik

Miqtë dhe familja mund të jenë të mrekullueshme për të shprehur ndjenjat tuaja në kohë të vështira. “Nëse keni pasur një provë kontakti shtëpiak pozitiv për COVID-19, është normale dhe e natyrshme të përjetoni një larmi emocionesh, duke përfshirë frikën, ankthin, depresionin dhe vetminë, të cilat mund të jenë të thella dhe dobësuese”, tha Braunstein./ CNA.al

LEXO TE PLOTE