Connect with Us

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Klodian Tomorri: Është totalisht e pavend, kanë harruar se…

Politikë

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Klodian Tomorri: Është totalisht e pavend, kanë harruar se…

Publikuar

-

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Klodian Tomorri: Është totalisht e pavend, kanë harruar se…

Gazetari Klodina Tomorri ka reaguar për shkrimin e publikuar në gazetën Rilindja Demokratike, ku sulmohen Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari, duke i cilësuar si “kukulla” të kryeministrit Edi Rama.

Tomorri e cilëosn të pavend këtë veprim të RD-së dhe PD-së, ndërsa kujton se Topalli ishte e para që ja përplasi në surrat Ramës emrat e kriminelëve në Parlament.

Gjithashtu ai thekson se ishte PD që e largoi ish-kryeparlamentaren dhe nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari.

Kjo që bën RD është totalisht e pavend. Të paktën me Jozefina Topallin.

RD dhe PD ndoshta kanë harruar se Jozefina ishte e para që ja përplasi në surrat Ramës emrat e kriminelëve në Parlament. Kishte 40 e ca burra deputetë të opozitës aty, por asnjëri deri në atë moment nuk kishte patur aq këllqe të përmendte publikisht ata emrat. I përmendi kjo gruaja që sot i thonë kukulla e Ramës. E mbi atë çështje pastaj, opozita nisi një nga aksionet më të suksesshme për veten dhe me interesin më të madh për publikun, dekriminalizimin e institucioneve.

Së dyti, ishte PD që e largoi Jozefina Topallin sepse e gjykoi që nuk i duhej më. Dhe një parti është plotësisht në të drejtën e saj të largojë apo afrojë njerëz. Por nëse e largon dikë, nuk ke më të drejtë t’i kërkosh llogari se pse del në garë pastaj.

Së treti, edhe politikisht është gabim. Nuk është hiç çudi, që Jozefina mund të marrë mandat në Shkodër. Mund të marrë edhe vota, të cilat mbase nuk do i shkonin PD-së. Tani si është më mirë? Të lihen ca ura dhe mundësi që nesër potencialisht ky mandati t’i bashkangjitet opozitës apo të shpallet armike? Ndaj ai burri, i cili ka mend më shumë se të gjithë këta të tjerët thotë që me Jozefinën PD veproi gabim”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Klodian Tomorri: Është totalisht e pavend, kanë harruar se…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Si janë duke u shpërndarë vaksinat anti-Covid nëpër botë

LEXO EDHE:  Ministrat teknikë të Bashës/ ‘Shpërthen’ gazetari: Të largohen, po e bëjnë PD qesharake

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE