Connect with Us

“Basha e çoi ekipin e Tiranës drejt greminës”, Ilion Lika i bashkohet fushatës së Veliajt

Sport

“Basha e çoi ekipin e Tiranës drejt greminës”, Ilion Lika i bashkohet fushatës së Veliajt

Publikuar

-

Portieri legjendar i Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të futbollit, Ilion Lika ka qenë protagonisti i ditës së sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 9.

Futbollisti mjaft i dashur, sidomos për tifozët e S.K Tiranës ka rrëfyer publikisht zhgënjimin e tij personal për besimin që i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vitin 2011, kur garoi për Bashkinë e Tiranës. Lika rrëfeu se Basha, me t’u bërë kryebashkiak, jo vetëm theu çdo premtim, por e çoi skuadrën drejt humnerës, nga e cila u deshën plot 5 vite për të marrë veten.

Për këtë rimëkëmbje Lika falenderoi kryetarin e Bashkisë sot, Erion Veliaj, për mbështetjen, por edhe për vlerësimin e çmimit që morën të gjithë lojtarët për titullin kampion.

“Në vitin 2011 kam bërë fushatë për Lul Bashën. Prisnim gjëra të mëdha, sakrifikuam, por thashë do ia vlejë, sepse u dhanë shumë premtime për sportin, ekipin. Administratori i përgjithshëm i ekipit ishte kryetari i Bashkisë në ato vite, Lulzim Basha. Përveç premtimeve, llafeve, gënjeshtrave që unë i kam mbajtur mbi kurriz, po ashtu futbollistët, shokët e mi, stafi drejtues, ekipi në ato vite mori një rrugë drejt greminës. Ishin vite të zeza. Ekipi i Tiranës u fut nëpër borxhe, 1 miliardë e gjysmë lekë. Gjithë lojtarët dhe stafi drejtues u drejtuam nëpër gjykata që të zgjidhnim çështjet. Presidenti aktual i ekipit të Tiranës, Refik Halili është ai që po i lan këto borxhe dhe them se po dalim avash-avash, por është paguar një shumë e madhe falë edhe mbështetjes, – jo për reklamë, por është çdo gjë realitet, – të Bashkisë së Tiranës me në krye Erion Veliajn, që na ka ndenjur afër, na ka ndihmuar në çdo aspekt, si në aspektin sportiv, me fushat, terrenet, te të gjitha, duke përmendur edhe shpërblimin e fundit që na dha, rreth 150 milionë lekë të vjetra për ekipin, sepse doli kampion,” u shpreh Lika.

Ilion Lika solli në vëmendje është ato që po bën Bashkia e Tiranës dhe qeveria për sportin.

“Ne duhet të mbështesim njerëzit që punojnë! Ne duhet të mbështesim ata njerëz që i shohim më të aftë për të ardhmen e familjes sonë, fëmijëve tanë. Unë personalisht jam babai i 2 fëmijëve dhe e shoh të ardhmen, jo ndërmjet premtimeve boshe e gënjeshtrave, por te puna që po bëhet. Janë bërë terrene sportive, janë bërë investime nëpër stadiume. Nga balta, ne po luajmë në “Air Albania”, që është një stadium evropian. Janë bërë palestra. Mund të flasim për pallate sporti, siç është pallati i sportit te ish-Kompleksi “Dinamo”, që është një perlë që s’ka ndryshim fare nga pallatet e sportit evropiane. Vajza ime shkollohet te “Jeronim De Rada”. Ajo është bërë një shkollë evropiane. Faleminderit edhe për kushtet që ke krijuar për vajzën time! Nëse doni që e ardhmja jonë, e ardhmja e familjeve tona, e fëmijëve tanë të jetë e ardhme e ndritur, ju lutem të mbështesim njeriun që i ka bërë premtimet realitet, Erion Veliajn,” tha Lika.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

RENDITJA, Mbyllet java e gjashtë e Superiores/ Vllaznia në krye, ngjitet edhe Kukësi

Publikuar

-

Nga

U mbyll edhe java e gjashtë e Kategorisë Superiore. Kryendeshja mes Tiranës dhe Partizanit përfunduar barazim 0-0, teksa te dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Barazoi edhe Skënderbeu me Laçin në Korçë 1-1, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me ritëm. Ndërkaq, ka fituar Kukësi përballë Apolonisë.

Ja renditja pas javës së gjashtë:

LEXO TE PLOTE

Sport

Superiore/ Kukësi fiton ndaj Apolonisë, Kastrioti surprizon Teutën në Durrës

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur edhe dy sfidat e fundit të javës së gjashtë në Kategorinë Superiore.

Surprizën e ka bërë Kastrioti, teksa i ka marrë një barazim 1-1 Teutës së Durrësit në shtëpi me rezultatin 1-1.

Krutanët kaluan të parët në avantazh, por Teuta barazoi në fundin e ndeshjes.

Nga ana tjetër Kukësi ka mundur 1-0 në shtëpi Apoloninë/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi fiton në kampionat dhe i afrohet kreut

Publikuar

-

Nga

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Sevillas dhe Real Madridit, Në kuadër të xhiros së 12-të të La Ligas. Ndeshja ishte e balancuar, ku vendasit e nisën mirë takimin por edhe mysafirët morrën iniciativën.

Pjesa e parë mbaroi baraz, por me të filluar pjesa e dytë, ‘Los Blancos’ morrën iniciativën dhe e kërkuan golin më shumë. Pas një aksioni të mirë në minutën e 55’ Vinicius Junior goditi topin por që goli u regjistrua si auto-gol i portierit të Sevillas, Bono.

Loja përfundoi me rezultatin 0-1 për Realin, tani ata gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 20 pikë gjithsej, ndërsa Sevilla gjendet në pozitën e pestë me 16 pikë gjithsej.

LEXO TE PLOTE