Connect with Us

Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit

Horoskopi

Njihuni me 4 shenjat më me fat të horoskopit

Publikuar

-

Bricjapi

Është ndër të paktat shenjat e zodiakut që përballen me pengesat dhe vështirësitë pa ju dridhur qerpiku. Ndonëse janë njerëz punëtorë, që u shmangen konflikteve, edhe kur gjenden përballë situatave të tillë, falë inteligjencës natyrale dhe fatit, ia dalin gjithmonë mbanë. Për aq kohë sa nuk përfshiheni shumë emocionalisht në këto sfida, do të keni mjaftueshëm fat për t’i çuar në vijën e finishit.

Akrepi

Shenja e errët e zodiakut, ajo misteriozja që vetëm “pickon” njerëzit dhe i “helmon” ata me fjalë. Edhe pse shquheni për qasjen tuaj jo fort pozitive, në situatat më të vështira duket sikur fati troket pikërisht në derën tuaj. Kjo gjë ju ka ndihmuar t’ua hidhni paq shumë situava pa u sforcuar. Epo kot nuk thoni, është fati..s’ke ç’i bën.

Peshorja

LEXO EDHE:  Horoskopi javor/ Nga 3 dhjetor deri 9 dhjetor 2018

Njihet si shenja më optimiste e zodiakut. Nuk bën kurrë plane dhe çuditërisht gjërat i shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Është një ndër shenjat më të përkëdhelura të fatit, edhe pse nuk është kurrë në kërkim të tij. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Shigjetari

Është po aq faltum sa tre shenjat paraardhëse, në mos pak më shumë. Ia dilni të kaloni me sukses çdo sfidë, çdo situatë të vështirë pa u munduar fare. Duket sikur fati është gjithmonë në anën tuaj dhe ju mbron gjithmonë. Urojmë të zgjasë për shumë kohë e gjitha kjo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Tërheqin si magnet/ Ky është tipari që iu bën më të veçantë sipas shenjës së horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi

Femrat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet. Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur.

Demi

Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është një shenjë elegante dhe e rezervuar. Një përzierje midis feminilitetit dhe hijshmërisë. Qafa e tyre është elegante. Si një shenjë që drejtohet nga Venusi, kjo është e ndjeshme në aromë dhe prekje. Një këshillë për Demin? Tregoni bukurinë tuaj natyrale pa qenë e nevojshme të bëni tualet më shumë seç duhet.

Binjakët

Binjakët reflektojnë dinamizëm dhe energji! Personat që i kanë planetet në konstelacionin e Binjakëve vërtet që shkëlqejnë. Ata kanë sy të shndritshëm që ndjekin mendjet e tyre kurioze dhe të interesuara për çdo gjë. Këshilla jonë për Binajkët ? Plotësoni gjithmonë pamjen tuaj me diçka të shndritshme.

Gaforrja

Pamja e gaforreve është shumë femërore, me sy të mëdhenj, të ndjeshëm dhe si të përlotur. Gaforrja është e vetmja shenjë që përjashtohet nga hëna dhe këta njerëz mund të duken “si njeriu hënë” me një hundë me majë. Një këshillë për femrat e gaforres? Theksoni sytë tuaj të mrekullueshëm me hije gri.

Luani

Pamja e Luanit ngjan me atë të maces. Ato kanë një prerje dhe një stil flokësh të mrekullueshëm. Ato ecin me kokën lart me vetëpërmbajtje dhe siguri. Këshilla e bukurisë për luanin: mbajini flokët me më shumë volum.

Virgjëresha

Virgjëresha është e ëmbël dhe e vetmja nga të gjitha qeniet njerëzore që ngjan me shenjën e horoskopit. Virgjëresha ka tipare të qarta dhe të rregullta. Ajo është shenja e virtyteve duke qenë se personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë femërore dhe të përmbajtura. Këshilla për virgjëreshat: mbajeni fytyrën e pastër, shmangni etiketimet si e çrregullt.

Peshorja

Peshorja e Venusit është një shenjë e qytetëruar. Ata dallohen veçanërisht për tiparet e fytyrës të rregullta dhe simetrike. I rrethuar nga planeti i bukurisë, peshoret kanë një prirje të natyrshme drejt modës dhe drejtësisë. Këshillë? Mos u sheqerosni shumë, mund të bëheni pak “të pisët”.

Akrepi

Sytë e akrepit janë të zjarrtë, pasi kjo shenjë është e rezervuar, e tërhequr, e fshehtë dhe që nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Stili i tyre i bukurisë e reflekton këtë, me një përzierje të stileve të make-up, të tilla si sytë e nxirë. Aura e tyre natyrisht jep ndjenjën e privatësisë. Shikimi i tyre thotë: “Rrini mbrapa, derisa unë them se ju mund të vazhdoni… “Ata janë me trupa të fortë, të fshehtë dhe të fuqishëm. Këshillë për Akrepin? Qëndroni misterioze.

LEXO EDHE:  4 shenjat e horoskopit që fajësojnë veten për gjithçka edhe kur s’duhet

LEXO EDHE:  Ju presin ditë të nxehta, aventura dhe flirtime, çfarë thotë horoskopi veror për ju

Shigjetari

Moda e Shigjetarit ndryshon vazhdimisht duke qenë element i zjarrit. Ajo përfaqëson lëvizjen e pasionit në zodiak e cila i jep një shpirt aventurier dhe një shikim soditës. Ajo ka një pamje të vendosur. Ashtu si shigjetari ata mund të ngjajnë me kalin me fytyrën e gjatë dhe flokët bisht. Këshillë për këtë shenjë është që ata të ngadalësojnë pak. Të mendojnë dy herë përpara se të përplasin derën.

Bricjapi

Femra e bricjapit mund të duket e rezervuar, jo e ftohtë por serioze dhe konservative. Ato kanë një pamje stoike, me një stil të errët, të projektuar dhe një make-up gjithmonë të përshtatshëm. Ata nuk marrin shumë rrezik përsipër, kjo lidhet dhe me stilin e tyre të bukurisë. Këshillë për bricjapin? Shkëlqeni, qetësohuni dhe merrni një risk.

Ujori

Ujori është një karakter i pazakontë i zodiakut që duket jashtë mureve të estetikës. Ujorëve u pëlqen të jenë të ndryshëm, dhe shpesh mund të vijnë me një stil bukurie të veçantë. Ata kanë shpesh një fytyrë në formë zemre dhe një nofull të fortë. Mënyra e të veshurit thotë se ata janë jashtë çdo imagjinate. Këshillë për ujorin? Mos bëni asgjë të çuditshme, qëndroni të veçantë në mënyrën tuaj.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë e ujit dhe si të tillë mund të kenë një pamje shumë të butë dhe të freskët dhe sy si të përlotur. Të lindurit e kësaj shenje kanë flokë të mrekullueshëm, të trashë, të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të valëzuar.Me një mendje prej artisti, femrat e Peshqve janë të tërhequr pas stilit të bukurisë dhe modës që reflektojnë format e detit, me një gri të lehtë ose hijet e syve ngjyrë lejla. Këshilla për Peshqit: Të qëndrojnë të butë dhe të qetë. Mos u përpiqni të krijoni një mur midis jush, modës dhe kreativitetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Financat/ Çfarë kanë parashikuar yjet për javën e parë të Dhjetorit

Publikuar

-

Nga

Financat/ Çfarë kanë parashikuar yjet për javën e parë të Dhjetorit

Dashi

Do të keni të ardhura nga një burim tjetër që nuk është puna juaj. Mbase java do t’iu surprizojë me dhurim nga dikush që nuk e prisnit.

Demi

Java do të jetë e favorshme për planifikimin dhe realizimin e punëve të ndryshme familjare. Faturat e parave në buxhetin e familjes do të lejojnë shpenzime për kënaqësi të vogla, blerje për pushime dhe më shumë.

Binjakët

Gjatë kësaj jave od të përballeni me pak vështirësi finaciare, që do të prekë më shumë ditët e para të javës. Në mesin e javës do të merrni një lajm të mirë përsa I përket një projekti të cilin keni kohë që e prisni.

Gaforrja

Këtë javë do të keni angazhime financiare në lidhje me të afërmit. Shpenzime urgjente ose të domosdoshme janë të mundshme, por gjithashtu mund të merrni para ose një dokument financiar në lidhje me to. Nëse keni lindur nën shenjën e Gaforres, kjo javë do të mbahet mend me surpriza të ndryshme, të cilat ndoshta do të lidhen me paratë ose familjen tuaj.

Luani

Gjatë javës do të ketë një mundësi për të ardhura shtesë ose punë me kohë të pjesshme për ata prej jush që po e kërkojnë këtë.

Virgjëresha

Nëse keni lindur nën shenjën e Virgjëreshës, këtë javë do të kërkoni mënyra për të fituar të ardhura shtesë ose për të siguruar familjen tuaj gjatë pushimeve në fund të vitit. Ju nuk do të humbni mundësi të tilla, kështu që gjithçka do të varet nga ambicia dhe dëshira juaj për të punuar. Do të duhet të planifikojnë shpenzimet e tyre mirë dhe me mençuri gjatë javës. Ekzistojnë disa blerje të rëndësishme për shtëpinë tuaj, makinën tuaj personale ose aktivitetin në të cilin merreni.

Peshorja

LEXO EDHE:  Sipas horoskopit/Këto çifte do të jenë gjithmonë bashkë dhe janë bërë për njëri tjetrin

LEXO EDHE:  Horoskopi Prill 2019/ Paolo Fox tregon çfarë do të ndodhë me 12 shenjat gjatë ketij muaji

Gratë peshore do të marrin informacione të rëndësishme ose interesante të një natyre financiare. Është  e mundur të merrni para përmes një dokumenti ose kontrate.

Akrepi

Këtë javë do të keni mundësinë të zgjidhni marrëdhëniet tuaja financiare me njerëz të tjerë, të merrni para ose këshilla financiare që janë të rëndësishme për ju. Në përgjithësi, punët tuaja financiare këtë javë nuk parashikojnë mirë për surpriza të pakëndshme.

Shigjetari

Nëse keni lindur nën shenjën e Shigjetarit, këtë javë planet tuaja do të lidhen me zhvillimin e çështjeve dhe interesave tuaja financiare. Ju po hyni në një muaj kur do të keni nevojë për më shumë të ardhura ose më shumë stabilitet, kështu që vëmendja juaj do të përqendrohet në zhvillimin e burimeve të vjetra ose të reja të të ardhurave.

Bricjapi

Mund të përjetoni zhgënjim me një blerje për shkak të cilësisë së dobët ose funksionalitetit të pamjaftueshëm sipas nevojave tuaja. Faturat e parave të gatshme do të vijnë kryesisht nga puna ose përmes një institucioni financiar.

Ujori

Java sjell më shumë shpenzime për gjëra të ndryshme që lidhen me shtëpinë ose njerëzit e afërt, por gjithçka do të jetë e planifikuar mirë dhe e realizuar pa shumë vështirësi.Kjo do të jetë një javë e mbara për shitjen e pasurive të patundshme ose të pasurive të tjera.

Peshqit

Do të jeni në gjendje të arrini ose të ruani stabilitetin financiar. Të ardhurat e reja nuk përjashtohen në buxhetin tuaj.Mund të ketë një problem ose angazhim shtesë në lidhje me një dokument financiar ose pagesë, por ju do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje të shpejtë. Kjo do të jetë një javë e mbara për zgjidhjen e dokumenteve financiare dhe bankare dhe kontratave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Njohje të reja në horizont/ Horoskopi i dashurisë për secilën shenjë

Publikuar

-

Nga

Njohje të reja në horizont/ Horoskopi i dashurisë për secilën shenjë

Dashi

Kontaktet tuaja me njerëz nga destinacione të ndryshme do të jenë arsyeja për ide dhe plane të reja. Burrat duhet të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet e tyre me njerëzit e lindur nën shenjën e Akrepit, Gaforres ose Peshqve. Gjithçka mes jush duhet të jetë e qartë dhe pa paqartësi apo dyshime.

Demi

Gjatë javës, mund të zhgënjeheni nga pabesia ose keqdashja nga dikush që njihni.

Binjakët

Nëse keni lindur nën shenjën e Binjakëve, kjo javë tregon një gatishmëri për kompromis, me dëshirën për të harmonizuar familjen tuaj ose marrëdhëniet e dashurisë.

Sigurisht, duhet të jeni të vetëdijshëm nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të stabilizuar marrëdhënien ose martesën tuaj dhe nëse ato kanë të ardhme .

Gaforrja

Java do të jetë e favorshme për përmbushjen e detyrave tuaja profesionale. Do të ketë perspektivë të mirë për ata prej jush që përpiqen për sukses në arsim ose biznes.

Luani

Gjatë javës do të keni mundësinë të krijoni një marrëdhënie të favorshme me njerëz nga rrethi juaj i kolegëve ose partnerëve. Do të keni më shumë biseda, do të merrni më shumë mesazhe ose letra nga miq dhe të afërm nga afër dhe larg.Njohjet e reja që do të bëni gjatë javës do t’ju sjellin ide të reja dhe optimizëm për të ardhmen tuaj.

Virgjëresha

Gjatë javës mund t’ju duhet të kujdeseni për shëndetin e një të dashur ose të ndihmoni dikë në një situatë të vështirë të jetës.Në përgjithësi, keni një javë të favorshme përpara për të marrë vendime të rëndësishme ose për të filluar ndryshime.

Peshorja

LEXO EDHE:  Sipas horoskopit/Këto çifte do të jenë gjithmonë bashkë dhe janë bërë për njëri tjetrin

LEXO EDHE:  Udhëheqës në një marrëdhënie/ Këto janë shenjat më të parezistueshme të zodiakut

Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni raste të ndryshme për të shijuar përvoja të ndryshme që fati do t’ju japë në mënyra të ndryshme.Ju do të jeni në gjendje të siguroheni nga çështje komplekse ose raste që janë të rëndësishme për ju.

Akrepi

Do të përjetoni një konflikt të pakëndshëm me partnerin apo bashkëshortin tuaj. Manifestimet e xhelozisë, mosbesimit ose dyshimit nuk përjashtohen.

Shigjetari

Këtë javë, kushtojini vëmendje asaj që premtoni dhe sa mirë jeni në gjendje të mbani premtimet tuaja. Një situatë e tillë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj.

Bricjapi

Nëse keni lindur nën shenjën e Bricjapit, keni një javë përpara jush në të cilën mund të prisni përvoja romantike, më shumë njohje të reja, takime apo njohje. Gjatë javës mund të përjetoni momente interesante me lidhjen tuaj të tanishme të dashurisë. I dashuri juaj mund t’ju befasojë me një dhuratë ose një gjest të veçantë vëmendjeje.

Ujori

Nëse keni lindur nën shenjën e Ujorit, këtë javë do të kërkoni një zgjidhje për një telashe ose situatë të komplikuar që përfshin një grua. Në përgjithësi, ndikimi i grave në punët tuaja personale ose familjare do të jetë shumë më i madh se zakonisht.

Peshqit

Do të kërkoni një rrugëdalje nga situata të ndryshme të pakëndshme dhe të komplikuara. Do të keni komunikim të vështirë me njerëzit e lindur nën shenjën e Akrepit, Gaforres ose Peshqve, të cilët nuk do të jenë të gatshëm të bëjnë kompromis ose të kuptojnë këndvështrimin tuaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE