Connect with Us

“Qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi”/ PD thirrje SPAK: Nisni hetimet

Aktualitet

“Qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi”/ PD thirrje SPAK: Nisni hetimet

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD letër KQZ: Merrni masat për monitorimin e qendrave të votimit

Partia Demokratike ka reaguar sërish ditën e sotme për gjendjen e krijuar në Gjendjet Civile. Përmes një postimi ne rrjetin social, ish-deputeti i PD Endri Hasa shkruan se qytetarët vazhdojnë të enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.  Ndër të tjera ai thekson se ka kaluar një muaj nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe akoma nuk është marrë asnjë veprim në lidhje me këtë kërkesë.

“Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh. Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre! Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë! Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore. Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët. Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme! Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre! Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin. SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit. Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë”, shkruan ish-deputeti i PD Endri Hasa. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Për të vdekurit e PD-së dhe korin e doktorreshë Najadës”/ Kikia “ul me këmbë në tokë” shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje më dy ngjarje të rëndësishme të aktualitetit në vendin tonë.

Ai është ndalur tek fotot e rënda që qarkulluan mbrëmjen e djeshme nga morgu si dhe tek reagimet e mjekëve të spitalit infektiv, sapo ka ndodnjë kritikë apo denoncim për gjendjen dhe situatën e koronavirusit në vend.

Kikia shkruan në rrjetet sociale se në morg ka trupa të pajetë dhe se në një kohë lufte si kjo që po jetojmë ndodh që trupat të jenë të vendosura edhe në dysheme.

Përsa i përket deklaratave të mjekes Najada Çomo dhe mjekëve të tjerë, Kikia shkruan se ne jemi mirënjohës ndaj detyrës së lartë të tyre, por denoncimet dhe kritikat nuk janë personalisht ndaj tyre kështu që nuk kanë pse të dalin në kor e të lexojne deklarata.

“Për të vdekurit e PD-së dhe korin e doktorreshë Najadës
Sot kisha vendosur të mos merresha më “gjëra të këqija”, por sërish nuk mu durua.
Këto dy ditë, dy gjëra të rënda kanë ndodhur nga fronti spitalor.

1- Ca foto nga morgu i Tiranës janë shpërndarë nga opozita si “dëshmi e falimentit të mjeksisë”.
Po mirë, çfarë prisni ju të shikoni në morg, njerëz duke gatuar? Apo njerëz duke lexuar libra? Në morg ka njerëz të pajetë zotërinj. Nuk dërgohen ne teatër ata që vdesin. Janë vendosur edhe në dysheme? Po edhe në dysheme do të vendosen. Eshtë kohë lufte zotërinj, nuk ka krevate për të gjithë. Vdesin nga 20 e ca në ditë, mund të bëhet edhe më keq.

2- Nga Infektivi është bërë zakon që, sa herë opozita kritikon qeverinë apo denoncon ndonje skandal, doktoreshë Najada, bashkë me korin e mjekjeve, del dhe këndon: “Ne po punojmë, ne jemi në ballë, ne jemi në vijën e parë, pse na sulmoni”, etj etj.
Po të nderuar mjekë, ju po punoni. Ju po rrezikoni. Ju jeni heronjtë tanë. Ju po e bëni detyrën tuaj me përkushtim dhe ne ju jemi mirënjohjës. Por, nëse dikush, apo disa, kritikojnë sistemin shëndetësor, apo denoncojnë ndonje problem, nuk e kanë me ju personalisht. Nëse dikush ankohet se s’ka parking në QSUT, sërish nuk e ka me ju. Ndaj mos dilni më aty në korridor, duke u shtyrë kush të shfaqet më qartë në televizor. Ju e dini shumë mirë. Politika të përdor, mbaron punë, dhe të lë sërish aty në batak”, shkruan Kikia në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Horror-Hëngri njeriun që vrau/ Arrestohet mësuesi i shkollës fillore

Publikuar

-

Nga

Një mësues i shkollës fillore i identifikuar vetëm si Stefan R., 41 vjeç është arrestuar nga policia gjermane pasi akuzohet për vrasjen dhe kanibalizimin e një njeriu të zdukur në muajin shtator.

Eshtrat e këmbës së 44-vjeçarit Stefan Trogisch, e cila gjithashtu kishte shenja pickimi në to u gjetën në një park në Berlin në datën 8 nëntor.

Qentë nuhatës i çuan policët deri te dera e banesës së personit të dyshuar, raportojnë mediat gjermane.
Sipas Deutsche Welle, policia e Berlinit dyshon se vrasësi kanibalizoi Stefan Trogisch pasi u njoh me të në një faqe takimesh në internet.

LEXO EDHE:  Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ O monstër, misioni yt është rikthimi i vizave

LEXO EDHE:  Rama reagon sërish për Teatrin/ Publikon statusin e aktores së njohur

Viktima Stefan T. Ishte larguar nga banesa para mesnatës më 5 shtator dhe më vonë ishte raportuar i zhdukur nga banorët e objektit banesor ku ai jetonte.

Raste të tilla kanë ndodhur dhe më parë në Gjermani. Kujtojmë se në vitin 2015, një oficer i policisë gjermane u dënua për vrasjen e një njeriu që u takua në një forum në internet për kanibalizëm.

Dhe para kësaj, famëkeqi “kanibal Rotenburg” , kishte bërë të njëjtën gjë në 2006./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://allthatsinteresting.com/german-cannibal

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paradoksi/ Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, ndërsa Basha për fshehjen e viktimave

Publikuar

-

Nga

Paradoksi / Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, Basha e akuzon për fshehjen e viktimave

Opozita shqiptare vijon të jetë mjaft kontradiktore sa i takon qëndrimeve të saj në raport me masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e koronavirusit. Teksa Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria ka fshehur qindra të vdekur me covid-19, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, disa muaj më parë akuzonte qeverinë se ka shtuar numrin e të vdekurve, për të ngjallur panik dhe justifikuar masat kufizuese.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi, deklaronte se të moshuarit kanë vdekur për shkaqe të tjera, por qeveria i ka shpallur si të vdekur nga COVID-19. Pra, në varësi të interesave politike, opozita një herë akuzon qeverinë se i fsheh dhe ul numrin e vdekjeve me covid dhe një herë se i rrit numrat.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi deklaronte se “Edhe për ato persona që janë të vdekur ne nuk themi nëse kanë sëmundje të tjera shoqëruese apo jo. Ne nuk themi se sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera. Këta që ne i konsiderojmë të sëmurë me covid, a kanë vdekur nga covid apo kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe covid ka qenë një shkak tjetër anësor. Kjo ka pas ka një ristrukturim të strukturave të ekonomisë globale, por ne si Shqipëri, pavarësisht se liderin e kemi suprem, një pikë në oqean jemi. Një nga gabimet që ka bërë qeveria ka qenë vendosja e panikut dhe e terrorit psikologjik tek qytetarëve…. Struktura e vdekjes. Nuk duam numra. Arsyeja pse ka vdekur. Cila është arsyeja mjekësore e këtij personi që ka vdekur? Të paktën për periudhën e karantinës. Mua para ca vitesh mua më ka vdekur daja im nga gripi. Mos u merrni me numrin e të vdekurave. Djalli takoi Zotin dhe i tha që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse vdiqën 400 mijë, ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Frika dhe paniku është një gabim shumë i madh”.

Gjashtë muaj më vonë, Lulzim Basha pretendon të kundërtën. Basha pretendon se për periudhën mars-tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga covid-19.

LEXO EDHE:  Rama porosit kryebashkiakët e zonave të gjelbërta/ Mbyllni parqet, njerëzit tuaj përdorini jo si policë

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama-Basha përballë njëri-tjetrit

“Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu”, tha Basha.

Ndërkaq, propaganda e opozitës është karakterizuar nga paradokse që në fillim të pandemisë, duke lëkundur besueshmërinë dhe seriozitetin e PD-LSI-së.

Në 23 shkurt 2020, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi ashpër kudër mbylljes së një shkolle për dy javë nga frika e koronavirusit, duke e konsideruar jetë veprim sipas përhapje paniku. Ndërkaq, pas mitingut që organizoi Presidenti Ilir Meta në 2 mars para Presidencën, PD-LSI akuzuan qeverinë se po vonohej me marrjen e masave mbrojtëse.

Gjashtë javë më vonë, opozita ndryshoi ‘pllakën;, duke thënë se masat ishin të ashpra dhe të pajustifikueshme. Madje, në 21 prill 2020, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, duke kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deklaronte se “shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë”.

Ndërkaq, në 3 maj 2020, Partia Demokratike deklaronte se piku i covid-19 kishte kaluar. “Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhuara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD. Faktet tregojnë së qëndrimet e opozitës nuk kanë lidhje me realitetin dhe shqetësimin për pasojat e covid, por me llogaritë e saj politike./Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE