LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sonte në Champions League/ Istanbul vs PSG apo Erdogan vs Macron?

28 Tetor 2020, 13:38, Sport CNA
Sonte në Champions League/ Istanbul vs PSG apo Erdogan vs Macron?

Midis një zënke diplomatike mes Parisit dhe Ankarasë, një ndeshje e Ligës së Kampionëve do t?i vërë përballë dy klube të futbollit mbrëmjen e sotme: Basaksehir Istanbul, i cili cilësohet si klubi i presidentit turk, kundër Paris Saint-Germain, klubit nga Franca e urryer në Turqi, por që rastësisë të jetë pronë e Emirit të Katarit, mikut besnik të Turqisë.

Ndeshja mes Basaksehirit dhe PSG-së do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiumin Fatih Termin në Stamboll sonte në orën 18:55. Por do të jetë nxehtë edhe në tempullin e zbrazët. Fati e deshi që kalendari i futbollit t?i vërë përballë PSG-në dhe Basaksehirit tamam në një kohë kur Franca dhe Turqia janë futur në një luftë diplomatike.

Rrallë herë një ndeshje futbolli është përshkuar me frymë politike dhe emocionale si kjo. Së fundmi, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e fyeu presidentin e Francës. Emmanuel Macron, duke thënë se lideri francez ka nevojë për trajtim mendor për shkak të komenteve të tij në mbrojtje të mësimdhënësit që u vra nga një ekstremist për shfaqjen e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogani madje u çua në këmbë si lideri i parë dhe i vetëm deri tani i botës myslimane që bën thirrje për bojkotimin e produkteve franceze, duke e akuzuar Macronin për sulm ndaj islamit. Prandaj, tensione pritet të ketë edhe në fushën e futbollit gjatë ndeshjes mes Basaksehir dhe PSG-së, edhe pse dallimi në cilësi mes këtyre dy skuadrave nuk i lë shumë imagjinatës për rezultatin përfundimtar.

Fakti që ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të mundësisë së infektimi me Covid-19 nuk paraqet rrezik për konfrontim të tifozëve, por pritja që do t?u bëhet lojtarëve parisienë mund të jetë e akullt.

Humbja, nëse konfirmohet, do të jetë më e hidhur për presidentin turk se për vetë Basaksehir, apo më mirë thënë klubin e tij. Basaksehir, i cili u shpall kampion i Turqisë këtë vit për herë të parë, është krijim i Erdoganit dhe shpesh merr nofkën ?Erdogan FC?.

Ironia e tërë kësaj është se kundërshtari i tij për një natë, PSG, i takon Emirit të Katarit. Aleatit të palëkundur të Turqisë. Këto dy vende e kanë përkrahur njëri-tjetrin në kohë të vështira./Gazeta Express/

Lajmet e fundit nga