Connect with Us

“Mos fut hundët në punët e ekspertëve”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës: Shiko punën që ke

Politikë

“Mos fut hundët në punët e ekspertëve”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës: Shiko punën që ke

Publikuar

-

“Kjo është komedia e një marrëzie”/ Rama i përgjigjet Metës: Po bëhesh gazi i botës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra thirrjes së presidenitit Meta për rishikimin e masave ndaj Covid.

Rama thotë se Meta nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore.

Kryeministri thekson se rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe duhet të shmanget me çdo kusht një mbyllje të re.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, shkruan Rama në një postim në Twitter./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paradoksi/ Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, ndërsa Basha për fshehjen e viktimave

Publikuar

-

Nga

Paradoksi / Kryemadhi akuzoi qeverinë për rritjen numrit të vdekjeve për panik, Basha e akuzon për fshehjen e viktimave

Opozita shqiptare vijon të jetë mjaft kontradiktore sa i takon qëndrimeve të saj në raport me masat e ndërmarra nga qeveria për përballimin e koronavirusit. Teksa Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së enjtes se qeveria ka fshehur qindra të vdekur me covid-19, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, disa muaj më parë akuzonte qeverinë se ka shtuar numrin e të vdekurve, për të ngjallur panik dhe justifikuar masat kufizuese.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi, deklaronte se të moshuarit kanë vdekur për shkaqe të tjera, por qeveria i ka shpallur si të vdekur nga COVID-19. Pra, në varësi të interesave politike, opozita një herë akuzon qeverinë se i fsheh dhe ul numrin e vdekjeve me covid dhe një herë se i rrit numrat.

Në 5 maj 2020, Monika Kryemadhi deklaronte se “Edhe për ato persona që janë të vdekur ne nuk themi nëse kanë sëmundje të tjera shoqëruese apo jo. Ne nuk themi se sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera. Këta që ne i konsiderojmë të sëmurë me covid, a kanë vdekur nga covid apo kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe covid ka qenë një shkak tjetër anësor. Kjo ka pas ka një ristrukturim të strukturave të ekonomisë globale, por ne si Shqipëri, pavarësisht se liderin e kemi suprem, një pikë në oqean jemi. Një nga gabimet që ka bërë qeveria ka qenë vendosja e panikut dhe e terrorit psikologjik tek qytetarëve…. Struktura e vdekjes. Nuk duam numra. Arsyeja pse ka vdekur. Cila është arsyeja mjekësore e këtij personi që ka vdekur? Të paktën për periudhën e karantinës. Mua para ca vitesh mua më ka vdekur daja im nga gripi. Mos u merrni me numrin e të vdekurave. Djalli takoi Zotin dhe i tha që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë. Kur e pyet Zoti pse vdiqën 400 mijë, ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Frika dhe paniku është një gabim shumë i madh”.

Gjashtë muaj më vonë, Lulzim Basha pretendon të kundërtën. Basha pretendon se për periudhën mars-tetor 2020 janë raportuar 509 vdekje nga covid, ndërsa sipas tij, janë 923 viktima nga covid-19.

LEXO EDHE:  Turizmi patriotik ia doli

LEXO EDHE:  Video-Meta harron koronavirusin/ Ja merr valles në Zall Dardhë

“Që ky është fakt ne e kemi bërë edhe objekt bisedash. Normalisht Prokuroria duhet të vinte t’i merrte këto letra sonte këtu. Ne kemi edhe listat me emrat e plota. Me emra dhe mbiemra nga morgu”, tha Basha.

Ndërkaq, propaganda e opozitës është karakterizuar nga paradokse që në fillim të pandemisë, duke lëkundur besueshmërinë dhe seriozitetin e PD-LSI-së.

Në 23 shkurt 2020, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi ashpër kudër mbylljes së një shkolle për dy javë nga frika e koronavirusit, duke e konsideruar jetë veprim sipas përhapje paniku. Ndërkaq, pas mitingut që organizoi Presidenti Ilir Meta në 2 mars para Presidencën, PD-LSI akuzuan qeverinë se po vonohej me marrjen e masave mbrojtëse.

Gjashtë javë më vonë, opozita ndryshoi ‘pllakën;, duke thënë se masat ishin të ashpra dhe të pajustifikueshme. Madje, në 21 prill 2020, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, duke kundërshtuar zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deklaronte se “shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë”.

Ndërkaq, në 3 maj 2020, Partia Demokratike deklaronte se piku i covid-19 kishte kaluar. “Qeveria, përtej çdo arsyetimi të logjikshëm, vazhdon të mbajë spitalet mbyllur për qytetarët. Kjo situatë është e pandryshueshme, megjithëse shifrat e prodhuara nga vetë qeveria, tregojnë se piku ka kaluar”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD. Faktet tregojnë së qëndrimet e opozitës nuk kanë lidhje me realitetin dhe shqetësimin për pasojat e covid, por me llogaritë e saj politike./Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fshehja e numrit të vdekjeve/ PD: Prokuroria dhe SPAK mos rrinë duarkryq

Publikuar

-

Nga

Fshehja e numrit të vdekjeve/ PD: Prokuroria dhe SPAKm os rrinë duarkryq

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se që nga dita e enjte, kur kryetari i Partisë Demokratike denoncoi në emisionin “Opinion” shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID, Prokuroria nuk ka njoftuar asnjë veprim nga ana e saj.

Sipas Spahisë, numri i vdekjeve nga COVID, sipas dokumentacionit që bëri publik Basha është shumë më i lartë se ai i bërë publik nga qeveria në komunikatat e përditshme.

“Fshehja e numrit të vdekjeve dhe dhënia e informacioneve të rreme për publikun nga ana e institucioneve shtetërore është kriminale dhe duhet të hetohet. Qytetarët presin nga prokuroria të mos heshtë. Heshtja 48 orëshe e Prokurorisë shton dyshimet se qeveria po bën gjithçka për të manipuluar të vërtetën. I bëjmë thirrje edhe një herë Prokurorisë dhe SPAK që të mos rrinë duarkryq dhe të lejojnë zhdukjen e provave, por të nisin urgjentisht hetimin. Kjo është e vetmja mënyrë që e vërteta të mos fshihet, të bëhet publike për qytetarët dhe përgjegjësit të japin llogari përpara ligjit” u shpreh Spahia në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, është e turpshme përpjekja e Edi Ramës për t’ju shmangur përgjegjësisë.

LEXO EDHE:  Rama: Te zemeruarit me Kombetaren, nuk jane te ftuar te ndjekin ndeshjen me Armenine

LEXO EDHE:  Rama: Te zemeruarit me Kombetaren, nuk jane te ftuar te ndjekin ndeshjen me Armenine

“Partia Demokratike cmon lart punën dhe sakrificat që po bëjnë mjekët dhe infermierët gjatë kësaj pandemie të tmerrshme, dhe dënon përpjekjet e Edi Ramës për të keqpërdorur politikisht kontributin e tyre të jashtëzakonshëm me qëllimin e ulët të fshehjes së të vërtetës për dështimin e tij”, përfundoi Spahia.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Saga e masakrës së Krushës/ Balla i drejton disa pyetje Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla insiston që Lulzim Basha të sqarojë rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentat e hetimit të luftëtarëve të UÇK.

Nëpërmjet një postiminë rrjetet sociale, Balla shkruan se pavarsisht se dëshmitarët e masakrave kundër Kosovës drejtojnë gishtin ndaj Bashës, ky i fundit vijon të t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer.

Balla më tej përsërit dhe një herë se nëse kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka asgjë për të fshehur, të nxjerrë letrat.

“Si ka mundësi që dëshmitarë të masakrave dhe luftëtarë të betejave për liri në Kosovë, drejtojnë gishtin me referenca kohore dhe dëshmi ndaj Lulezim Bashës dhe ky vazhdon t’i fshihet përgjegjësisë morale e publike, duke gënjyer?

Pse mundohet ta fshehë Lulezim Basha rolin dhe veprimet e tij si Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë gjatë vitit 1999?

Pse nuk sqaron rolin, detyrat funksionale, pjesëmarrjen dhe firmën e tij mbi dokumentat e hetimit të luftëtarëve të UÇK, pse jo dhe përfitimet financiare si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) gjatë viteve 2000-2004?

Nëse Lulezim Basha realisht nuk ka gjë për të fshehur, atëherë të nxjerrë letrat.

Kujtojmë se një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë Përgjegjës Operacional në Zyrën e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish‐Jugosllavi në Tiranë”, shkruan Balla në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE