LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifra shqetësuese në 24 orë/ Katër viktima dhe rreth 300 të infektuar në Kosovë

28 Tetor 2020, 14:16, Kosova & Bota CNA
Shifra shqetësuese në 24 orë/ Katër viktima dhe rreth 300

Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh të reja me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar janë konfirmuar pozitivë 281 persona. Ndërkohë katër pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen.

?Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)?, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga