LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një problem i papritur te Tirana para nisjes së kampionatit

28 Tetor 2020, 12:43, Sport CNA

Kristian Toshevski në këtë moment është problemi më i madh i Tiranës. Po afron grumbullimi i dytë me kombëtaret dhe lojtari akoma nuk ka nisur stërvitjen me Tiranën.

Për bardheblutë Toshevski është një humbje e madhe, sepse ai ishte lojtari, i cili do të zëvendësonte Dokën. Shanset janë që ai të kthehet pas pauzës së kombëtareve. Gjithsesi, të shohim.

Maqedonasi ka një problem në shpinë prej grumbullimit me Maqedoninë. Gjatë një hedhjeje ai ka ndier dhimbje në kurriz, problem që nuk po e lë të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. Toshevski ishte një nga blerjet cilësore të verës. Ai luajti shumë mirë në Europë në tri ndeshjet e Tiranës.

Lajmet e fundit nga