Connect with Us

Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

Blog

Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

Publikuar

-

A kishte Homeri të drejtë? A na e rrëfeu atë që duhet? Këto pyetje i kanë ngritur shumë njerëz në kohë të ndryshme, dhe përgjigja është ende objekt debati….Por sot mund të themi se shumë nga ato që tregohen tek “Iliada”, historia e rrethimit dhe rënies së qytetit të Trojës, është fryt i fantazisë. Ndonëse ka edhe diçka të vërtetë.

Fundi i një epoke

Për shembull, rënia e Trojës është histori e vërtetë. Ajo ndodhi në Epokën e Bronzit të Vonë (1300-1200 Para Erës Sonë), kur sistemi politik dhe ekonomik në rajonin e Mesdheut po transformohej, dhe tensionet, migrimet masive dhe luftërat e brendshme, përuruan nisjen e Epokës së Hekurit.

Tranzicioni nuk ishte i lehtë. Shumë qytete të pasura, si Troja, Mikena dhe Tirinto, u shkatërruan dhe braktisën, dhe për to u fol për shekuj me radhë. Vetë Homeri (ose kushdo tjetër, pasi ka nga ata që dyshojnë nëse ai ka ekzistuar vërtetë) 400 vjet më vonë rrëfeu rënien e njërës prej atyre fuqive.

Qyteti tregtar

Sipas arkeologëve, Troja ngrihej jo shumë larg Çanakalasë së sotme (Galipoli) në Turqi, në grykën e Ngushticës së Dardaneleve. Ajo kishte rreth 10.000 banorë, dhe ishte shumë e pasur. Grekët e lashtë e quanin Ilios, ndërsa për hititët, populli i luftëtarëve që e kontrollonin, ishte Vilusa. Për të dy, dominimi i këtij qytetit kishte rëndësi strategjike për menaxhimin e tregtisë midis Mesdheut dhe Detit të Zi.

Gjithmonë në luftë

Gjithsesi, asnjë dëshmi historike nuk konfirmon që Vilusa ra në duart e mikenasve, siç na tregon Homeri. Shkurt, nuk ishin akejtë me në krye Agamemnonin (djalin e mbretit të Mikenës), ata që e shkatërruan atë.

Megjithatë, zbulimet arkeologjike të shekullit të kaluar, kanë konfirmuar ekzistencën në Trojë të një sistemi politik kompleks, të ngjashëm me atë të përshkruar nga Homeri. Sipas disa teksteve të zbuluara në kryeqytetin hitit (Hatusha), Vilusa ishte një qytet i fuqishëm, i drejtuar nga mbreti Alaksandu,që mund të korrespondonte me princin trojan, Paridin, emri

i lindjes i të cilit sipas Homerit, ishte Aleksandër.

Përgjatë dekadave të gërmimeve, janë zbuluar skelete, maja shigjetash dhe gjurmë të shkatërrimit,që gjithashtu flasin për një fund të dhunshëm të qytetit dhe banorëve të tij, dhe ndoshta për një luftë tjetër.

Nuk ishte faji i një gruaje…

Nuk ishte Helena, gruaja e mbretit të Spartës, Menelaut, ajo që pasi u rrëmbye nga Paridi i Trojës, shkaktoi luftën e fundit në Ilio. Arkivat hitite, tregojnë se grekët kryen një seri fushatash ushtarake në Turqinë Perëndimore, me bastisje dhe rrëmbime të shumta njerëzish, që më pas shiteshin si skllevër.

LEXO EDHE:  Nëse nuk luftoni për demokracinë, nuk e meritoni atë

Kjo shkaktoi tensione të pashmangshme, ndoshta edhe një luftë, e cila duket e konfirmuar nga një dokument, që aludon mbi një traktat paqeje të nënshkruar rreth vitit 1200 Para Krishtit midis grekëve dhe hititëve, në lidhje me qytetin e Trojës.

Kali i Trojës

Disa nga faktet që lidhen me “Iliadën” mund të jenë trilluar ose thjesht keqkuptuar. Ka një debat të hapur mbi Mitin e Kalit të Trojës, mashtrimi i përdorur nga akejtë për të pushtuar qytetin. Në vitin 2016, një arkeolog detar nga Universiteti i Marsejës, Françesko Tiboni, zbuloi në një studim se“kali” mund të ketë qenë në fakt një lloj anije fenikase shumë e zakonshme për kohën, e quajtur hippos (kali) për shkak të figurës së zbukuruar. Nga këtu rrjedh miti apo edhe keqkuptimi i përkthyesve.

Sa vite në llogoret e luftës?

Edhe kohëzgjatja e asaj fushate të përgjakshme ushtarake, është gjithashtu objekt debatesh. Tek “Iliada” thuhet se ulje-ngritjet dhe rrethimi zgjati 10 vjet. Por për disa studiues, ai mund të ketë zgjatur shumë më gjatë, përfshirë ndoshta disa breza, aq sa të linte një ndikim të madh në imagjinatën e tyre.

Përfundimisht, është e vështirë të thuhet nëse të paktën disa nga heronjtë, bëmat e të cilëve na i tregon“Iliada”, kanë ekzistuar vërtet. Por në vitin 2010, profesori Atanasio Papadopulos nga Universiteti i Janinës në Greqi, bëri një zbulim.

Ai tha se bashkë me ekipin e tij të arkeologëve, kishin kryer gërmime në veri të Itakës për 16 vjet me radhë, duke gjetur mbetjet e asaj që ata besonin se ishte pallati i Uliksit, Odiseut, duke sugjeruar kështu që disa nga protagonistët e poezive homerike janë realë.

Nuk përjashtohet mundësia që gërmimet e reja të zbulojnë detaje të tjera të rëndësishme, por sot për sot nuk mund të themi më shumë së kaq. Por ajo për të cilën bien të gjithë dakord, është vlera e madhe e këtyre poezive, deri në pikën që edhe poeti i madh italian Xhakomo Leopardi tha se “gjithçka është përsosur që nga koha e Homerit e më vonë, por jo poezia”. / Focus – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse po funksionojnë bllokimet e dyta më pak të ashpra në Evropë

Publikuar

-

Nga

“The Economist”

Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u përhap në të gjithë botën, shkencëtarët kanë prodhuar disa vaksina, të cilat mund të ofrojnë një imunitet në nivele të larta kundër koronavirusit të ri. Por vaksinimi në masë, është ende disa muaj larg.

Deri atëherë njerëzit, do të duhet që ta frenojnë përhapjen e virusin, përmes mbajtjes së maskave, duke udhëtuar më pak, dhe duke kufizuar kontaktet me familjet e tjera. Politikanët që menduan se qytetarët e tyre, do të ndalonin me dëshirë shoqërimin me të tjerët, janë zhgënjyer.

Vdekjet e përditshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Covid-19, janë afër niveleve rekord. Rastet e reja në Evropë, u rritën shumë në muajin tetor, gjë që detyroi 11 qeveri të rivendosin urdhrat kombëtarë të qëndrimit në shtëpi.

Ato shpresojnë se këto bllokime do t’i reduktojnë infeksionet e reja në nivele të menaxhueshme, në prag të festës së Krishtlindjes. Por pas një pranvere të zymtë, ata duhet të shqetësohen se njerëzit këtë herë do të jenë më pak të bindur ndaj masave kufizuese.

Të dhënat e smartfonëve nga Google, konfirmojnë se kufizimet e fundit në Evropë, kanë pasur më pak ndikim në jetën e përditshme. Në mars, numri mesatar i udhëtimeve – në vende të tilla si supermarketet, restorantet, linjat e transportit publik dhe zyra – ra në 35 për qind të nivelit, krahasuar me janarin.

Pas rikthimit në nivelin 83 për qind në kohën e bllokimeve të fundit, lëvizshmëria tani ka rënë vetëm në 68 për qind. Ky efekt më i vogël, mund të shkaktohet nga rregulla më fleksibile, dhe ekzistenca e entuziazmi më të vogël për t’iu bindur atyre.

E megjithatë, këto bllokime më pak të rrepta janë ende duke funksionuar. Sipas vlerësimeve të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, numri mesatar i të sëmurëve të rinj që u preken nga virusi nga çdo lloj personi i infektuar, është duke rënë.

LEXO EDHE:  Amerika s’ka nevojë për një revolucion të ri

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ A ka ardhur koha t’i rikthehemi jetës normale?

