Connect with Us

Pesë shqiptarë në fushë, Lokomotiva harron të fitojë pas kthimit nga COVID-19

Sport

Pesë shqiptarë në fushë, Lokomotiva harron të fitojë pas kthimit nga COVID-19

Publikuar

-

Ditë debutimesh te Lokomotiva e Zagrebit e sigurisht që ishin debutime të futbollistëve shqiptarë që kjo skuadër ka afruar kohët e fundit në radhët e saj. Në radhët e klubit kroat, sot kanë veshur për herë të parë fanellën e tij ish-mbrojtësi iI Kukësit, Edis Maliqi, si dhe Françesko Tahiraj, i cili mbylli kontratën me Hajdukun e Spliti.

Lokomotiva nuk kishte zbritur në fushë prej 3 javësh, për shkak të infektimit të një numri të madh futbollistësh të saj me COVID-19 e kjo kishte shtyrë debutimin e lojtarëve shqiptarë të cilët u ishin bashkuar Çokajt, Mersinajt, Tucit dhe Kallakut në radhët e skuadrës së parë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Slaven Belupos, në fushë nga minuta e parë ishin Kallaku, Çokaj, Tuci dhe Maliqi, i cili pati mundësinë të luante menjëherë si titullar në radhët e skuadrës së re. Ndërkohë, në pjesën e dytë, në fushën e lojës ishte Tahiraj, i cili pati gjithashtu minuta në dispozicion. Por Lokomotiva nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, edhe pse krijoi disa raste për shënim, duke bërë që sfida të mbyllej në barazimin 0-0 duke lënë nënkampionët e Kroacisë përsëri në vendin e parafundit në renditje pas një starti aspak të mirë të kampionatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Partizani gati për derbin, ja formacioni i mundshëm i “Demave”

Publikuar

-

Nga

Sezonin e shkuar, Par tizani nuk ishte shumë i suksesshëm në ndeshjet derbi kundër Tiranës. Në katër sfidat e kampionatit kundër bardhebluve, “demat e kuq” fituan vetëm një sfidë, u mposhtën dy herë dhe një takim u nda në barazim.

Nga këto katër ndeshje të sezonit të shkuar, shumë pak gjëra kanë ndryshuar te Partizani. Me merkaton e bllokuar, “demat” nuk arritën të përforconin ekipin, por kanë fituar tre lojtarë që janë rikthyer nga huazimet, si Lukas Kardozo, Jasir Asani dhe Alesio Hyseni.

Të tre këta futbollistë kanë luajtur shpeshherë titullarë në këtë fillim sezoni. Por afrimi më i madh duket të jetë trajneri Ilir Daja. Një nisje shumë e mirë për trajnerin kryeqytetas në krye të kuqve, ku numëron 5 fitore në 7 sfidat e para. Aktualisht, Partizani i tij mban dhe kreun e renditjes dhe pa diskutim, ka meritën më të madhe

Formacioni i preferuar i Dajës është 4- 3-3, por me grupin që ka te Partizani, duket se e ka gjetur “formulën” e suksesit, duke rreshtuar lojtarët e tij në një 4-1-4-1. Mbrojtja nuk e ka luksin të alternohet, me vetëm 4 alternativa.

Para mbrojtjes, i është besuar të riut Kristi Kote, i cili ka bërë ndeshje të mira këtë sezon. Asani e Melo mund të mbulonin krahët e mesfushës, por Daja pranoi se nuk do të rrezikojë aspak me gjendjen e tyre. Kështu që, Mala mund të rreshtohet sërish në të djathtë e Solomon në të majtë.

Bardhi dhe Mala në qendër të mesfushës, ndërsa i vetëm në sulm, braziliani Lukas Kardozo. Deri më tani, ky formacion ka rezultuar i suksesshëm për Dajën dhe Partizanin, me “demat” e kuq që numërojnë 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje në kampionat dhe aktualisht, mbajnë kreun me 10 pikë. Asani dhe Melo, vetëm rezerva “luksi” në derbi…/PanoramaSport

LEXO TE PLOTE

Sport

Luhet sot derbi Tirana-Partizani, dy ekipet synojnë fitoren

Publikuar

-

Nga

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i cili luhet sot ne oren 18:00, i zë skuadrat në formë totalisht të kundërt. Tirana nuk ka pasur një nisje të mirë të kampionatit, madje bardheblutë kanë ndërruar edhe trajner. Nevil Dede është tashmë në krye të pankinës, duke zëvendësuar Egbonë.

Ndërsa te Partizani, ecuria është shumë më e mirë, me “demat” e kuq që udhëheqin Superioren pas pesë javësh të luajtura, në kuotën e 10 pikëve. Të dy trajnerët në konferencë për shtyp, kanë deklaruar se duan të shmangin me çdo kusht humbjen dhe në rast se kjo sfidë derbi mbyllet në barazim, atëherë një gjë është e sigurt: Të dy trajnerët do të jenë të lumtur…

LEXO TE PLOTE

Sport

E DHIMBSHME/ Ndërron jetë ish-sportisti i njohur shqiptar

Publikuar

-

Nga

Sporti korçar dhe shqiptar ka humbur sot ish-kampionin e mundjes Petrit Dushku.

Ish-sportisti korçar ndërroi jetë sot, ndërsa lajmi ka hidhëruar mbarë sportin dhe në veçanti qytetin e Korçës.

Dushku ishte kampion në sportin e mundjes me ekipin e Skënderbeut për kategorinë e peshave të lehta.

LEXO TE PLOTE