Connect with Us

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar me Covid

Sociale

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar me Covid

Publikuar

-

Situatë alarmante në 24 orë/ Gjashtë viktima dhe mbi 300 të infektuar më Covid

Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 311 raste të reja. Gjithashtu bëhet me dije se gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid.

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:
311 të prekur
85 të shëruar
6 humbje jete
289 të shtruar në spitalet COVID

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Thojini mirupafshim ditëve me diell/ Moti merr kthesë të papritur javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të diel

Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, në lartësinë mbi 800 metra në verilindje reshje bore.

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët. Reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 metra.

LEXO EDHE:  Polici në Korçë rezulton pozitiv nga Covid-19/ Dyshohet se u infektua nga kolegu i tij

LEXO EDHE:  Britania: Rusia fushatë dezinformimi ndaj vaksinave perëndimore

Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra reshje bore.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Dosjet dhe vendimet e Qarkut Korçë përfundojnë në tregun e fruta-perimeve si tabela çmimesh

Publikuar

-

Nga

Dosja si etiketë çmimesh, reagon drejtoresha: Fajin e ka pastruesja

Ndodh edhe kështu! Dosjet dhe vendimet zyrtare të instutucioneve shtetërore, përfundojnë si tabela çmimesh në tregun e fruta-perimeve.

Bëhet fjalë për disa dosje të Këshillit të Qarkut Korçë që i përkasin vitit 2005.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga CNA.al, në një nga dosjet mund të lexohet qartë, se bëhet fjalë për një vendim të kalimit kapital, të objekteve të minierës së bakrit.

Nuk dihet nëse kjo ngjarje është me qëllim, por disa dokumente zyrtare, kanë përfunduar si letra pa vlerë. Institucionet duhet të kujdesen që këto dosje dhe dokumente të eleminohen jo të përfundojne në tregje me vula dhe firma zyrtare./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Kemi 44 ditë nën diktaturë”/ Gjuzi: Meta i jep në mënyrë personale kompetenca Ramës

LEXO EDHE:  Studimi i Oksfordit/ Maska zvogëlon rrezikun e infeksionit me Covid me 77%

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

Publikuar

-

Nga

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në vijim

Vranësira të dendura dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita dhe pasditja sjellin reshje shiu fillimisht në zonat jugore dhe me pas reshjet shtrihen dhe në pjesën tjetër të vendit. Gjatë natës në zonat malore të vendit do ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë me të paktën 2 gradë duke luhatur vlerat ditore nga  -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor -Verilindor  duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

LEXO EDHE:  Britania: Rusia fushatë dezinformimi ndaj vaksinave perëndimore

LEXO EDHE:  Studimi i Oksfordit/ Maska zvogëlon rrezikun e infeksionit me Covid me 77%

Rajoni dhe Europa: Masat ajrore verilindore do të diktojnë vranësira, temperatura të ulat dhe reshje dëbore në Gadishullin e Ballkanit, Europën Lindore dhe Veriore. Po ashtu reshje shiu do kenë Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik. NDERSA do ketë Europa Qëndrore dhe Britania e Madhe.

 

LEXO TE PLOTE