Në vendet evropiane që vendosën bllokimet e dyta, norma R e infektimit ra nga një mesatare prej 1.1 në javën para kufizimeve të reja, në 0.9 në javën që pasoi. Dhe ky ndryshim i vogël, bën në fakt një diferencë të madhe. Gjatë 4 javëve, kjo do të nënkuptojë se infeksionet e reja do të bien me 21 për qind, në vend se të rriteshin me 36 për qind.

Për 334 autoritete lokale në Angli dhe Uells (ngjashëm me qarqet e Amerikës), ne kemi llogaritur se cilat aspekte të bllokimeve kanë më shumë rëndësi. Ne kombinuam vlerësimet e normë R të shkallës së infektimeve nga Kolegji Mberërsor i Londrës, me të dhënat e udhëtimit nga “Teralytics”, një kompani teknologjike zvicerane, dhe të dhënat e smartfonëve nga Google.

Pastaj kemi përdorur analizën e ndërmjetësimit, një teknikë statistikore, për të analizuar efektet e llojeve të ndryshme të lëvizshmërisë. Dhe zbuluam 2 mënyra, se si bllokimet po e bllokojnë përhapjen e koronavirusit.

Së pari, zvogëlimi i udhëtimeve në punë, ndihmon jo pak në këtë aspekt, siç bëjnë edhe më pak frekuentime në restorante, bare dhe dyqane. Megjithëse efekti i aktiviteteve të kohës së lirë mund të ndryshojë shumë. (Shëtitja në parqe apo frekuentimi i transportit publik, nuk kishte asnjë ndikim, ndoshta pasi vizitorët janë jashtë ose mbajnë maska).

Së dyti, bllokimet i pengojnë njerëzit të udhëtojnë në zona të tjera. Ky është ndoshta faktori më i rëndësishëm në uljen në përgjithësi të shkallës së infektimeve. Që të gjitha këto janë lajme të mira. Bllokimet më të lehta, kushtojnë më pak se sa mbylljet totale.

Dhe kur qeveritë rihapin bizneset, ato mund ta zbutin përzierjen shtesë midis klientëve, duke i nxitur të qëndrojnë në zonat përreth banesës së tyre. Kjo është mënyra më e mirë, për ta vënë nën kontroll virusin përpara Krishtlindjeve. / The Economist – bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Të mbyllen apo të hapen shkollat për shkak të Covid-19? Secili vend ka përgjigjen e tij

Publikuar

-

Nga

Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-Frankel

Kur vala e parë e rasteve me Covid-19 u qetësua disi në muajt prill dhe maj, shkollat ​​u rihapën në shumë vende, nga Zelanda e Re në Norvegji në Japoni, dhe virusi mbeti kryesisht nën kontroll. Autoritetet shëndetësore dhe arsimore, u gëzuan teksa mendonin se përfitimet e mëdha të arsimit ballë për ballë, e tejkalonin rrezikun e përhapjes së virusit midis fëmijëve dhe mësuesve, dhe nga shkollat ​​tek komunitetet në përgjithësi.

Për pasojë, shumë vende i rihapën dyert e shkollave në gusht dhe shtator. Në Britani, Danimarkë dhe Holandë, shkollat ​kaluan në grupe më të vogla nxënësish, të alternuar me klasat e plota. Qytetet si Montreali në Kanada, që kishin mbyllur në fillim shkollat, i rihapën sërish ato për nxënësit.

Në Shtetet e Bashkuara, adoleshentët u rikthyen në shkollat e tyre në Xhorxhia, Ajoa dhe Teksas. Por tani situata është shumë ndryshe:në shumë zona rastet e reja kanë aritur nivele edhe më të larta se sa në fillim të vitit. Në korrik, revista e mirënjohur “Science” publikoi të dhënat kryesisht inkurajuese që vinin nga rihapja e shkollave në zonat me një përhapje minimale të virusit.

Sot, hapja e shkollave në vendet ku infeksionet po rriten ndjeshëm, paraqet një panoramë më komplekse të rreziqeve që ekzistojnë, dhe se si mund të përballen ato. Virusi ka nxjerrë në pah pabarazitë midis vendeve dhe brenda shteteve, dhe një nga më shqetësueset është ajo në fushën e arsimit.

Në shumë vende, si India, Meksika dhe Indonezia, shumica e shkollave janë ende të mbyllura. Në Shtetet e Bashkuara, studentët e regjistruar në shkollat ​​publike në qytetet e mëdha, nga Los Angeles në Çikago, që edhe në kohë normale mund të kenë vështirësi në sigurimin e sapunit dhe letrës higjenike, vazhdojnë të studiojnë nga shtëpia.

Ndërsa shkollat ​​e pasura private kanë instaluar tenda për të krijuar klasa në natyrë, dhe kanë punësuar me më shumë mësues për të zvogëluar orët e mësimit. Të dhënat e hershme, të mbledhura shpesh nga studiuesit mbi fëmijët e moshës shkollore, sugjerojnë që shkollat mund të rrinë të hapura edhe përballë një përhapje të konsiderueshme të virusit brenda komunitetit, gjithnjë nëse ka masa të rrepta sigurie dhe vullnet politik për t’i zbatuar ato.

Por ndonjëherë, as kjo nuk është e mjaftueshme. Përballë një numri marramendës rastesh ditore në tetor dhe fillim të nëntorit, Republika Çeke, Rusia dhe Austria i kanë mbyllur ato.

“Unë mendoj se shkollat ​​duhet që të mbyllen të fundit”- thotë Michael Wagner, ekolog i mikroorganizmave në Universitetin e Vjenës, që është pjesë e një konsorciumi universitetesh të angazhuar për të studiuar prevalencën e virusit në shkollat ​​austriake.

Ai paralajmëron se mbyllja e tyre mund të jetë “një nga masat më të kushtueshme” për nxënësit. Në Austri, shkollat ​​mbetën të hapura deri më 17 nëntor. Por vendet e tjera, si Koreja e Jugut dhe Australia, i mbyllën që pas shenjave të para të rritjes së rasteve, pasi autoritetet donin të shmangnin edhe transmetimin modest që ndodh brenda tyre.

Po sa të zakonshme janë shpërthimet epidemike të Covid brenda shkollave? Shumica e shkollave kanë futur në zbatim disa masa sigurie siç janë maska e fytyrës ​​dhe hapësirat fizike më të mëdha, për të parandaluar krijimin e një vatre nëse një student ose dikush nga stafi mësimor e sjell në shkollë Covid-19.

Deri më tani, thonë shkencëtarët, shpërthimet epidemike në shkollë, duken më pak të zakonshme nga sa kishim frikë fillimisht, por të dhënat në dispozicion janë të pakta. Në Universitetin Duke në SHBA, Danny Benjamin dhe Kanecia Zimmerman, që të dy pediatër dhe epidemiologë, po bashkëpunojnë me më shumë se 50 shkolla për të studiuar përhapjen e Covid-19.

Ata mblodhën të dhëna për 50.000 nxënës dhe mësues në 9 javët e para të shkollës me praninë fizike të nxënësve në klasë. Në Karolinën e Veriut, prevalenca e Covid ishte e lartë, por ekipi regjistroi 197 raste infeksionesh që ndodhën jashtë shkollës dhe vetëm 8 ishin“transmetim dytësor” ose përhapje nga një person tek tjetri.

LEXO EDHE:  Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

LEXO EDHE:  Koronavirusi “bën gjëmën” në Itali/ Konfirmohen 822 viktima në 24 orë

Benjamin zbuloi se një grup mësuesish drekoi bashkë pa maskë. Përdorimi i parregullt i maskave të fytyrës në një klasë në Tenesi, shkaktoi një vatër të vogël epidemike. Shumë ekspertë ankohen se ndonëse autoritetet shëndetësore reklamojnë shpesh një numër të ulët të rasteve në shkolla, infeksionet nuk regjistrohen në çdo rast dhe ka pak transparencë, sidomos mbi hetimet ndaj vatrave të reja.

A e ndryshojnë perceptimin e rrezikut shkollat ​​e hapura? Ndeshje sportive. Festa ditëlindje. Me rihapjen e shkollave, rinisin edhe aktivitetet e tjera shkollore. Dhe kjo i shqetëson studiuesit. Në SHBA, u evidentuan vatra të shuma tek ndeshjet e futbollit të zhvilluara në gusht.

 

 

Po sa ajrim është i mjaftueshëm?Ndërsa temperaturat në Hemisferën Veriore po bien, shumë shkolla nuk kanë ngrohtësinë e duhur siç ishin mësuar. Pandemia e koronavirusit ka krijuar një rutinë të re:hapjen e vazhdueshme të dritareve, pavarësisht nga kushtet e motit.

Në Gjermani, nxënësit mbajnë pallto dhe kapuça në klasë. Në Britani, lejohet të veshësh rroba të tjera mbi uniformën shkollore. Kjo është pjesë e një përpjekje për të shpërndarë grimcat virale të nxjerra nga dikush, para se ato t’i thithin të tjerët.

Por nga ana tjetër, nëse fëmijët janë kallkanosur, kjo “mund të dëmtojë aftësinë e tyre për të mësuar” thotë Henry Burridge, specialist i mekanikës së lëngjeve në Imperial College London. Në këto kushte, Gjermania po teston një praktikë tjetër: klasat mund të mbyllin dritaret për 20 minuta dhe t’i hapin ato për 5 minuta.

Disa shkolla po shtojnë filtra të sofistikuar të ajrit, në përpjekje për të ndaluar qarkullimin e virusit dhe shkencëtarët po zhvillojnë zgjidhje të tjera krijuese. Nga ana tjetër ekspertët ngrenë pyetjen: A e bëjnë diferencën testet? Që nga maji, adoleshentët në Gymnasium Carolinum, një shkollë në Neustrelitz, Gjermani, i janë nënshtruar tamponit dy herë në javë.

Nxënësit, stafit mësimor dhe pjesëtarët e familjes nga 6 shkolla të tjera dhe një qendër ekujdesit ditor, i dërgojnë mostrat tek Centogene, një kompani bio-teknologjike. Në faqen e saj në internet thuhet se deri tani ajo ka kryer gati 40.000 teste, falë të cilave, janë identifikuar “disa” raste pozitive, por jo vatra epidemike.

Testet nëpër shkolla japin rezultate të vogla, duke krijuar shumë pikëpyetje mbi numrin e fëmijëve që e përhapin virusin dhe saktësinë e llojeve të ndryshme të testeve. Dhe së fundi dilema më e madhe:A duhet të qëndrojnë të hapura shkollat ​​nëse shtohen rastet?

Pasiguritë e shkencës nuk ndihmojnë. Studimet fillestare, sugjeronin se fëmijët nën 10-vjeç vjeç kishin më pak të ngjarë se të moshuarit dhe të rriturit që të prekeshin dhe përhapnin SARS-COV-2. Por të dhënat më të fundit e kanë ngatërruar panoramën.

Në shtator, një studim mbi familjet e punonjësve të shëndetësisë në Britani nuk gjeti shumë ndryshime bazuar tek mosha. Edhe testet e antitrupave të kryera në Brazil dhe Gjermaninë Jugore dhanë rezultate të ngjashme. Në një kopsht polak, 5 fëmijë, që të gjithë asimptomatikë, infektuan 9 anëtarë të familjes së tyre.

Megjithatë, disa vende po zbulojnë se mund t`a frenojnë virusin edhe duke vazhduar t`i lënë të hapura shkollat. Në mesin e tetorit, Irlanda ndaloi shumicën e aktiviteteve publike, por jo shkollat. Të njëjtën gjë bëri edhe Holanda, dhe në të dyja vendet, rastet e reja ranë ndjeshëm.

Ndërsa të dhënat mund të shërbejnë si një lloj udhëzuesi, shumë ekspertë thonë që vendimet për hapjen dhe mbylljen e shkollave, janë sa morale, politike, po aq edhe shkencore.

Derisa të zhduket pandemia, ndoshta me ndihmën e një vaksine, autoritetet, prindërit dhe mësuesit do të duhet të adresojnë pyetje që shkojnë përtej shkencës:”Çfarë nënkuptojmë me siguri? Dhe cilat nivele rreziku jemi të gatshëm që të pranojmë për t’i mbajtur hapur shkollat?”.

Marrë me shkurtime “Science Magazine”

LEXO TE PLOTE

Blog

Mutacionet nuk e kanë bërë më infektiv koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: A do ta bëjnë mutacionet koronavirusin e Sars-Cov-2 më të adaptueshëm ndaj strehuesit të tij, pra ndaj qenies njerëzore, dhe për pasojë më pak infektiv apo jo?

Testet janë të ndryshme, dhe jo gjithmonë në një linjë me njëri-tjetrin. Tani një studim i gjerë, i kryer së fundmi nga Kolegji Universitar i Londrës, mbi një mostër prej mbi 46 mijë gjenomash virale nga e gjithë bota, tregon se mutacionet më të përsëritura të virusit, nuk e rrisin transmetueshmërinë e tij.

Pra tani për tani, ato nuk janë përgjegjëse për rritjen e infektimeve. Por debati mbi këtë çështje është ende i hapur. Në përgjithësi, viruset mund të tregojnë ndryshime pak a shumë të rëndësishme gjatë shumimit të tyre, dhe mund të diversifikohen në shtame të dallueshme virale (ose nëntipe) pas shumë shumimesh, sidomos kur përhapen shumë në një popullatë. Por shkencëtarët thonë se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rritjen e transmetueshmërisë ose rrezikut. Provë është rezultati i studimit të fundit:mutacionet e gjurmuara në gjenet e shumta të Sars-Cov-2, nuk tregojnë një infektivitet më të madh të koronavirusit.

Studiuesit arritën në këto përfundime, pasi analizuan gjenomat virale të marra nga më shumë se 46.000 pacientë nga 99 vende të botës. Nga analiza del se ka pasur mutacione të ndryshme: autorët numëruan 12.706 prej tyre, nga të cilët rreth 400 përsëriten më shpesh. Pra ato shfaqen në mënyrë të përsëritur, dhe të pavarur tek pacientët nga vende të ndryshme të botës. Midis këtyre, studiuesit u fokusuan tek 185 mutacione që u regjistruan në të paktën 3 raste të ndryshme dhe të pavarura gjatë gjithë pandemisë.

Autorët e studimit, u përpoqën të kuptonin nëse disa nga këto modifikime, mund të kishin efekt për një transmetueshmëri më të madhe të infeksionit. Për këtë, ata krijuan një model dhe hartuan pemën evolucionare të virusit – që i ngjan disi pemës sonë familjare – duke analizuar nëse ndonjëra nga degët e kësaj peme, duke nisur nga mutacionet e njohura, kishte evoluar më shumë se të tjerat.

LEXO EDHE:  “Çfarë borxhi të kanë shqiptarët”/ Manjani i hakërrehet Metës: Posti i Presidentit nuk mjafton…

LEXO EDHE:  Nëse nuk luftoni për demokracinë, nuk e meritoni atë

Një nga mutacionet e vëzhguara më shpesh në një shkallë të gjerë, përfshinte proteinën që e mbulon nga jashtë koronavirusin, dhe që është etiketuar si D614G . Por sipas studimit më të fundit, edhe ajo është e padëmshme, dhe nuk duket se e ka rritur transmetueshmërinë e Sars-Cov-2.

Ky mutacion shumë i përhapur tashmë, ka qenë në qendër të vëmendjes së shkencës prej disa kohësh, pasi disa grupe shkencëtarësh, mendonin se e ka bërë më infektiv koronavirusin. I shfaqur për herë të parë në janarin e vitit 2020 në Kinë dhe Gjermani, Covid-19 është përhapur gjerësisht në Evropë dhe Amerikë.

Një studim i botuar në revistën “mBio”, kryer nga një grup ekspertësh nga Universiteti i Teksasit, pretendonte se D614G mund ta ketë bërë virusin më infektiv, në kundërshtim me atë që pretendon studimi i fundit i botuar në “Nature Communications”.

Po nga se shkaktohen mutacionet? Në përgjithësi kjo gjë mund të ndodhë si rezultat i 3 proceseve të ndryshme:gabime të kopjimit gjatë shumëfishimit, bashkëveprime me viruse të tjerë që e infektojnë qelizën (ri-kombinim ose rivendosje), ose si pasojë e reagimit të sistemit imunitar të organizmi pritës.

Është e kuptueshme që vaksinat kundër Covid-19, do të jenë një armë thelbësore për të luftuar sëmundjen. Ne kemi tashmë të dhëna paraprake për efektivitetin e vaksinave në parandalimin e simptomave. Përdorimi i tyre, do të ushtrojë një “presion të ri selektiv” mbi virusin, që mund të ndryshojë dhe zhvillojë mutacione, të cilat e bëjnë atë të pakapshëm për vaksinimin.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që shkencëtarët të jenë në gjendje t’i identifikojnë në kohë këto mutacione të mundshme, në mënyrë që të jenë në gjendje të bëjnë modifikime, nëse është e nevojshme, edhe tek vetë vaksina. / Wired – Bota.a

LEXO TE PLOTE