LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë”/ Modelja e famshme flet për herë të parë pas humbjes së fëmijës

28 Tetor 2020, 12:49, Lifestyle CNA
“Mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë”/ Modelja e

John Legend preku zemrat e të gjithëve teksa u ngjit në skenë në “Billboard Music Awards” vetëm pak ditë pas humbjes së fëmijës së tij të tretë.

Këngëtari i hitit “All of me” para se të performonte në skenë u shpreh se këngë që do të këndonte ishte një dedikim për bashkëshorten e tij, Chrissy Teigen.

Pas performancës ka postuar disa statuse në rrjetet sociale që janë shpërndarë edhe nga Chrissy në Instagram, e cila shkroi asokohe: ?Po qëndrojmë në heshtje, por jemi mirë. Ju dua të gjithëve!? Ky ishte reagimi i parë i saj pas ngjarjes tragjike. Së fundmi, ka folur gjerë e gjatë rreth kësaj ngjarjeje tragjike, duke e përkufizuar si më të vështirën në jetën e saj.

Unë nuk kisha ide kur do të isha gati të shkruaj këtë. Një pjesë e imja mendoi se do të ishte herët, kur unë ende ndjeja vërtet dhimbjen e asaj që ndodhi. Mendova se do të ulesha në cep të dhomës time të gjumit me dritat e errëta, thjesht duke u menduar. Do të kisha një gotë verë të kuqe, komode me batanije dhe më në fund do të kisha shansin të adresoja çfarë ka ndodhur”, u shpreh ajo.

Ndërsa momentin tragjik, ajo e përshkruan kështu: “Pas disa netëve në spital, mjeku më tha se ishte koha për t?i thënë lamtumirë. Ai thjesht nuk do të mbijetonte dhe nëse do këmbëngulnim më shumë, as unë nuk do të mbijetoja. Më thanë që do t?i jepja lamtumirën në mëngjes. Qava pak në fillim, pastaj shpërtheva në lot, mezi merrja frymë nga trishtimi i thellë. M?u vendos oksigjeni në hundë dhe gojë dhe atje u realizua fotoja e parë që patë.”/ CNA.al

Lajmet e fundit nga