LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merret vendimi/ Nga e hëna, Gjermania rifutet në karantinë

28 Tetor 2020, 14:19, Kosova & Bota CNA
Merret vendimi/ Nga e hëna, Gjermania rifutet në karantinë

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.

Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Sipas Bild, karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor.

Masat erdhën pas rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve.
Në draftin e paraqitur sot masat të cilat presin edhe miratimin e tyre theksohet se:
o Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura.
o Do të minimizohen kontaktet dhe udhëtimet turistike po ashtu.
o Kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera do të ndalohen.
o Baret do të mbyllen dhe restorantet do të limitohen me shërbime take aëay. Sallonet e masazheve dhe tatove do të ndalen.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga