Connect with Us

U shpëtua nga kampi famëkeq në Siri, Teuta surprizon djaloshin 12-vjeçar

Sport

U shpëtua nga kampi famëkeq në Siri, Teuta surprizon djaloshin 12-vjeçar

Publikuar

-

Vogëlushi Alvin Berisha është shpëtuar nga kampi i të burgosurve Al Hol nëntorin e shkuar. 12-vjeçari që preku zemrat e të gjithëve doli nga ferri i kampit sirian dhe pas një viti ai po bën një jetë normale.

Alvini së fundmi është surprizuar nga klubi shqiptar i futbollit, KF Teuta, që simbolikisht i ka dhuruar atij një fanellë të “Djemve të Detit” me numrin 10, si dhe një top futbolli që djaloshi të ketë mundësinë të luajë.

“Alvin dhe të tjerë fëmijë janë ata që kanë nevojë më shumë për t’u qëndruar afër në këto momente. Ishte kënaqësi të ishim pranë jush, të përqafojmë fort. KF Teuta shpreson që gjesti do t’i japë forcë Alvinit dhe i urojmë atij jetë të gjatë dhe të lumtur”, shkruan mes të tjerash klubi durrsak.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Parabolë perfekte, goli i talentit shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në Europë

Publikuar

-

Nga

Bernard Karrica është një emër që shumë shpejt do e dëgjojmë teksa shkëlqen në nivele të larta. Gjithsesi për momentin do duhet ta shijojmë në ekipin e dytë të Dinamo Zagreb.

19-vjeçari është pjesë e pandashme e formacionit të kroatëve dhe po bën shumë mirë në kampionat dhe UEFA Youth League. Një nga golat e tij në sezonin e shkuar është shpallur i dyti më i bukur në edicionin e vjetshëm të Champions League për të rinj.

Parabola perfekte e shënuar ndaj Benfikës në çerekfinale të UEFA Youth League është vlerësuar shumë nga UEFA, teksa edhe Dinamo Zagreb nuk ngurron të krenohet me perlën e sulmuesit nga Gjakova.

LEXO TE PLOTE

Sport

Video/ Gjimshiti ndërhyrje për “karton të zi” në Champions

Publikuar

-

Nga

Berat Gjimshiti vazhdon të jetë protagonist kryesor me Atalantën në Ligën e Kampioneve por këtë radhë ndaj Midtjylland, nuk ka qenë një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, kombinoi ndërhyrje vendimtare me veprime që lanë shumë për të dëshiruar, duke u kthyer në një objekt kritikash gjatë dhe pas ndeshjes nga tifozët e tij.

Nëse në fillimin e ndeshjes me një ndërhyrje vendimtare ai shpëtoi një gol të sigurt që në minutën e 7, në minutën e 30, mbrojtësi i përfaqësueses mund të kishte mbyllur para kohe ndeshjen. Ai bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj Kaba, sulmuesit të Midtjylland dhe fillimisht u mendua se gjyqtari do ta ndëshkonte me karton të kuq.

Por për fatin e mire të Gjimshitit, i cili kërkoi menjëherë falje për ndërhyrjen e tij, kryesori nxori vetëm kartonin e verdhë, duke mos mbyllur para kohe ndeshjen e mbrojtësit pas këtij faulli të rrezikshëm.

LEXO TE PLOTE

Sport

E DHIMBSHME/ Trajneri i Superiores humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i portierëve të Vllaznisë Ideal Lekiqi humbi sot babain e tij. Lajmi u dha nga klubi shkodran në faqen zyrtare, ku bën me dije se i ati i pjesëtarit të stafit teknik kuqeblu është ndarë nga jeta.

Lekiqi punon prej vitesh si trajner i portierëve te Vllaznia.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

-NGUSHËLLIM-

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta babai i trajnerit të ekipit tonë Ideal Lekiqi. Klubi i Futbollit Vllaznia i qëndron pranë atij në këto momente të vështira duke i shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut të shtrenjtë të tij!

LEXO TE PLOTE