LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Situata e pandemisë, drejt një katastrofe”/ Meta thirrje urgjente qeverisë: Merrni masa!

28 Tetor 2020, 08:21, Politikë CNA
“Situata e pandemisë, drejt një katastrofe”/ Meta thirrje

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër ministres së Shëndetësisë dhe kryeministrit Edi Rama për të marrë masat për parandalimin e situatës së koronavirusit, që sipas tij pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe.

Meta thekson se shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të.

?Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues. Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë. Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga