Connect with Us

Neymar reziston vetëm 26 minuta në Turqi, ylli brazilian pëson dëmtimin e radhës

Sport

Neymar reziston vetëm 26 minuta në Turqi, ylli brazilian pëson dëmtimin e radhës

Publikuar

-

PSG e nisi sezonin e ri në Champions League me humbjen 1-2 në shtëpi kundër Manchester United. Nënkampionët e këtij kompeticioni, po luajnë në këto momente në Turqi përballë Basaksehir.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, pavarësisht dominimit të lehtë të skuadrës franceze. Gjithsesi, rastet më të rrezikshme i krijuan kampionët e Turqisë me anë të Visca dhe Rafael.

Ndeshja e Neymar zgjati vetëm 26 minuta. Sulmuesi brazilian pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe u detyrua t’i lërë vendin spanjollit Sarabia.

Një shqetësim më shumë për trajnerin Thomas Tuchel, teksa testet mjekësore do të përcaktojnë situatën dhe shkallën e dëmtimit të yllit të repartit ofensiv të PSG-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Emanuela Rusta, gjyqtarja seksi që i dha “shkëlqimin” e munguar derbit

Publikuar

-

Nga

Ndryshe nga ç’pritej, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, prodhoi shumë pak emocione në fushën e lojës.

Ajo që u mundua sado pak t’i jepte “shkëlqim” kësaj përballje ishte gjyqtarja e linjës, Emanuela Rusta, e cila “rrëmbeu skenën” e “Air Albania”-s, me format e saj bombastike, dhe me look-un që duket gjithmonë i kuruar.

Rusta u pa të diskutonte në disa raste edhe me futbollistët për vendimet e saj.

Më i diskutuari ku Emanuela mund edhe të kishte ndërhyrë ishte ai i minutë së 49-të pas duelit mes portierit Alban Hoxha dhe Danso, ku ky i fundit pretendoi për penallti.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Nuk jam specialist moviole”, ja deklarata e Dajës pas barazimit në derbi

Publikuar

-

Nga

Ilir Daja, trajneri i Partizanit ka meritë të madhe, sepse ka arritur që të ndërtojë një grup solid, ku lojtarët luajnë në grup, por edhe rezultate nuk mungojnë. Natyrisht që dëshira e tij, ashtu si dhe tifozi më i thjeshta duan që ta fitojnë një ndeshje derbi ndaj Tiranës. E megjithatë, Daja thotë në prononcimin pas ndeshjes në “Gol pas goli” në “Supersport”, se: “Të hyj në detaje taktike nuk është e mirë se do të reklamoj problemet që kishim, jemi mirë në fazën e mbrojtjes, por kam qejf të jemi mirë duke mbajtur topin e kontrolluar lojën. Por për të gjitha ato që thashë më lart, ky ishte mundësia e të dy ekipeve në këtë derbi që la shumë për të dëshiruar në aspektin tekniko/taktik”.

“Unë do të thoja që sidomos nga gjysma e fushës që ishim në pjesën e parë, nga ku fillojmë manovrën, kishim të vështirë të vinim topin në kontroll dhe kjo bëri të luanim me top të gjatë. As nuk ishim përgatitur për këtë, as lojtarët, madje edhe manovrën nuk e kishim ndërtuar kështu, por kushtëzimi me terrenin bën që je i detyruar të prishësh manovrën se një gabim në mbrojtje të kushton shumë, edhe pse është filozofia jonë”.

“Të punosh mirë në mbrojtje ke bërë mirë gjysmën e punës, sidomos në derbi. Nuk do ia delegoja lojtarëe të veçantë, edhe pse nuk ishin në ditën e tyre me të mirë, por në mënyrën se si duhej të kishim interpretuar lojën, nuk ishte e duhura. Po të shihni kishte raste të pakta nga të dy ekipet para portës dhe në përgjithësi topi qërkullonte në zona të parrezikshme. Kur ngushtoheshin zonat ishte e vështirë të vepronim. Edhe Bardhi, edhe Mala, janë lojtarë që veprojnë në zona të ngushta, por shpenzojnë ernergji, ndodh një gjë e tillë”

“Kam kërkuar gjithmonë ose më shumë minutazh lojë, pra më pak ndërprerje tek arbitrat, ose në rastet kur duhen ndëshkuar ndërhyrjet që rrezikojnë lojtarët. Këto gjëra nuk u panë sot, lojtarët u sollën si profesionistë. Sigurisht që peshorja nuk anon nga ana jonë në rastin e gjykimeve.”

“Nuk jam specialist moviole, nuk kam kërkuar asnjëherë edhe në favorin tonë, më mirë ja lejmë specialistëve të deklarojnë se ishte apo nuk ishte penallti. Gjithmonë do të jem i paragjykuar nëse flas, më mirë t’ia lëmë specialistëve komentin e rasteve e dyshimta. Nuk më keni kërkuar ndonjëherë që të kërkoj interpretimin e episodeve të tilla, kështu që po ndjek të njëjtën linjë. Gjëja më e mirë e derbit të sotëm ishte ‘fair-play’. Ta mbyllim me këtë gjë, pasi pak kishte për të folur për aspektin e lojës. Ashtu si edhe Deden, edhe ty të kam pasur lojtar (i drejtohet Pinarit), kështu që përgjigjen jepe vetë. Ke shkaktuar penallti në momente delikate kur luaje si qendërmbrojtës“, përfundon trajneri Ilir Daja prononcimin pas ndeshjes derbi.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Keqardhje për djemtë”, Nevil Dede: Muçi e bëri golin…

Publikuar

-

Nga

Nevil Dede, trajneri i Tiranës, pas derbit me Partizanin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Sigurisht ajo penallti e padhënë në fund të ndeshjes nuk mund të mos komentohej nga tekniku i bardhebluve.  “E kam thënë që skuadra po rritet nga ndeshje në ndeshje. Ishte sfidë e vështirë, kundërshtari i ka pasur lojtarët gati.

Ne kemi pasur shumë dëmtime. Torassa dhe Toshevksi meritojnë komplimente, pasi sakrifikuan. Moduli ishte i menduar, nuk kishte lidhe me kundërshtarin. Deri diku ia arritëm të bëjmë atë që deshëm, por nuk fituam. Ishim më potentë në fushë, zotëruam më shumë hapësira dhe kërkuam më shumë se kundërshtari”.

“Muçi u paraqite mirë, sikurse edhe Danso e Torassa. Kemi prurje të reja dhe lojtarët me eksperiencë po mundohen t;u japin besim dhe optimizëm. Mund a kishim zgjidhur ndeshjen, por nuk vertikalizuam si duhet. Muçi e bëri golin e vet, mendoj se e patë të gjithë. Nuk do ta komentoj arbitrin. Më vjen keq që e ka gjykuar ndryshe. Edhe ata gabojnë. Duhet të krijojmë një klimë të mirë për gjyqtarët. Ai vendos dhe e gjykon”.

“Danso bëri ndeshje të mirë, mbajti dy lojtarë nën presion. Shërbimet e Toshevskit duhet të ishin më të mirë, por të mos harrojmë që vjen nga një dëmtim dhe vetëm një javë. Munguan vetëm lëvizjet prerëse, që Muçi nuk i bëri. Është një treshe sulmi që mund të bëjë mirë”.

Më vjen keq vetëm për djemtë, për atë që dhanë në fushën e lojës. Treguan që duhet të kishim më shumë pikë, Barazimi nuk lë shijë të mirë. U munduam të mos gabohemi dhe mendoj se ishim në ekuilibër në shumicën e ndeshjes. Vetëm në fillim të pjesës së dytë patëm vështirësi. Ky kampionat është pikë pas pike. Duhet të rriten edhe aktorët e tjerë, pasi diferencat janë shumë të vogla dhe një moment vendos”.

LEXO TE PLOTE