LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Plas keq te Reali: Mos i paso, Vinicius po luan kundër nesh

28 Tetor 2020, 10:57, Sport CNA
VIDEO/ Plas keq te Reali: Mos i paso, Vinicius po luan kundër nesh

Real Madrid, edhe pse triumfoi kundër Barcelonës në El Clasico, sërish vlon. Madrilenët një ditë më parë barazuan në Champions League kundër Borussia M?Gladbah, madje po humbnin me rezultatin 2-0 kur ishin bërë gati një orë lojë.

Benzema dhe më pas Casemiro në minutat shtesë e shpëtuan skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane. Gjithsesi vëmendjen më të madhe e ka marrë një episod në tunelin e stadiumit, ku sulmuesi francez është kapur duke folur me mbrojtësin e majtë, Ferlan Mendy.

Benzema i kërkon shokut të skuadrës që të mos i pasojë brazilianit Vinicus Junior. ?Vëlla, mos luaj me atë, mos i paso. Të betohem në kokën e nënës time, ai po luan kundër nesh?, janë fjalët e goleadorit të Realit, që sigurisht do e përkeqësojnë situatën te spanjollët.

Lajmet e fundit nga