Connect with Us

Lançoi sot lëvizjen e re/ Berisha krah Topallit: Thelbi i lirisë është zgjedhja

Politikë

Lançoi sot lëvizjen e re/ Berisha krah Topallit: Thelbi i lirisë është zgjedhja

Publikuar

-

“A do jetë Berisha në listë për deputet?”/ Përgjigjet Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lançimin e “Lëvizjes për Ndryshim” nga Jozefina Topalli dhe për krijimin e disa partive të reja nga të djathtët.

Konkretisht Berisha është pyetur për Topallin, Myslim Murrizin dhe Astrit Patozin, por ish-kryeministri nuk preferoi të japë një koment të gjatë.

Duke përdorur një shprehje që e ka thënë që në vitet ’90, ai deklaroi në “Fax News” se ata janë të lirë të zgjedhin.

LEXO EDHE:  A do e pranojë ftesën e Murrizit?/ Topalli shuan aludimet

Nëse kthehemi në vitin ’90, në vitin ’90 unë pata disa shkrime. Në njërën prej tyre unë jam shprehur se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimit. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem”, theksoi Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr videon/ Tregon si Urgjenca Kombëtare asiston të sëmurët me Covid

Publikuar

-

Nga

Të shumtë janë qytetarët që janë skeptikë për situatat në spitalet Covid, por edhe që kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si trajtohen pacientët e prekur në këto ambiente.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë këto haludime dhe ka postuar në profilin e tij në Facebook një video që tregon punën e përditshme të Urgjencës Kombëtare, që nga marrja e një telefonate, tek momenti kur mjekët shkojnë në banesë dhe asistojnë të sëmurët me Covid 19.

Rama thotë se ky shërbim është shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe gjen rastin t’i falenderojë për punën e tyre.

URGJENCA KOMBËTARE e Shqipërisë është sot një shembëlltyrë e simotrave në Europë dhe vetëm ta mendosh se çfarë do të kishte hequr ky popull, sikur largqoftë Armiku i Padukshëm të na kishte gjetur me autoambulancat rrangalle e me linjat fikse të telefonave të zinj të kohës së qepës, që ishin të vetmet mjete të urgjencës deri 7 vjet më parë, të rrëqethet mishi! #RESPEKT për ekipin fantastik të Urgjencës Kombëtare që në këtë kohë të mallkuar i gjendet pranë popullit 24 orë papushim dhe ka shpëtuar mijëra jetë, nën trysninë e dyfishtë të ofensivës së virusit vrastar e të baltës lehëse të atyre që luftojnë kundër nesh, teksa ne luftojmë me mish e me shpirt me Armikun e Padukshëm ”,- shkruan Rama.

Në video, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se si funksionon njësia e koordinimit, duke shtuar se kanë kapacitete t’i përgjigjeb qytetarëve në cdo cep të Shëqipërisë.

Kemi mjekë dhe infermierë të trajnuar me këtë njësi deri në 6 mijë banorë përballojmë dhe 15 mijë thirrje. Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”, shton Brataj.

LEXO EDHE:  Drejtori i AKM bëri ndërhyrje në ndërtesë/ Nuk hetohet pallati ku humben jetën 7 persona

LEXO EDHE:  Si e ka përndjekur mallkimi familjen e famshme Kenedi në SHBA

Ndërsa sqaroi edhe mënyrën se si Urgjenca Kombëtare komunikon me spitalet Covid për të dërguar një pacient, Brataj e bëri të qartë se në rast përkeqësimi të situatës dhe tejmbushjes së 4 spitaleve Covid, qytetarët do asistohen me çdo mënyrë e në çdo vend siç bën e gjithë bota.

Sapo ra pandemia ne shtuam personel Morëm 10 mjekë dhe infermierë. Në spitale transportohen pacientët duke telefonuar vetëm përmes 127. Se po shkoi me mjetin e vetë do shkojë me dikë tjetër. Pra për të frenuar përhapjen e pandemisë ne shtuam 45 persona shtesë në punë. Me hapjen e Covid 2 pastaj lindi nevoja edhe për transport nga një spital tek tjetri. Ambulancat janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme edhe me respiratorë.

Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek covid 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”,- tha ai./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Publikuar

-

Nga

Nga Sali Berisha/ 28 nëntori 1944, Shqipëria – nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri

Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe siç dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për ç’ka ekzistojnë të gjitha provat, apo me datë 29 nëntor, siç pretendon e majta shqiptare, daten e fallsifikuar nga  Enver Hoxha me urdher te Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para kete feste me daten 28 nentor.

Rendesia e ketij debati qendron ne faktin se Enver Hoxha fallsifikoi edhe kete date, për ta njehsuar kete feste jo me diten e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës se Jugosllavise, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra ai fallsifikoi daten e çlirimit ne menyre qe pas bashkimit te Shqiperise si republike e 7te me Federaten e Jugosllavise te festonin edhe shqiptaret me 29 nentor se bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcen se aty nuk kishin qene por Çlirimin e e vendit.

Mirepo mjerisht, ende sot e kësaj dite, jo pak shqiptarë dhe ne teresi e majta shqiptare qe edhe sot vazhdon te kete si Meke Beogradin  nuk janë ndalur ne nje aspekt tjeter themelor te kesaj date, nuk jane ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nentori i vitit 1944  shënoi jo vetem çlirimin nga një pushtim i huaj por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim te dyfishte, nje tjeter pushtim te huaj dhe nje te brendshem si kurre ndonjehere me pare. Kjo pasi ne fronin e pushtetit ne Tirane u ul nje klike shqiptaroserbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit te pavarur te shqiptareve.

Sot historiane dhe studiues vendas dhe te huaj me botimet e tyre tejet serioze dhe te shumta te bazuara ne mijra dokumenta te arkivave te vendit, te atyre te aleateve te luftes dhe vendeve te tjera, kane rishkruar historine  ne driten e te vertetave historike te pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet te rendesishme kane shkrire si rrezet e diellit brymen, malin e larte te fallsifikimeve te histeriografise hoxhiste.

Prandaj sot bazuar ne te vertetat historike shkencore eshte koha per reflektim te thelle nga çdo shqiptar kudo qe jeton per historine tone ne teresi si dhe ne rastin konkret edhe rreth kesaj date.

Studimet, botimet themelore te ketij çerek shekulli te bazuara ne mijra dokumenta dhe raporte te kohes kane provuar ne menyre shterruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavise, per interesa te serbomadhise, themeluan, me dy qellime kryesore me te derguarit e tyre ne nentor te vitit 1941  ne Tirane, Partine Komuniste  te Shqiperise.

Qellimi i pare dhe me kryesor ishte krijimi i kalit te trojes pra i nje partie dhe levizje jugosllave ne Tirane te drejtuar dhe urdheruar dhe perdorur prej tyre kunder çeshtjes shqiptare. Qellimi i dyte ishte qe ne zbatim te porosive te Kominternit, pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo force dhe kjo levizje shqiptaro serbe te mobilizonte shqiptaret ne lufte kunder pushtuesve.

Ne kete kontekst, komunistet serbo malazez  shkruan programin e kesaj partie, pa ju referuar as dhe nje here te vetme Kosoves dhe çeshtjes shqiptare, vune ne krye te saj Miladin Popoviçin dhe emeruan rreth tij Enver Hoxhen dhe vasalet e tjere. Pra perfaqesuesit serbomalazez te Partise Komuniste te Jugosllavise(PKJ), siç pohon dhe vet Tito, themeluan, udhehoqen dhe urdheruan Partine Komuniste te Shqiperise(PKSH)dhe njesite e saj partizane gjate gjithe luftes si parti dhe levizje jugosllave.

PKJ, me kalin e saj te trojes PKSH, arriti me sukses te bllokoje bashkimin e shqiptareve ne Shqiperi dhe bashkimin e kombit shqiptar ne teresi ne luften kunder pushtuesve.

Ata me ndihmen direkte te PKSH dhe Enver Hoxhes dhe shqiptareve me origjine nga Kosova si Fadil Hoxha etj, qe u derguan aty me mision, arriten te vendosin Kosoven nen vartesine e PKJ pavaresisht se Mbreteria e sllaveve te jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin.

Tito dhe PKJ, nepermjet levizjes se tyre jugosllave qe themeluan ne Tirane, realizuan sa me siper duke perjashtuar teresisht çeshtjen kombetare nga programi i PKSH.

Po keshtu ata imponuan anullimin e menjehershem te Marrveveshjes se Mukjes, injorimin dhe asgjesimin e Marreveshjes se Bujanit dhe urdheruan dergimin e brigadave dhe divisioneve partizane te Shqiperise ne Kosove ne preteksitin e çlirimit nga gjermanet  por ne fakt si pararoje e pushtimit te saj nga divizionet serbo malazeze  dhe vendosjes te saj ne administrim ushtarak nga Tito.

Krahas ketyre, historianet dhe studiuesit kane faktuar me dokumenta te pakundershtueshme se: udheheqesit jugosllave dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943, luften e shqiptareve kunder pushtuesve e degraduan  ne nje lufte kryesisht vellavrasese civile dhe se PKSH, siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udheheqja e tjeter e kesaj partie ne plenumin e dyte te Beratit, zbatoi gjate luftes  nje vije politike terroriste, pra veproi si nje organizate terroriste duke kryer ne dhjetra e qindra raste akte te mirefillta terroriste.

Studimet e dekadave te fundit te bazuara ne dokumenta te panumerta kane provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre te tjere shqiptare ne krye te ushtrise partizane te Shqiperise kryen gjate luftes kunder pushtuesve, genocid dhe krime te renda kunder njerezimit ndaj shqiptareve.

Kjo klike terroriste dhunoi ne qindra e qindra raste konventat nderkombetare te Gjeneves, Hages per mbrojtjen e popullates civile, roberve te luftes, te semureve dhe te plagosurve te luftes etj etj.

E verteta te detyron, prandaj sot eshte ne interes te çdo shqiptari, te raportit te tij me te verteten historike te kombit te shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?

Ne perpjekjen per nje pergjigje objektive te kesaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe ketu nuk e kam fjalen per daten 28 apo 29 por per çlirimin si te tille është një medalje me dy faqe.

Në njërën anë, është e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam pasi gjermanet ne humbje e siper te luftes u terhoqen nga Shqiperia dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore të renditur në anën e aleatëve fitimtar.

Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre,  gjate luftes mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejte te historise. Nderimi per ata qe flijuan jeten per idealet e lirise do mbetet i perjetshem.

Gjaku dhe sakrifica e tyre qendron ne themel te lirise tone kombetare. Sikunder i tille do mbetet nderimi edhe per te gjitha ata qe luftuan kunder pushtuesve per lirine kombetare dhe nuk u suallen gjate luftes si kaine ndaj vellezerve te tyre, nuk kryen akte terroriste,genocide dhe krime kunder njerezimit.

Ndersa keta te fundit per krimet e tyre kane perfunduar aty ku dhe e kane vendin, si xhelate te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historise.

Dua te shtoj ketu se keto te vërtetë historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe fallsifikimet monstruoze te luftes nga historianët  hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfyrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj.

Keto te verteta per luften partizane  nuk mund te mohohen as nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe udheheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjate luftes dhe per te cilat meriton çdo denim, madje nuk mund te mohohen as dhe  nga karakteri vellavrases dhe civil qe dominoi kete lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij per qellime te pushtetit personal dhe i urdheruar nga padronet e tij serb i dhane asaj pas shkelmimit nga ai te Marreveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.

Ne idene e saj lufta kunder pushtuesve ishte nje lufte e drejte.

Aleatet angloamerikane kishin njohur, vleresuar dhe mbeshtetur, financuar dhe furnizuar me arme uniforma, ushqime, specialiste ushtrine partizane.

Qeverite e tyre kishin pershendetur qe ne fillim  luften e shqiptareve kunder pushtuesve.

Ne menyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesite me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftes ne Shqiperi dhe kjo jo per shkak te mbeshtetjes se tyre te gjere ne popull. Por para se gjithash per shkak te dobsive te pamohueshme te nacionalisteve shqiptar.

Eshte i drejte dhe plotesisht i justifikuar dhe mendoj une i detyrueshem denimi me ashpersi i te gjitha qendrimeve cnjerezore antikombetare i klikes serboshqiptare qe udhehoqi luften parizane. Por eshte tejet i gabuar mohimi i luftes, i gjakut te derdhur dhe sakrifcave te medha qe partizanet bene per liri.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se renditja  ne anen e drejte te luftes se Dyte Boterore pati nje rendesi te vecante per Shqiperine.

Kjo jo vetem per dinjitetin kombetar te shqiptareve por edhe per faktin se megjthe mbeshtetjen qe aleatet i kishin dhene luftes se popullit shqiptar kunder pushtuesve, ata qe ne krye te heres kishin lene te hapur, dhe ketu me sa duket nen ndikimin e Greqise, ceshtjen e percaktimit te kufijve te Shqiperise.

Sipas tyre kufijte e Shqiperise  do te caktoheshin pas luftes ne konferencen e Paqes. Ketu qendron me shume se ne çdo drejtim tjeter dhe rendesia e pamohueshme e renditjes se Shqiperise ne anen e aleatve.

