Connect with Us

Strakosha me COVID-19? Mjeku i Lacios sqaron të vërtetën

Sport

Strakosha me COVID-19? Mjeku i Lacios sqaron të vërtetën

Publikuar

-

Skuadra e Lacios po përballet me një situatë shumë të çuditshme dhe mendohet se në radhët e saj ka shpërthyer një vatër e mirëfilltë e COVID-19. Valë infektimesh që mund të ketë përfshirë edhe Thomas Strakoshën, i zhdukur nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e kampionatit dhe të Ligës së Kampioneve.

Vetë mjeku i Lacios, Fabio Rodia, ka deklaruar në Lacio Style Channel se situata për momentin është shumë e paqartë dhe mes kësaj paqartësie, klubi ka vendosur që të marrë masat më të rrepta të mundshme.

“Sipas protokollit të UEFA-s, skuadra iu nënshtrua tamponëve para ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Në tamponët e të premtes u verifikuan disa probleme. Pavarësisht kësaj, klubi ka vendosur në izolim këto raste në shtëpitë ë tyre, për të bërë pastaj verifikime të tjera dhe për të qartësuar situatën.

Ne mbrojtëm veten dhe nënpunësit tanë. Do të bëjmë kontrolle të tjera dhe do të qërtësojmë situatën. Thjesht vendosëm që të izolonim të gjithë ata që kishin shfaqur këto probleme. Ata që u nisën për Belgjikë mund të luajnë të gjithë”, tha mjeku italian.

Dyshohet se një pjesë e lojtarëve që munguan janë pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa pjesës tjetër, ku përfshihet edhe Strakosha, i janë bërë testime që kanë rezultuar “jo-konkluzive” ndaj nuk idhet need nëse janë pozitiv apo jo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

FIFA ndan vazot e Botërorit, ja ku ndodhet Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është vendosur në vazon e katërt për shortin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës 2022. FIFA publikoi së fundmi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e 7 dhjetorit që do të mbahet në Zyrih.

Ashtu siç parashikohej pas përfundimit të fazës së parë Ligës së Kombeve, UEFA përcaktoi që kuqezinjtë të vendosen në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Skuadra e Edi Rejas ndodhet në këtë vazo së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

Kosova është lënë në vazon e pestë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën. Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori mes tyre në një ndeshje kompetitive.

Ndarja e ekipeve kombëtare europiane për shortin e eliminatore të Botërorit “Katar 2022” është kryer duke u bazuar te renditja e ekipeve sipas klasifikimit në FIFA.

Më poshtë ju sjellim ndarjen e të gjitha kombëtareve europiane për shortin e ndeshjeve kualifikuese të Botërorit të ardhshëm:

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

LEXO TE PLOTE

Sport

Përshëndetja e fundit, publikohet videoja e Maradonës përpara se të ndahej nga jeta

Publikuar

-

Nga

E gjithë bota vazhdon të vajtojë dhe të kujtojë ikonën e futbollit Diego Armando Maradonën. “Djali i Artë” theu zemrat e miliarda njerëzve teksa u largua nga kjo jetë në moshën 60-vjeçare pas një infarkti.

Përveç fotove dhe video të kohës legjendare kur shkëlqente në fushë, në rrjetet sociale janë përhapur dhe pamjet e fundit të idhullit Maradona.

Në një video të publikuar së fundmi, tregohet Maradona duke u largua nga banesa e tij teksa mbahet nga disa persona. Nga pamjet shikohet se ylli i sportit nuk duket në gjendje optimale. Ai përshëndet familjarët dhe më pas largohet.

Për fat të keq, kjo ishte përshëndetja e fundit që ai dha në Tokë, përpara se shpirti i tij të fluturonte në Parajsë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkarkimi i Cungut/ Laçi do shpëtim Duron, por ekipin nis ta drejtojë Nica

Publikuar

-

Nga

Shkarkohet Armando Cungu. Humbja kundër Kukësit nuk është përtypur nga presidenca dhe për pasojë ka marrë vendimin për largimin e trajnerit. Laçi ka vetëm 3 pikë në 4 javë, ecuri kjo që e mban larg pretendimeve. Kujtojmë që edhe disa javë më parë pati një përplasje mes drejtuesve dhe trajnerit, konkretisht pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Asokohe pati prapakthehu, megjithatë disfata e fundit i ka vënë vulën “divorcit”.

Kujtojmë që edhe disa javë më parë pati një përplasje mes drejtuesve dhe trajnerit, konkretisht pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Asokohe pati prapakthehu, megjithatë disfata e fundit i ka vënë vulën “divorcit”.

NEGOCIATA ME DURON

Pas largimit të Armando Cungut, klubi është vënë në kërkim të pasardhësit të tij. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, me të cilin ka ditë që negociohet.
“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se kurbinasit janë shumë afër marrëveshjes me ish-teknikun e Kukësit. Nëse tiranasi pranon ofertën, te Laçi do të gjejë edhe dy ish-lojtarë. Emiljano Mustën dhe Erhun Obanorin i njeh mjaft mirë, pasi ka punuar me ta te verilindorët

NICA DREJTON STËRVITJEN

Stërvitja e zhvilluar dje në kompleksin e Kamzës është drejtuar nga Stavri Nica. Një emër i njohur i trajningut, që prej disa javësh është emëruar në krye të skuadrës U-21 të klubit kurbinas. Në minutat e para të seancës, u shfaq edhe presidenti Pashk Laska. Ndërkohë, në krah të durrsakut ishin zv.trajneri Klevis Hima dhe trajneri i portierëve, Kujtim Shtama.

Gjasat janë që kjo treshe t’i drejtojë kurbinasit në ndeshjen e së dielës, nëse deri atëherë nuk emërohet trajneri i ri. Gjithsesi, sot do të mësohet më tepër rreth pasuesit të Cungut, pasi nuk përjashtohet mundësia që presidenti të ndryshojë mendje dhe t’i besojë Nicës, trajnerit që ka drejtuar bardhezinjtë më shumë se kushdo dhe për më tepër ka fituar trofe.

LEXO TE PLOTE