LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas mes Bujar Kapexhiut dhe Mustafa Nanos/ Nëse më fyen në gjënë e shenjtë, unë të vras

28 Tetor 2020, 21:32, Politikë CNA
Plas mes Bujar Kapexhiut dhe Mustafa Nanos/ Nëse më fyen në

Karikaturisti Bujar Kapexhiu është përplasur ashpër mbrëmjen e sotme me analisti Mustafa Nano.

Gjatë një debati për fenë islame dhe islamofobinë, Kapexhiu iu drejtua ashpër Nanos duke i thënë se do e vrasë nëse e fyen në gjënë e shenjtë.

?Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras?, u shpreh ai, por kjo deklaratë u pasua me ndërhyrjen e menjëhershme të moderatores së emisionit ?Open? Eni Vasilit.

Ajo tha se nuk do do t?i lejojë deklarat të tilla në studio, ndërsa karikaturisti kërkoi që Nano të mos fyejë personat e shenjtë.

Debati:

Kapexhiu: Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras.

Vasili: Asgjë nuk e përligj vrasjen. Nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla.

Kapexhiu: Nëse Muçi e quan veten ateist, un këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyejë një të shenjtë që e duan të tjerët. Mos e vendos në pozicione denigruese. Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, po pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga