Connect with Us

Kryengritja e Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Politikë

Kryengritja e Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Publikuar

-

Kryengritja Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Dega e Partisë Demokratike në Fier ka nisur një kryengritje ndaj vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, i cili la jashtë listave të kandidatëve kreun e kësaj dege Luan Baçin.

Dega e PD-së së Fierit i ka dërguar një letër kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, ku i përmend se puna e Baçit solli që në zgjedhjet e vitit 2017, Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar.

Demokratët e Fierit shpehin pakënaqësinë nga Komisoni i Vlerësimit, teksa theksojnë se janë gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion.

Ata theksojnë se nëse Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, do të mbeten të zhgënjyer dhe në dilemë të vazhdimësisë së tyre.

PD e Fierit kërkon një takim me Bashën dhe gjithashtu kërkon që Baçi të mbetet kryetar i kësaj dege.

Letra e plotë:

I nderuar z kryetar ,sot më datë 25.10.2020 Kryesia e Degës së Partisë Demokratike Fier, u mblodh në një mbledhje te kërkuar nga nënkryetarët  dhe sekretataret funksional te kësaj Dege. Kjo mbledhje u kërkua pasi një numër i madh i anëtarëve, sekretarëve dhe kryetarëve të seksioneve, nëpërmjet takimeve direkt dhe telefonatave kërkonin sqarime dhe ishin te shqetesuar në lidhje me situatën e krijuar.

Problematika ka lindur që në kohën kur erdhi Lista e Kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit , për t’u votuar në anëtarësi. Anëtarësia pati kontestime te shumta në lidhje me disa emra të cilët nuk ishin pjesë aktive e strukturave të PD-s në këto vite, madje kane qene nga ata qe ironizonin strukturat kur organizonin protestat dhe shanin çdo dite drejtimin e PD ne  opozite.

Por kur nëpërmjet medias mësuan faktin se Kryetari i Degës ishte lënë në pritje, ata kanë kërkuar me insistim sqarim nga nënkryetarët e Degës dhe sekretaret funksional, të cilët mblodhën Kryesinë e Degës për të rrahur mendimet për vazhdimësinë e punës.

Kryengritja Fierit: Luan, Luan ti je gjallë

Dega e Fierit që nga viti 2013 u ristrukturua, si në përbërje dhe formë. Ka qenë Dega e parë e cila organizoi partinë në qelizë , duke rritur përfaqësimin e anëtarësisë në struktura drejtuese dhe menaxhuese. Nga Grupseksione të cilat mbulonin një numër të madh seksionesh , ne kaluam në Grupseksione më të vogla në bazë lagjesh, të cilat krijonin një lidhje më të mirë midis anëtarësisë dhe qytetarëve. Kjo siguroi pjesmarrje me te madhe dhe krijoi hapsira per gjitheperfshirje duke hyre ne drejtim kushdo qe kishte deshire per te kontribuar.  Ky organizim bëri që në zgjedhjet e vitit 2015 në drejtimin e Kryetarit të Degës Fier, të arrihej një rezultat shumë më pozitiv sesa nga zgjedhjet e mëparshme.

Puna e vazhdueshme e Kryetarit të Degës dhe strukturave të PD-s solli që në zgjedhjet e vitit 2017 , Dega e Fierit të ishte një nga më të mirat në rang kombëtar, pasi shumë degë të tjera patën ulje në rezultatet e tyre, Fieri pati një ngritje cilësore.

Jo vetëm fushatat por të gjitha aksionet politike që janë zhvilluar si në rang lokal apo edhe atë kombëtar Dega e Fierit ka qenë kompakte dhe e konsoliduar ka qene aktive dhe me numer te madh pjesmarresish, duke perballuar dhe nga ana financiare çdo gje vet ne si dege, kjo fal përpjekjeve dhe punës së Kryetarit të    deges dhe mbeshtetjes qe ai ka pasur nga ju.z kryetare. Gje qe kryetari i deges na i konfirmonte ne çdo takim qe ne benim duke na sjelle falenderime nga ana juaj

Në këtë takim të Kryesisë u diskutua rreth situatës që është përballur Dega e Fierit. Nëpërmjet medias jemi bërë me dije në lidhje me opinionin e Komisionit të Verifikimit të Figurave të cilat kanë dhene opinion per lenie në pritje Kryetarin e Degës tonë z.Luan Baçi.

Në respekt të punës së këtij Komisioni, pa paragjykuar opinionet e tyre, pavaresisht se per hire te se vertetes as na njohin dhe as I njohim, ne si Kryesi e Degës PD-së Fier, jemi gjendur të shokuar dhe pa fjalë në lidhje me këtë opinion Jemi të paqartë sesi ka ndodhur kjo  dhe cilat kanë qenë kriteret për të cilat komisioni ka dal me këtë opinion.

Gjatë gjithë këtyre viteve opozitë nga viti 2013 deri më sot Dega e PD-së Fier ka qenë një nga Degët më aktive, kjo e konfirmuar edhe nga ana Juaj Z.kryetar Në të gjithë angazhimin tonë politik të këtyre viteve, frymëzuese ka qenë puna e palodhur e Kryetarit tonë z.Luan Baçi.

LEXO EDHE:  Sondazhi pas tërmetit/ Rriten PS-PD, firon ndjeshëm LSI

Basha: Para dy ditësh qeveria i pagoi 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit

Në takimet që kemi zhvilluar së bashku me Ju nuk mund të harrojmë një thënien Tuaj qe atehere na mbushi me shume besim dhe na gezoi pa mase: “Kontratën ju e keni me kryetarin tuaj Luanin, kurse Luani kontratën e ka me mua”, kjo thënie ishte në kontekstin e vazhdimësisë së punës tonë edhe pas fitores së madhe të Partisë tonë.

Në këto kushte kur bëhemi me dije se kryetari ynë z.Luan Baçi nuk konfirmohet nga Komisioni i  Vlerësimit, ne mbetemi të zhgënjyer dhe në dilem të vazhdimësisë tonë.

Në procesin e nxjerrjes së kandidaturave, në çdo seksion dhe grupseksion figura e z.Luan Baçi është përmendur si  figura më e  spikatur dhe e pa konkurueshme, ku çdo anëtarë i Degës tonë e gjente veten të përfaqësuar në këtë kandidaturë.

Po kështu dhe gjatë procesit model të votimit që është bërë në Degën tonë , z.Luan Baçi ka marrë numrin më të vogël të kontestimeve,e pa perfillshme ne raport me pjesmarrjen, por duke pasur parasysh edhe faktin qe qenja ne drejtim prej shume vitesh krijon edhe problematika,  fakt që tregon se figura e këtij kandidati është me e perkrahura në anëtarësinë e Degës së Fierit.

Kryetari i deges tone eshte zgjedhur dy here me vote plebishitare dhe kjo tregon mbeshtetjen qe ne I kemi dhene dhe besimin qe kemi te ai

Kryesia e Degës e ndodhur përpara gjithë këtyre pikëpyetjeve në lidhje me këtë qëndrim të Komisionit, opinioni i të cilit ka cënuar jo vetëm integritetin e figurës së Kryetarit të Degës por ka cënuar dhe punën, angazhimin tonë të të gjithë këtyre viteve opozitë, mendojmë se një takim me Ju do të ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar rradhët e PD-së Dega Fier.

Ju lutemi na mundesoni nje  takim me Kryesinë e Degës ose nje perfaqesi e vogel e jona ,ose sit a mendoni ju z kryetare për te na qartesuar situaten dhe te na mbushni me me shume besim per betejat qe na presin

Ne do tju luteshim duke marre parasysh faktin qe jemi pothuaj ne prage fushate dhe gjerat jane shume te brishta qe kryetari i deges te vazhdoj te drejtoj degen siç e kemi drejtuar suksesshme gjate shume viteve, deri ne daljen e listes perfundimtare te kandidateve te Qarkut Fier ku ne ta kemi si perfaqsues tonin.ne vendin qe meritojme kjo sipas edhe asaj qe ju na keni vleresuar.

Kjo do te na gezoje  dhe do te na mbush me besim Z Kryetar dhe ju garantojme se dega jone eshte shume kompakte, me 49 kryetar grup seksionesh, me 49 sekretar grup seksiones me nje bord keshillimor model, me antaresi aktive dhe drejtues seksionesh te sakt me mbeshtetjen tuaj do te arrijme rezultat qe as nuk eshte menduar ndonjeher ne Fier

Kryetari i deges z Baçi per hire te se vertetes na beri me dije dhe na qartesoi se keni thirrur ne takim dhe situata eshte e sqaruar, komisioni ka vepruar jashte kompetencave eshte opinion pa argumenta dhe se kjo çeshtje do te trajtohet ne kryesine e PDSH dhe nga ju Z Kryetar dhe do te marre zgjidhje perfundimtare ne te mire te punes per fitoren e PD

Z Kryetar ne ju kerkojme ndjese per shqetesimin nuk eshte çeshtje emrash, por çeshtje pune, dhe ceshtje besimi ,jemi te shqetesuar per punen e shume viteve sebashku nen drejtimin tuaj dhe rezultatit i pritshem i shkelqyer, por  qe kemi shume merak se si do te jete ky rezultat,   ne qofte se nuk  merret  konsiderat mendimi i antaresis ashtu si beri komisioni i vleresimit.

Me shume besim dhe respekt per ju.

Bashkangjitur janë dhe firmat e  anëtarëve të Kryesisë së Degës Fier.si dhe te sekretareve te grup seksioneve dhe anetare te Bordit keshillimor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmeti, banorët ende në çadra/ Najada Selmani kritika qevrisë: Pranojeni se keni dështuar

Ka kaluar 1 vit nga tërmeti i nëntorit ku u regjistruan 51 viktima dhe 913 të plagosur, ndërsa mijëra persona humbën banesat, një pjesë e të cilëve sot ende ndodhen në çadra e pa një çati mbi kokë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim, Najada Selmani, e cila kritikon ashpër qeverinë e cila e përdoni këtë ngjarje për shoë, ndërsa sot pas një viti banorët kanë mbetur rrugëve.

Si sot një vit, Shqipëria u gdhi nën rrenoja!

Tërmeti me pasoja shkatërruese që goditi vendin hapi plagë të reja në shumë familje shqiptare! Plagë që nuk po mbyllen as sot, pas një viti të plotë me mashtrime dhe propagandë nga Kryeministri, kabineti qeveritar dhe një farë komiteti i shpëtimit!

Sot pas një viti të rënduar ekonomikisht dhe mendërisht për shqiptarët nga situata e kovid-19 dhe tërmetit situata paraqitet e njëjtë! Banorët e mbetur rrugëve, me banesat e prishura në themel, kanë një vit që nuk dëgjojnë gjë tjetër veçse propagandë dhe kaq!

Zotërinj të nderuar, bëtë shfaqje dhe shoë mediatik sa u doli boja ndër shqiptar, është koha të pranoni,të paktën, se keni deshtuar! Përveç kësaj nuk mund të bëni asgjë më shumë!

 Ata banorë që po jetojnë që prej një viti çadrave janë pasqyra e vërtetë e këtyre 8 viteve qeverisje!

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Nga Alban Daci/ Nga protestë në pazar politik

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së për prokurimet e ilaçeve/ Reagon qeveria

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

LEXO TE PLOTE