LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet akordi, Sarri pranë rikthimit në Serinë A

29 Tetor 2020, 16:24, Sport CNA
Arrihet akordi, Sarri pranë rikthimit në Serinë A

Maurizio Sarri nisi pushimet në 8 gusht, datë kur Juventusi vendosi ta shkarkojë. Trajneri ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me kampionët e Italisë (6 milion euro rroga e tij sezonale), teksa palët po negociojnë prej ditësh për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Agjenti i Sarrit ka qenë në zyrat e bardhezinjve në fillim të javës dhe TMW raporton se akordi i zgjidhjes së kontratës me ?Zonjën? është arritur. Zyrtarizim nuk ka akoma, por 61-vjeçari ka përfunduar të gjitha procedurat për mbylljen përfundimtare të kontratës që e lidh me Juventusin.

E ardhmja e trajnerit italian lidhet me Fiorentinën, që është edhe skuadra e tij e zemrës. Giuseppe Iachinin e pret shkarkimi nëse rezultatet pozitive nuk do vijnë dhe Sarri është në krye të listës së dëshirave të presidentit Commisso.

 

Lajmet e fundit nga