Politikë
“Testet i bën ish-kunata”/ Berisha nxjerr zbuluar Ramën: Po shfrytëzon pandeminë për tendera

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për situatën shëndetësore në vend, ku po regjistrohen shifra të larta të infektuarish.
Berisha bën përgjegjës Ramën për situatën në vend, ndërsa tha se testet i bën ish-kunata, duke iu referuar Albana Ficos dhe i deklaron ato sipas dëshirës së ish-kunatit.
Më tej, ai ngriti akuzat se një hajdute e shfrytëzoi pandeminë për të realizuar 10 tendera.
“Ky xhahil meriton ndëshkimin më të rëndë për këtë trajtim. Nuk e zë me gojë tani situatën që krijoi ky injorant. Nuk flet më kundër maskave siç fliste në fillim. Mbani maska u kujtua që të fliste pas 6 muajsh. Çfarë epiteti ti vësh këtij kur i vetmi mjet që të mbrohesh nga infeksionet thoshte se nuk kanë efekt. Kemi të bëjmë më një grup të tij një grup të papërgjegjshme. Testet i bën ish-kunata dhe i deklaron ato sipas dëshirës së ish-kunatit.
Alo Alo paracetamol e ka shndërruar 127. Ka një të dhënë se një hajdute shfrytëzoi pandeminë për të realizuar 10 tendera. Bashkësia ndërkombëtare i ka dhuruar Shqipërisë 250 mln euro, burime të Euro News. Të premtuara janë 350 milionë, por 250 janë të disbursuara. Ku shkuan këto? Të gjitha u vodhën dhe përfunduan në ofshore. Se shqiptarët nuk shohin asgjë kundër Covid-19. Tani shqiptarët duan ta dinë, nuk kanë mjekë, nuk kanë infermierë që të punojnë në këto spitale. Unë vlerësoj kundërshtitë e tyre. Po u kërkohet okulistëve, dermatologëve të mbyllin shërbimet dhe të punojnë si infeksionistë”, u shpreh ai në Fax News.
Berisha pretendon se kryeministri Edi Rama e ka mendjen të vjedhë dhe të shfrytëzojë pandeminë për tendera./ CNA.al