Merret vendimi/ Nga e hëna, Gjermania rifutet në karantinë
Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndalim-qarkullimeve për shkak të koronavirusit mund të shmangej, nëse njerëzit do të kontribuonin për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërkohë masat e fundit kufizuese kanë shkaktuar zemërim në Itali dhe përçarje mes popullatës në Spanjë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se jo vetëm qeveritë kanë përgjegjësinë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, por edhe njerëzit e bizneset.
“Ne mund t?i shmangim bllokimet në nivel kombëtar, mund t?i shmangim kufizimit masive nëse gjithkush luan rolin e vet. Vendimet që marrim çdo ditë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz apo mjediset e mbyllura për periudha të gjata kohore, vendimet që marrim lidhur me shmangien e grumbullimeve, janë sakrifica që të gjithë duhet t’i bëjmë”, thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së mbi çështje që lidhen me COVID-19.
Nga totali i rasteve me COVID-19 të raportuara javën e kaluar, organizata thotë se 46 për qind e tyre janë identifikuar në Evropë.
“Nuk ka dyshim që Evropa është aktualisht epiqendër e sëmundjes. Ka shumë lëvizje dhe për këtë arsye mund të kërkojë mbyllje e kufizime, si dhe urdhra për qëndrimin në shtëpi në mënyrë që ta shuajmë këtë fazë të nxehtë të pandemisë”, thotë Dr. Michael Ryan, shef i emergjencave në OBSH.
Por disa nuk janë të kënaqur me rikthimin tek masat bllokuese.
Spanjollët janë të ndarë në lidhje me urdhrin e fundit për ndalim-qarkullim në nivel kombëtar, prej orës 11 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit.
“Masat ishin të nevojshme. Kishte ardhur momenti të bëhej diçka më e ashpër”, thotë Cecilia e cila punon si sekretare.
“Ndoshta vendosja e ndalim-qarkullimit është një masë që për shumë njerëz është tejet e fortë, në fund të fundit, mendoj se do të thellojë krizën ekonomike dhe do t’i detyrojë njerëzit të bëjnë gjëra të paligjshme, në vend që të jenë më të përgjegjshëm”, thotë Alexia, studente.
Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë me mbi 1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, shifra këto që vazhdojnë të rriten.
“E vërteta është se përparimi i infeksioneve është shumë i shpejtë dhe shifrat qartësisht po rriten. Ka shumë të ngjarë që nëse nuk arrijmë të zbatojmë në mënyrë korrekte të gjitha masat, infeksionet do të vazhdojnë të rriten, të paktën edhe përgjatë javëve të ardhshme”, thotë Fernando Simón, Mbiqyrës i Çështjeve të Krizave Shëndetësore në Spanjë.
Ndërkohë në Itali policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e zemëruar me masat e fundit kufizuese lidhur me koronavirusin, që detyrojnë bare, kafene e restorante të mbyllen në orën 6 pasdite. Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar më shumë se 560 mijë raste me COVID-19./VOA
Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur ...
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh t...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar...
Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe riva...
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVI...
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv...
Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3500 deri n...
Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Co...
Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes...
Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedon...
Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve...
Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teks...
Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimen...
Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri nd...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kët...
Sfiduesi demokrat Joe Biden po e akuzon presidentin se është...
Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje...
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliv...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Mjekët e dhjetë spitaleve të Liege, në Belgjikë, janë thirru...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...