Connect with Us

Sa shumë surpriza/ Shikoni formacionet zyrtare të 6 sfidave të mbrëmjes

Sport

Sa shumë surpriza/ Shikoni formacionet zyrtare të 6 sfidave të mbrëmjes

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet e 6 ndeshjeve të orës 21:00 për mbrëmjen e sotme në Ligën e Kampioneve.

E gjithë vëmendja do të jetë te supersfida e mbrëmjes Juventus-Barcelona. Në të dyja kampet ka ndryshime në formacionin bazë. Kielinin e dëmtuar e zëvendëson lojtari turk Merih Demiral, ndërsa ylli argjentinas Paulo Dibala do të udhëheqë sot ekipin në fushën ndaj katalanasve.

Kulusevski, Bentakur, Morata dhe Kieza do të ndihmojnë Dibalën të përballojë furinë katalanase.

Në krahun tjetër, ish-lojtari i Juventusit Miralem Pjaniç do të luajë përballë ish-ekipit të tij. Tekniku Ronald Kuman ka ulur në stol talentin Ansu Fati dhe veteranin Serxho Buskets. Antuan Grizman ka marrë vendin e titullarit për ballafaqimin ndaj “Zonjës së Vjetër”.

Në sfidën Klub Bryzh-Lacio, sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi është lënë në stol.

FORMACIONET ZYRTARE
JUVENTUS-BARCELONA

JVUE BARCA

MANÇESTER JUNAJRID-LAJPCIG
MANCESTER JUNAJTID

KLUB BRYZH-LACIO
lacio

FERENCVAROSH-DINAMO KIEV
ferencvarosh

SEVILJA-RENE
sevilja

DORTMUND-ZENIT

BORUSIA

PANORAMASPORT.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

LIVE| Champions League/ Grizman i shënon me finte skuadrës së Uzunit, ja rezultatet dhe golat në kohë reale (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Kanë startuar në orën 21:00, gjashtë sfidat e parafundit të grupeve në Ligën e Kampionëve. Në fushë do të zbresin disa prej skuadrave të rëndësishme Europiane si Barcelona, Juventusi, PSG, Mançester Junajtid, Çelsi apo edhe Dortmund, të cilat do të kërkojnë triumfin e radhës për të vijuar rrugëtimin e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm Europian për klube.

REZULTATET LIVE: 

Ferencvarosh – Barcelona 0-3

Grizman 14′ , Breithueit 20′ , Dembele 27′ (p)

Juventus – Dinamo Kiev 1-0

Kieza 21′ 

Mançester Junajtid – PSG 1-1

Rashford 32′ / Nejmar 6′ 

Sevija – Çelsi 0-1

Zhirud 8′ 

Borusia Dortmund – Lacio 0-0

Klub Bruzh – Zenit 1-0

De Ketelaere 33′ 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Turqi, në fund triumfojnë… gjermanët

Publikuar

-

Nga

U luajtën në orën 18:55, dy sfidat e parafundit të vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, ku nuk munguan surprizat. Gjermanët e Lajpcig arritën një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Bashaksheirit me rezultatin 3-4. Plot 7 gola të shënuar. Polsen dhe Mukiele, kaluan në avantazh të dyfishtë Lajcigun, ndërkohë Kavexhi, ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë e cila përfundoi me rezultatin 1-2.

Në pjesën e dytë ishin përsëri gjermanët që realizuan me  Olmon në minutën e 66-të, duke i ngritur shifrat në 1-3. Pavarësisht disavantazhit të 2 golave, turqit nuk u dorëzuan, Kavexhi, i cili ishte padyshim njeriu i ndeshjes, realizoi edhe 2 gola të tjerë në minutat 72 dhe 85-të, duke plotësuar tripletën personale.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte në barazim 3-3, Lajpcig realizoi golin e fitores me Sorloth në minutën e dytë shtesë, duke marrë 3 pikë të arta në një ndeshje të çmendur. Ndërkohë sfida tjetër mes Krasnodar dhe Ren përfundoi me triumfin 1-0 të rusëve, të cilët siguruan vendin e tretë.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

“Nuk e mendoja që do të kaloja Rinasin me karrocë me rrota”, Gega rrëfen betejën me COVID-in

Publikuar

-

Nga

Skënder Gega ka lënë pas makthin e COVID-19 dhe shqetësimin që solli përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore pasi u infektua. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar dhe tashmë tekniku është kthyer në vendin tonë, ku nuk ka fshehur emocionet për këtë situatë që ka kaluar.

“Nuk ma merrte mendja që do të kaloja Rinasin në karrocë me rrota”, ishin fjalët e tij për mediat pasi zbarkoi në Rinas. “Për fat jam sot prapë këtu në shtëpi, për fat e kalova unë bashkë me familjen, sepse edhe ime shoqe ishte infektuar. Falë mbështetjes, kujdesit të mjekëve, ndihmës së Zotit u bënë gjërat mirë dhe jam i lumtur që jam në shtëpi”, deklaroi trajneri i Kukësit i cili ka falënderuar publikisht mjekun shqiptar Gersi Alisha i cili e ka ndjekur nga afër në klinikën në Turqi.

“Ishte një nga mjekët më të zotë për problemet që unë kisha, mushkëritë, infeksioni në gjak. Më ka qëndruar gjatë gjithë kohës shumë afër. Ka shumë emra, nuk dua t’i veçoj, por shqipja është diçka që të ngroh dhe e falenderoj nga zemra”, vijoi trajneri.

“Një ëndërr e keqe, ky grip ëahtë i pabesë. Brenda 2-3 ditësh gjërat ndryshuan për keq në mënyrë drastike. Por falë mbështetjes dhe njerëzve të mi të afërt të familjes që u bënë dhe iniciatorë që unë të largohesha në momentin e duhur.

E falenderoj klubin, Safet Gjicin që ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me mua. Jam i lumtur që është bërë progres në ekip. Kam pasur mbështetje nga komuniteti sportiv, presidentët e klubeve, presidenti i FSHF-së, politikanë nga të dy krahët, unë i kam miq dhe e shoh shumë njerëzore, nuk di si t’i falenderoj. Mbi të gjitha është pozitiviteti në momente të vështira. Mesazhi im është që jo vetëm kur të sëmuremi, por të përkrahim njëri-tjetrin pavarësisht gabimeve, fjala e mirë çon në progres.

Kthimi në fushë? Do të mundohem sa më shpejt të jetë e mundur, më mungon futbolli dhe ekipi. Për fat të mirë mjekët u konsultuan dhe kanë parë një ndryshim drastik nga terapia, trupi është përgjigjur jashtëzakonisht mirë ndaj terapisë. Nuk shoh ndonjë gjë të rrezikshme, do të vazhdoj mjekimet, do të kem kujdes normal”, tha ai.

LEXO TE PLOTE