Connect with Us

Vasili: Ja si Rama po bllokon integrimin e vendit në BE

Aktualitet

Vasili: Ja si Rama po bllokon integrimin e vendit në BE

Publikuar

-

Masat anti-Covid, 0 efekt!/ Vasili nxjerr shifrat: Vdekjet janë rritur me 85 %

Komisioni i Venecias pritet që të japë opinionin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në muajin dhjetor, pas kërkesës që i bëri presidenti Ilir Meta. Nënkryetari i LSI Petrit Vasili u shpreh se asnjëherë nuk është vonë për të pritur opinionin e Venecias, që sipas tij i jep përgjigje shteruese rreziqeve që i kanosen vendin nga ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

 

Në një intervistë për Euronews Albania, Vasili tha se alibia e kryeministrit, i cili kërkon ta votojë në kuvend dekretin e presidentit për kodin pa pritur opinionin e Venecias, me pretendimin se duhet kohë për implementimin e identifikimit biometrik nuk qëndron, pasi ky i fundit është në proces nga komisioni i zgjedhjeve. Me veprimet e tij, tha nënkryetari i LSI, kryeministri po u lë një faturë shumë të madhe shqiptarëve, që është bllokimi i vendit në Bashkimin Europian.

LEXO EDHE:  Meta me PS/ Monika me Lulin

 

“Shqiptarët kanë një aspiratë, që është integrimi në Bashkimi Europian. Ata që e udhëheqin integrimin thonë shqip; prisni opinionin e Venecias.

Shqiptarët panë edhe zgjedhje me një parti, por kjo faturë do të jetë shumë e rëndë. Integrimi europian është praktikisht i mbyllur. Mesazhi erdhi nga vetë komisioneri i zgjerimit, që tha prisni opinionin e Venecias për t’i hapur rrugën Shqipërisë në BE. Por ky është i interesuar të izolojë shqiptarët”, tha nënkryetari i LSI. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  “Lau duart me shqiptarët”/ Luçiano Boçi ia numëron një me një Ramës

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri? Rama: Sajesa, vet i shkruani vet i besoni

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  “Hajdutja e 5 milion eurove në dogana”/ Ish-deputetja “masakron” Spiropalin

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri? Rama: Sajesa, vet i shkruani vet i besoni

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Meta me PS/ Monika me Lulin

LEXO EDHE:  Mësuesja korçare “kritikon” Ramën/ Ja si ja kthen kryeministri

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE