Connect with Us

Ultimatumi i vendosur, Fidel Ylli i kthen përgjigje Ligës

Sport

Ultimatumi i vendosur, Fidel Ylli i kthen përgjigje Ligës

Publikuar

-

Ditën e sotme, Fidel Ylli njeriu i cili ka qenë i përzgjedhur nga qeveria për të negociuar me Ligën Profesioniste rreth kërkesave të saj, i ka kthyer përgjigje Ligës duke theksuar se kërkesat e tyre janë në tavolinën e kryeministrit dhe kanë një mirëkuptim në parim nga ana e tij.

Ndër të tjera, Ylli thekson se bojkoti nuk është gjuha e duhur, teksa duhet të vazhdohet me dialog dhe sugjeron të rifillohet sa më shpejt aktivitetit sportive, pasi çdo ditë që kalon është e humbur në dëm të sportit.

Tashmë, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Ligës e cila sërish nuk ka marrë diçka konkrete në këtë përgjigje, ndërsa kanë njoftuar një mbledhje për ditën e premte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Befason klubi turk, merr në skuadër një tjetër shqiptar

Publikuar

-

Nga

Erzurumspor mbylli ditën e djeshme marrëveshjen me Armando Sadikun, teksa sulmuesi i kombëtares do ta vazhdojë karrierën në Bolivi, me ekipin e Bolivar.

Por, nga ana tjetër, në klubin turk do të kenë sërish në radhët e tyre një shqiptar. Fjala është për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani. Ky i fundit ka ndarë rrugët me klubin e Odd në Norvegji dhe është gati për një aventurë të re në pjesën e dytë të sezonit.

Rashani, do të provojë të ndihmojë Erzumrumsporin të mbijetojë në elitën turke, duke shpresuar të ketë më shumë sukses se Sadiku, i cili për asnjë moment nuk ia doli të ambientohej me shokët e rinj dhe kampionatin. Ditën e sotme Rashani ka mbërritur në Turqi dhe në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, ekstradohet ish-trajneri shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Interpoli për llogari të drejtësisë në Shqipëri.

Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë rezulton i dënuar me 5 vite burg për ngacmim seksual.

Ish-trajneri i futbollit, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur, një prej të cilëve e kishte edhe nxënës së tij, është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia.

Policia bën të ditur se Metaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohen gjyqtarët, ja kush do të vendosë drejtësi në sfidat e sotme

Publikuar

-

Nga

Vllaznia-Kastrioti luhet në orën 16.45, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore. Newsport.al ka mësuar se arbitër kryesor do jetë Kridens Meta, me FSHF-në që ia beson këtë 90 minutësh një nga aribtrave më të mirë në Shqipëri. Shkodranët synojnë triumfin, në mënyrë që të distanca me ndjekësit të vijojë të jetë e madhe.

Adrian Beqiraj do të gjykojë Skënderbeu-Apolonia, në takimin që fillon në orën 13.45.  Të dy ekipet luftojnë për mbijetesë, teksa ky duel nuk është përcaktues, por i rëndësishëm. Kategoria Superiore zhvillon sot 3 takime, ndërsa nesër janë në program 2 sfida.

Arbitrat:

Vllaznia – Kastrioti (Kridens Meta)

Skënderbeu – Apolonia (Adrian Beqiraj)

LEXO TE PLOTE