Pasi renditja ne anen e kundert edhe mund te shoqerohej me ndeshkime te renda si pale e humbur. Por çeshtja e vendosjes se kufijve te Shqiperise ne Konferencen e Paqes mbartte ne vete mundesine e bashkimit e Kosoves dhe te trojeve te tjera shqiptare me Shqiperine,  natyrisht kjo ne rastse shqiptaret do luftonin te  bashkuar kunder pushtuesve nazifashist siç vendosen edhe me ndermjetesimin e aleateve britanik ne Mukje.

-Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes se dates se 28 nentorit 1944 pra dates se çlirimit eshte  se kjo datë ne te vertet nuk do të shenonte çlirimin e vërtetë të shqiptareve dhe Shqipërisë, por vetem do të shenonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vet ezkistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen e diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshem më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre. Keshtu qe kjo dite e nentorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullise kombetare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis, eshte dita e vendosjes se nje pushtimi te zi dhe nje annus horribilis per shqiptaret.

Ketu me poshte do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb, jugosllav pas 28 nentorit te vitit 1944 ne Shqiperi.

Zevendesimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën  Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombetare, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyre në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.

At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan ne kryevepren e tij “Rrno vetem me tregue” se: me daten 29 nentor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partisan me flamurin jugosllav.

Pra ne qytetin e perjetshem te shqiptareve valvitej flamuri i pushtuesve te rinj si deshmi tragjike e zevendesimit te pushtueseve. Flamuri i pushtuesit qe iku u zevendesua jo me flamurin kombetar por me flamurin e pushtuesit te rinj.

LEXO EDHE:  Lista e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit/ Rama ftesë qytetarëve: Aplikoni online, ja si të bëheni deputetë të PS!

LEXO EDHE:  Rama sulmon mjekun Mezini/ Trajner futbolli i pavlerësuar, jep mend kot

Keshtu, me 28 nentor te vitit 1994 shqiptaret festuan çlirimin, lirine te mashtruar si kurre me pare ne historine e tyre dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pikerisht kete date ata hyne ne nje pushtim te ri.

Me sakte ata brohoriten ate dite nje klike  shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxhen qe u instalua ne pushtet me projektin makaber te asgjesimit te lirise se tyre kombetare, pavaresise se Shqiperise dhe aneksimin e saj si republike e 7te ne federaten e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet, armiqte shekullor te kombit shqiptar.

Pas kesaj dite, pra 28 nentorit 1944 instalimit ne Tirane te klikes shqiptaro serbe te Enver Hoxhes, vendosjes se veriut te Shqiperise dhe me pas edhe Kosoves nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë.

Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por ne nje fare menyre dhe ne veriun e Shqiperise dhe manu militari do te zhduknin çdo pengese në rrugën e rianeksimit të plotë të Kosoves si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe per asgjësimin e pavarësisë se Shqiperise dhe bashkimiin e e kesaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.

Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit te kalit te trojes ne Tirane,injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartesi te PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të ketyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të mirrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Fedeates se Jugosllavise.

Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur qe te “gllabronin Shqipërinë”. Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare perfaqesuesit e Kosoves dhe ne kundershtim me ate qe kishte premtuar, Kosoven e la si krahine te Serbise.

Ne kete konference Tito shpalli ne leter Republiken Federative te Jugosllaves dhe  njësitë apo republiklat e saj. Ai ne kete dokument kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetkuptuar, para së gjithash, atë.

Keshtu qe pas dates 28 nentor 1944, jo rastesisht por ne funksion te zbatimt te projektit te aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos , në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti, qeveri, ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit. Jugosllavizimi me shpejtesi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqerise shqiptare ishte misioni i tyre me kryesor. Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit te tyre famezi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njelloj si ne Kosove, i pavarur dhe me autoritet të plotë mbi  qytetarët shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra  shqiptarë, të cilët  ky sherbim i konsideronte anti-jugosllavë. Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve. Traktatin rrufeshem e firmosi vetë Marshalli Tito.

Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive

Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist  në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”.

Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën  nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suiten  e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e e saj , ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.

Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm te PKSH Mareshallin  Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipëisë me Federatën Jugosllave. Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sygjeruar ….. një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sygjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë” dhe lidhur me kete çeshtje  Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.

Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.

Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.

Keto te dhena deshmojne ne menyre te pakundershtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare  ne teresi qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sotem e mbajne per arsye te mirefillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojne gjithnje me shume se çdo feste tjeter eshte njekohesisht per kombin shqiptar nje dite me hipoteke te zeze, madje me te zezen ne kalendarin e shtetit shqiptar.

Kjo dite shenon largimin, terheqjen e gjermanit te fundit nga Shqipria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptareve nga serbet, armiqte e tyre shekullor.

Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin perballur me dhjetra e dhjetra here. Nga mesi i viteve 1800 e ketej serbet i kishin fituar ne teresi te gjitha luftrat kunder shqiptareve, kishin dale ne Durres dhe pushtuar shumicen e territoreve te tona, kishin kryer genocide dhe masakrat me te tmerrshme ndaj nesh.

Por ne te gjitha keto luftra serbet kishin patur ndihmen politike, ushtarake, financiare te perendorive me te medha te kohes perveç Austro Hungarise. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar, fitoren e 28 nentorit te vitit 1994 serbet e arriten jo me mbeshtetjen dhe nderhyrjen direkte ne anen e tyre te fuqive te medha por e realizuan nepermjet shqiptareve, levizjes  jugosllave qe themeluan dhe udhehoqen ne Shqiperi dhe Kosove me  Enver Hoxhen dhe veglat e tyre.

Tragjike eshte se sot pas 76 vitesh, e majta shqiptare ne Shqiperi, me ne krye argatin e beogradit Edi Ramen megjithese ish pushtuesit e asaj kohe jane miqte dhe partneret tane strategjik, mban si kryefeste te saj diten e largimit te gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe diten pare te  pushtimit serb dhe kjo vetem si trashegimi te eterve barbare, mizore e tradhtar.

Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptareve se ai ka mik dhe eshte krenar me miqesine me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç, qe vetem dy vjet me pare gjate vizites ne Veriun e Kosoves, ish Geobelsi i Millosheviçit do te betohej se Serbia do te behet me e madhe, vetkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore te tjera te Kosoves.

Tragjike eshte se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosoves, argate te Beogradit ne Prishtine, njelloj si dikur Miladinet, Dushanet, Fadil Hoxhet muaren ne duar dhe tundin ne Kosove dhe ne bote flamurin e zi te Serbise se Madhe.

Ne kete shkrim une u ndala vetem ne njerin aspekt tragjik qe mbarte ne vehte ajo qe festohet si dite çlirimi dhe jo ne aspektin e saj me katastrofal, si dite e pare e vendosjes se diktatures me barabare te te gjitha kohrave ne  Shqiperi, diktatures hoxhiste. sb

ps: ky artikull ribotohet per shkak te aktualitetit/CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha kap mat Ramën/ Ngatëroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën

Publikuar

-

Nga

Berisha kap mat Ramën/ Ngatëroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën

Gafa e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama i cili ngëtërroi vargjet e Shilerit me Qemal Stafën ka rikthyer ironitë në rrjetet sociale.

Ish kryeministri Sali Berisha ka kapur mat Ramës, ku shprehet mes ironisë që fajin e ka Qemal Stafa që ka cituar veprat e Shilerin dhe jo të kryeminsitrit.

Përmes një postimi në rrjetin social Favebook, Berisha shkruan se për njeriun primitiv përgjegjësia nuk ekziston.

“Fajn e ka Qemal Stafa!

Miq, injoranti apo kallam mendimtari

 (i Sartrit) ka si kulture palcore gallatat dhe batutat e filmave te socrealizmit te Kinostudios Shqiperia e Re.

Sa here perpiqet te dale jashte tyre citon terroriste per profetin Muhamet apo Shekspirin per Haxhi Qamilin.

Po keshtu sa here i shperthejne gafat e injorances ai thote se nuk ka gisht vete ne ate gafe.

Keshtu, kur paraqiti terrorin e policise algjeriane ndaj protestuesve si terror te policise spanjolle, ai fajesoj per skandalin diplomatik qytetarin tim dixhital.

Kurse dje per ndeshkimin politik te Vetonit fajin e kishte Gjici sepse kishte zbatuar urdherin e tij.

Ne kete llogjike sot per postimin e vargjeve te Shilerit si vargje te Qemal Stafes ne FB e tij natyrisht nuk sherben ndjesa e Gjicit as dhe fajin e ka Vali Bizhga. Por perseri Kallam mendimtari nuk ka dhe nuk mund te kete faj.

Kesaj radhe fajin edhe pas afro tete dekadash i vdekur e ka vet Qemali, i cili ka cituar Shilerin dhe jo Edvini qe si fond te arte kulturor ka batutat dhe gallatat e filmave te socrealizmit te Kinostudios Shqiperia e Re.

Per njeriun primitiv pergjegjesia nuk ekziston. sb”, shkruan Berisha./CNA.al.

LEXO TE PLOTE