LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë”/ Balla: Të gatshëm ulemi në tryezë me BE bashkë me vlerat tona

28 Tetor 2020, 15:47, Politikë CNA
“Shqiptarët i mbrojtën hebrenjtë”/ Balla: Të

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, ka dhënë disa mesazhe sot në Konferencën Ballkanike kundër Antisemitizmit.

Balla tha se Shqipëria ka ruajtur gjithashtu një sërë vlerash kombëtare të qëndrueshme dhe sipas tij këtë e ilustron më së miri historia e komunitetit hebraik në vendin tonë.

Socialisti deklaroi se gjatë pushtimit nazist, shqiptarët qëndruan përkrah bashkatdhetarëve të tyre hebrenj duke i fshehur, ndërsa autoritetet refuzuan të dorëzonin listat e hebrenjve.

Sipas tij, hebrenjtë e Shqipërisë jo vetëm mbijetuan, por numri i tyre u rrit në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasi shumë hebrenj u strehuan nga vendet fqinje dhe evropiane.

?Sjellja unike e shqiptarëve ndaj hebrenjve ka konfirmuar një cilësi të shkëlqyer të pikëpamjeve të tyre mbi botën dhe një virtyt popullor që është pjesë e imazhit të një vendi të përparuar. Humanizmi i shprehur ndaj çdo komuniteti në rrezik, toleranca ndër-fetare dhe vlera të tjera të popullit shqiptar vlejnë të përmenden, veçanërisht për të luftuar synimet e atyre që provokojnë frymën e konfliktit dhe intolerancës.

Ky kapitull i shquar dhe kryesisht i patreguar i historisë së Shqipërisë nuk është një episod i rastësishëm. Ndjenja e nderit, besimit dhe respektit mes shqiptarëve, pavarësisht fesë apo besimit, është rrënjosur në strukturën etike dhe morale të Shqipërisë. Kjo është pjesë e një kodi shekullor të njohur si ?besa?, një kod nderi. 

Një jetë e mbushur me ?besë? është një jetë besimi të qëndrueshëm mes fqinjëve, një angazhim për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar njëri-tjetrin. Ndaj, shpëtimi i vëllezërve tanë hebre nga tmerret e nazizmit nuk ka qenë thjeshtë një akt i veçantë heroizmi gjatë kohërave më të errëta të njerëzimit. Ka qenë çështje nderi kombëtar, krenarie për atë çfarë do të thotë të jesh shqiptar!

Bota e sotme është bërë e ndërlidhur. Po jetojmë sfida të vështira. Evropa sot është një komunitet pa kufinj, multietnik, multikulturor dhe shumë gjuhësh. Shqipëria është gati të ulet në një tryezë me BE-në dhe të negociojë për anëtarësimin e saj, deri ditën që do të jemi anëtar.

Dhe aty do të qëndrojmë krenarë, duke ndriçuar me vlerat tona themelore: humanizmin, mbrojtjen e atyre që janë në rrezik dhe tolerancën fetare. Toleranca fetare dhe etnike mes shqiptarëve ka qenë historikisht e pandashme. Evropës sot i duhet një thirrje aktuale për frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare?, theksoi Balla ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga