Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Tetë eurodeputetë letër Ramës: Tërhiquni nga votimi në Parlament

Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit Rama lidhur me Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.

Ata bëjnë apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Letra e plotë:

Bruksel, 28 Tetor 2020

I dashur Kryeministër Rama,

Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.

Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.

Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.

Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta Ramës/ Nuk ndalen vjedhjet, tendera abuzivë në kulmin e pandemisë

Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.

Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.

Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.

Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.

Sinqerisht,

Michael Gahler, Gjermani

Sandra Kalniete, Letoni

Andrey Kovatchev, Bullgari

David McAllister, Gjermani

Zeljana Zovko, Kroaci

David Lega, Suedi

Vladimir Bilcik, Sllovaki

Lukas Mandl, Austri

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kaosi me spitalet periferike/ Nuk mund të pranojnë pacientë Covid

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reagur lidhur me situtën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.

Shehu shhkruan se kaosi i krijuar në spitalet perfierike është një i dështimit të qevrisë me menaxhimin e e situatës.

Zyrtarisht sipas Kryeministrit e Qeverise ne 3D spitalet periferike nuk kane, nuk mund te shtrojne e nuk duhet te pranojne paciente Covid!

Praktikisht jane shume te tille te pa deklaruar, te shtruar e nen mjekim aty, kjo si pasoje e domosdoshmerise reale per ndihme mjekesore ndaj qytetareve, ne kushtet e perhapjes kaq te gjere te epidemise!

Pra megjithese kjo Qeveri virtuale thote “Jo”, tashme ky eshte bere nje fakt real si pasoje e nevojave te te semureve, gje qe ne e kemi kerkuar prej muajit Shkurt.

Une dua te pershendes spitalet e stafet e tyre per kete inisiative ne sherbim te qytetareve ne nevoje!

Ashtu sic dua te denoncoj perseri absurditetin menaxhues qeverises, qe vetem ne 3D i mban keto spitale jashte perpjekjeve anti Civid, duke demtuar rende keshtu rregullat epidemiologjike, shendetin e te semureve e eficiencen.

Veprime te tilla nga pa aftesia, hezitimi per te permbushur kerkesat e opozites, apo dicka tjeter, do te thote te lihen ngjarjet ne rjedhje te lire:

—Sepse mungon organizimi, qe duhet te kete cdo spital per te pritur paciente Covid, qofte ne baze te protokolleve, qofte dhe me permiresime te domosdoshme strukturale, qe duhet te ishin realizuar muaj me pare. Nqs dikush mendon se mund te krijoje nje Triazh me nje cader lecke, gabon rende!

—Sepse mungojne keshtu medikamentet e metodat specifike mjekuese per trajtimin e atyre pacienteve, duke i detyruar ata t’i sigurojne privatisht.

—Sepse mungon ristrukturimi e gadishmeria e ambjenteve laboratorike, imazherike e deri te Terapive Intensive, qe perseri duhej te ishin ne eficience.

Pra pasojat e ketij keq menaxhimi apo dhe te kesaj loje te qellimeshme te Qeverise si “struci” per te “mos pare” realitetin, vecse thellon pasojat e renda te krijuara nga kjo amulli prej muajsh.

Tashti duhen ide te qarta, transparence, pergjegjeshmeri, veprime energjike e gjithe perfshirese ndaj te gjithe sistemit tone shendetesor, ndryshe e nesermja do te jete edhe me e “Zeze”!/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Humor patriotik!”/ Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Publikuar

-

Nga

“Humor patriotik!”/ Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka zgjedhur të urojë ditën e Pavarsisë me ‘humor patriotik’.

Ndryshe nga herët e tjerë, Dasho nuk është fokusuar tek shëndeti, por largimi i shqiptarëve nga vendi.

Në reagimin e tij në rrjetet social, Dasho shkruan se ndryshimi mes Edi Ramës dhe Skënderbeut, ësht se shqiptarët ikën nga vendi kur ky i fundit vdiq, ndërsa me Edi Ramën ikin teksa është gjallë.

“Nga ndryshon Edi Rama nga Skënderbeu?

Shqiptarët ikën nga vendi kur Skënderbeu vdiq, sot ikin me Edi Ramën gjallë…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Publikuar

-

Nga

Tre Ministrat e Jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Tre Ministrat e Jashtëm të rajonit, Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në njoftimin për media, të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të trija vendeve në rajon.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  “Nuk qeveriset me batuta”/ Basha i “përvishet” Ramës

LEXO EDHE:  Batutat Rama-Berisha në parlament

Të tre kryediplomatët thuhet se janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë./rel

LEXO TE PLOTE