Politikë
Vidhnin automjete luksi në BE/ Arrestohen 17 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Një operacion i organizuar nga EUROPOL në 22 vende ka çuar në pranga 17 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin automjete luksi në vendet e BE. Ky operacion u përqendrua në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda 17 vendeve të BE dhe 5 të Ballkanit Perëndimor.
Në bashkëpunim me prodhuesit, oficerët e kontrollit kufitar në kufirin e jashtëm të BE parandaluan kontrabandimin e shumë automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Policia greke arriti të ndalon 15 automjete nga kompanitë me qira të cilat grabitësit u përpoqën t’i nxirrnin jashtë Bashkimit Europian.
Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit për parandalimin e vjedhjes së makinave, autoritetet kapën edhe 2985 emigrantë të paligjshëm gjatë rrugës për në BE përmes rrugëve tokësore dhe detare. Vendet kryesore të destinacionit të emigrantëve ishin Gjermania dhe Italia. FRONTEX ngriti një Qendër Koordinimi në selinë e saj në Varshavë, ku oficerë nga vendet pjesëmarrëse shkëmbyen informacione./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...