LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut për pacientët me COVID-19

28 Tetor 2020, 12:13, Kosova & Bota CNA
Kosova nis procedurat për përdorimin e plazmës së gjakut

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një grup pune që ka për qëllim hartimin e protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente për pacientët me koronavirus.

?Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit COVID-19. Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë?, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës po trajtojnë pacientët me COVID-19 me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar nga kjo sëmundje. Ky lloj trajtimi bëhet duke marrë plazmën e gjakut nga pacientët e shëruar nga koronavirusi, pasi që gjaku i tyre ka antitrupa që luftojnë virusi.

Transfuzioni i antitrupave krijon atë që njihet si ?imuniteti pasiv? te të prekurit me COVID-19.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për kujdes lidhur me trajtimin me plazmë të gjakut, pasi ka thënë se ky trajtim është i një ?cilësie të dobët?./CNA.al

Lajmet e fundit nga