LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do rresht në këtë betejë”/ Zotohet Topalli: Ju ofroj vetëm sfidë

28 Tetor 2020, 17:00, Politikë CNA
“Nuk do rresht në këtë betejë”/ Zotohet Topalli:

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar sot ?Lëvizjen për Ndryshim?.

E vendosur në këtë betejë, Topalli u shpreh besimplotë se shqiptarët do bëjnë zgjedhjen e duhur në 25 prill.

“Nuk mund të kthehemi mbrapa, por të fillojmë ku jemi. Jam besimtare që ky projekt kurajoz, plot energji, për të mbyllur këtë tranzicion, unë ftoj çdonjërin për këtë betejë.

Unë nuk kam as para, as vende pune për të ofruar, ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën e nevojshme, vullnetin dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet, kam frikë se nesër mund të jetë vonë, prandaj ju ftoj ?Eja me ne? për të sjellë ndryshimin për këtë vend.

Deri më 25 prill unë nuk do të rresht për të bërë betejën bashkë, në 25 prill ne të gjithë do të heshtim, atë ditë do të flasin shqiptarët, atë ditë do të jetë e tyre dhe do të vendosin nëse do të kemi një Shqipëri përsëri të Ramës, Metës apo Lulit, apo tjetër. Ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër? tha ajo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga