Connect with Us

Surprizat e motit/ Temperaturat pësojnë rritje, ja çfarë pritet për orët në vijim

Sociale

Surprizat e motit/ Temperaturat pësojnë rritje, ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Moti vijon të na “surprizojë”/ Çfarë pritet për këtë fundjavë

Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Mjegulla e dendur është prezente përgjatë zonave luginore e cila me daljen e diellit gradualisht do të vijë në shpërbërje. Gjatë ditës parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë vijës bregdetare do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.

Dita e enjte do të mbetet nën të njejta kushte atmosferike. Në orët e mëngjesit do të kemi përsëri prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave. Gjatë ditës do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Reshje shiu të karakterit lokal në zonën jugperëndimore të vendit.

LEXO EDHE:  Shiu nuk po na ndahet/ Ja sa do arrijnë temperaturat

Era nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/sek.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 5°C deri në 20°C

zoant e ulëta 7°C deri në 24°C

zonat bregdetare 11°C deri në 23°C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Moti vijon të na surprizojë/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu merr vendimin/ Ja kur mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid/ Manastirliu merr vendimin për zhvillimin e mësimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se duke filluar nga 1 dhjetori, mësimi parauniversitar të alternohet, gjysëm fizik e gjysëm online. Propozimi i kalon ministrisë së Arsimit, institucion që pritet ta marrë shpejt vendimin për këtë alternim.

Të dashur qytetarë, ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.
Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.
Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.
Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

1. T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, thotë Manastiliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE