LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tregon historinë e dy vëllezërve shqiptarë/ Thirrje të fortë për antisemitizmin

28 Tetor 2020, 16:09, Politikë CNA
Rama tregon historinë e dy vëllezërve shqiptarë/ Thirrje

Kryeministri Edi Rama, tha në Forumin Ballkanik Kundër Semitizmit, se shqiptarët kanë mbrojtur me jetën e tyre hebrenjtë që erdhën në vendin tonë.

Rama deklaroi se Shqipëria e sheh Izraelin dhe civilizimin hebre si shtyllë të bashkëjetesës, ndërsa tregoi historinë e dy vëllezërve shqiptarë që u vetësakrifikuan dhe përfunduan në kampe përqendrimi.

?Shqiptarët e kanë parë bashkësinë hebraike si dritën e syve. Hebrenjtë u kthyen në Shqipëri në gur të çmuar, shabati ishte garantuar me të drejtë me ligj. Shqiptarët rrezikuan jetën për të mbrojtur hebrenjtë, ishin myslimanë dhe të krishterë, duke i mbrojtur edhe me jetën e tyre. Ka episode, ku dy vëllezër shqiptarë strehuan një familje hebreje dhe përfunduan në kampe përqendrimi, duke pretenduar se ishin ata hebrenjtë, që ata kërkonin. Edhe në të tashmen duhet ta luftojmë antisemitizmin, për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona?, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë bëri një thirrje të fortë lidhur me këtë çështje, të cilën e konsideron si një kërcënim real, që shkon përtej asaj që shënjestron.

?Të përpiqemi e ndërgjegjësojmë se antisemitizmi është një kërcënim real që shkon përtej asaj që shënjestron. Së fundmi Kuvendi miratoi rezolutën e hartuar nga Shoqata e Përkujtimit të Holokaustit, por pa dashur të marr më shumë kohë nga koha juaj e çmuar, dua të them se kërcënimi më i madh me të cilin duhet të përballemi e ta krahasojmë me diçka të përhershme, nuk është vetëm shprehja e menjëhershme e antisemitizmit në formën e vet më të dhunshme por është relativizmi, i asaj që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore që është realisht burimi i kryerjes së kësaj të keqe mjaft të madhe nëse s?do jemi të bashkuar që ta shterojmë këtë burim?, theksoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga