Connect with Us

Merr flakë magazina me bimë mjekësore/ Tymi mbulon zonën

Kronika

Merr flakë magazina me bimë mjekësore/ Tymi mbulon zonën

Publikuar

-

Merr flakë magazina me bimë mjekësore/ Tymi mbulon zonën

Një magazinë ka marrë flakë pasiten e sotme në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se magazina ishte e mbushur me bimë mjekësore sherebel.

Magazina është në pronësi të shtetasit  Kamber Aliu.

Shkak për rënjen e zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrëfikëse./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentuan për vdekje 60 vjeçarin/ Gjykata e Lezhës lë në burg njëri nga shoferët, tjetri me “arrest shtëpie”

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” dhe “arrest shtëpie” për 2 shoferët që kanë aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës, 60-vjeçarin Gjon Kola, në autostradën Lezhë-Milot pranë fshatit Ishull-Lezhë. Kola ishte duke lëvizur në këmbë pranë hotelit në pronësi të tij kur është përplasur.

Gjykata ka caktruar “arrest me burg” per 22-vjeçarin A.Xh dhe “arrest në shtëpi” për 19-vjeçarin N.D. Teksa lëviznin me automjetet e tyre dy të rinjë kanë përplasur 61-vjeçarin i cili po tentonte të kalonte rrugën, ndersa pritet akti i ekspertimit për zbardhjen e plotë të rrethaneve të aksidentit.

Aksi rrugor Lezhë- Milot është një nga rrugët më problematike që ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Vetëm këtë javë janë regjistruar 4 aksidente me 2 viktima dhe 3 të plagosur./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk respektuan masat anti Covid/ Policia bën namin me gjobat

Publikuar

-

Nga

Nuk respektuan masat anti Covid/ Policia bën namin me gjobat

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid.

LEXO EDHE:  Durrës/ Apartamenti përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  Dëmi 74 milionë lekë/KLSH çon në prokurori ish kryetarin e Komunës Lopës, Tepelenë

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 22 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin D. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Sefer Shima”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Dh. K., ku kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë rreth 100.000 lekë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit për shtetasin E. M. alias A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 33 vjeç, pasi në banesë, në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 19 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin e mitur me iniciale F. T., 15 vjeç, pasi në Unazë të Re, kanë tentuar të vjedhin biçikletën e shtetasit Rr. H.

LEXO EDHE:  Motrat Istrefi i vunë flakën Instagramit/Çfarë surprize na pret?

LEXO EDHE:  Aksidenti në Tepelenë/ Zbulohet identiteti viktimës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. E., 32 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE