Connect with Us

OFL zbarkon në Vlorë/ Në shënjestër vrasës dhe trafikantë

Kronika

OFL zbarkon në Vlorë/ Në shënjestër vrasës dhe trafikantë

Publikuar

-

OFL “troket” më Tiranë/ I kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. C., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

V. O., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

P. Sh., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

LEXO EDHE:  “Mbrojti" ministrin e Ramës/ Prokurorja del para Vettingut

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Nga

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ai është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje të përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar masakrojnë shqiptarin

Publikuar

-

Nga

Përleshje të përgjakshme në burgun grek/ Katër të dënuar masakrojnë shqiptarin

Pesë të dënuar janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në burgun Domokou në Greqi.

Mediat greke raportojnë se 4 të dënuar kanë sulmuan një shqiptar, 30 vjeç me sende të forta metalike dhe shkopinj.

I riu shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje ka dëmtime të shumta trupore.

Gjendja e tij u agravua dhe nga spitali i Lamias u transportua për në Athinë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin “Evangelismos” ku po trajtohet dhe është jashtë rrezikut për jetën e tij./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Vlorë/ Zbardhet vrasja e 53-vjeçarit në janar, arrestohet autori (VIDEO)

LEXO EDHE:  Mbi 9 mijë euro në një vit për pushime/ Një milionere në kabinetin e Olsian Çelës?

 

LEXO TE PLOTE