LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestë nga demokratët e Korçës/ Bashkë me Salianjin duam edhe Gridën

28 Tetor 2020, 12:15, Satire Politike CNA
Protestë nga demokratët e Korçës/ Bashkë me Salianjin

Përjashtimi i Ervin Salianjit nga komisioni ?Ruli-Luli?, nuk është pritur mirë nga demokratët e Korçës, të cilët kanë filluar protestën.

Një ditë më parë, një grusht me njerëz u mblodhën për të brohoritur dhe për të kërkuar që Ervin Salianjin ta kenë aty patjetër.

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Shumica e tyre bërtisnin për Ervinin, me shpresën se në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha do të çontë bashkë me të edhe Grida Dumën. G.D.-në e famshme të Salianjit në parlament.

Demokratët e Korçës mezi presin që Grida Duma të jetë pjesë e fuqishme e strukturave të PD-së, lokale, bashkë me Ervinin.

Të hanë, të pinë, të shajnë e të bëjnë çfarë të duan. Mjaft që ata të jenë bashkë në gjirin e partisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga