Connect with Us

Arrihet akordi, Pato rikthehet në Serinë A

Seria A

Arrihet akordi, Pato rikthehet në Serinë A

Publikuar

-

Aleksandër Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re. Sulmuesi brazilian ka mbetur pa ekip, sepse klubi ku bënte pjesë sezonin e fundit, Sao Paolo vendosi të mos i rinovojë kontratën, ndonëse 31-vjeçari shënoi 5 gola në 20 ndeshjet e luajtura.

Ndërkohë së fundmi mediat spanjolle raportojnë se  agjentët e sulmuesit kanë arritur marrëveshjen me Xhenoan për të nënshkruar deri në fund të sezonit, ndërsa këtë javë pritet që Pato të mbërrijë në Itali dhe të kryejë vizitat mjekësore. Braziliani ka kaluar 6 sezone mjaft të suksesshme me fanellën e Milanit dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Video/ Shënoi ndaj Beneventos, Morata ja dedikon golin futbollistit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Fati i keq ka ndjekur së fundmi sulmuesin e Kombëtares, Xhakomo Vrioni. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim me Juventusin në frakturë të fibulës në këmbën e djathtë.

Për këtë arsye, sulmuesi i Shqipërisë do i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj. Vrioni për shumë kohë ka qenë pjesë e ekipit të parë të Juventusit, aty ka krijuar edhe shoqëri me disa nga titullarët. Një nga shokët e ngushtë te bardhzinjtë për Vrionin është edhe lojtari i momentit te “Zonja e Vjetër”, Alvaro Morata.

Ky i fundit vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni, teksa nuk ndalet së shënuari për Juventusin. Të njëjtën gjë bëri edhe ditën e djeshme ndaj Beneventos dhe për këtë kishte një dedikim të veçantë. Pasi shënon, Morata shkon te kamera dhe ia dedikon golin mikut të tij, Xhakomo Vrionit, teksa i thotë: “Forca mik”. Një gjest i bukur nga spanjolli, që tregon edhe njëherë afrimitetin që ka me futbollistin shqiptar.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

U mund nga Verona, ja si e vlerëson Eurosporti Berat Gjimshitin

Publikuar

-

Nga

Atalanta surprizoi disi në mbrëmjen e djeshme të Serisë A teksa u mposht në shtëpi nga Hellas Verona, me rezultatin 0-2. Një humbje që ndoshta vjen si pasojë e sforcimit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpul, duke qenë se lojtarët bergamaskë nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë.

Ndërkohë, pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe Berat Gjimshiti. Mirëpo, për mbrojtësin e kombëtares nuk ka komente negative, të paktën nga Eurosport, teksa theksohet se ai nuk gaboi në detyrat që i ishin ngarkuara.

Gjimshiti, 6- “Edhe Gjimshiti, ashtu si Palomino, nuk ka faj të theksuar për disfatën. Gjithsesi, ai nuk kryen gabime të veçanta”, ishin fjalët e Eurosport për paraqitjen e mbrojtjes së kombëtares.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Juventusi zhgënjen në kampionat përballë Beneventos

Publikuar

-

Nga

Juventusi i Andrea Pirlos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Beneventos, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë, të cilët nuk po bindin në këto javë të para.

Pa Kristiano Ronaldon në fushë, skuadra e Pirlos, duket se e ka të vështirë të shënojë. Alvaro Morata ishte ai që realizoi në minutën 21-të, ndërkohë që vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letician.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk arriti të realizonte golin e fitores në fragmentin e dytë të lojës, duke u “kënaqur” me vetëm 1 pikë, përballë Beneventos së Filipo Inzagit.

FT: BENEVENTO – JUVENTUS 1-1
Leticia 45+4′ / Morata 22′

 

LEXO TE PLOTE