LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi nevojë për një frymë ndryshimi”/ Të rinjtë i bashkohen lëvizjes së Jozefina Topallit

28 Tetor 2020, 20:15, Politikë CNA
“Kemi nevojë për një frymë ndryshimi”/ Të

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka lançuar ditën e sotme ?Lëvizjen për Ndryshim.

Me një sallë të tejmbushur ku dominon të rinjtë, Topalli ka bërë prezantimin e gjithë misionit të kësaj partie.

Një ndër të rinjt e parë që i është bashkuar kësaj lëvizje është dhe Melisa Braci studente në Universitetin e Torinos ( në Itali) për Shkenca Ndërkombëtare.

Ajo mbajti dhe një fjalim gjatë prezantimit sot, ku theksoi se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë ekstreme për një frymë ndryshimi sot.

Më poshtë fjalimi i plotë

?Të dashur pjesëmarrës,

Të nderuar bashkëkombas dhe bashkëkombase kudo që ndodheni,

Unë quhem Melisa Braci, aktualisht studente në Universitetin e Torinos ( në Itali) për Shkenca Ndërkombëtare.

Kur u prezantova me nismën ?Lëvizja për Ndryshim?, gjëja e parë që pyeta veten nuk është nëse do i bashkohesha apo jo, por ç?mund të jepja pertej mbështetjes ?

Kështu, si një individ i lidhur ngushtësisht me politikën, jo vetëm për shkak të studimeve e vokacionit personal, por dhe për shkak të bindjeve politike familjare; besova se kam arritur të krijoj një koshiencë politike dhe sociale modeste, ama të pavarur , që të mund të shpreh sot para jush mendimin tim të lirë mbi gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, me qëllimin e mirë krijimin e një fryme të re për Shqipërinë.

Të gjesh apo të krijosh hapësirë për të shprëhur mendimin e lirë sot në Shqipëri,është kthyer në një sfidë të mundimshme dhe kurajoze.

Qoftë në institucione shtetërore, qoftë në media, qoftë në ente private, apo dhe në parti politike, shqiptarët janë të detyruar të flasin atë që iu duhet eprorëve.

Edhe pse vendi përballet me një shpopullim degradues nga rinia, me rënie ekonomike të vazhdueshme e pasurim vetëm të një grushti njerëzish, me krimin e padrejtësinë në çdo qelizë shoqërore e shtetërore, shqiptarët duhet të heshtin.

Dhe pse Shqipëria përballet e shkërrmoqet nga kriza të thella morale, politike e lidershipi, shqiptarët jo duhet të heshtin, por të mbyllin sytë.

Qytetarët e këtij vendi do mund të flasin për problemet e mësipërme, në rastin më të mirë kur eprorëve t? iu prishen interesat, në rastin më të keq kur s? kanë asgjë për të humbur.

Por, kush janë sot në Shqipëri ata që s? kanë ç? të humbasin më ? Që mund e duhet të bërtasin me të madhe të vërtetën e realitetin. Që mund të shprehin qëndrime trimërisht, pa u kompleksuar nga eprorët apo pushteti. Që duhet të jenë alternativë e shpresë për të nesërmen e bazuar në traditat e vlerat më të larta njerëzore, por e përshtatur me nevojat e kohës.

Pa as më të voglin dyshim të djathtët, rinia e djathtë.

Unë vij nga një familje e djathtë, që ka vuajtur direkt dhe indirekt nga sistemi politik komunist I para ?90- ës. Im atë nuk u lejua të fillojë studimet universitare, vetëm se ishte nipi I Martin Camaj. Njerëz të gjyshit tim, sot akoma janë pa varre. Familjarë të tjerë u pushkatuan se nuk mohuan Zotin dhe besimin e tyre.

U rrita me idenë e të qenurit një familje antikomuniste dhe zgjodha të jem dhe përtej kësaj. Zgjodha të studioj politikën në përgjithësi e të djathtën në veçanti. Zgjodha, por dhe u ndikova të jem mbështetëse që kur kuptova ç? është politika e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nuk u mjaftova me kaq dhe u bëra mbështetëse e anëtare dhe e partive të tjera të djathta në Itali e në SHBA. Jam anëtarësuar e ndjek me kërshëri organizatat më të djathta në glob.

Ndihem e qetë për ata , por aspak për ne kur shoh se sa e përfaqësuar është e djathta me vlerat e saj në ato parti e organizata.

Inkurajohem dhe ekzaltohem kur shoh se me sa pasion e rigorozitet të rinjtë mbrojnë idealet e djathta, para kryetarëve apo interesave personalë siç po ndodh sot këtu ku jemi.

Por kur krahasoj këtë realitet të se djathtës jashtë kufijve, me atë në vend, s? mund të hesht e të bëj sikur janë njësoj. Ashtu siç në genet e mia askush nuk ka heshtur duke bërë kompromis mbi bindjet personale, ashtu s? do hesht as unë.

Rinia e djathtë shqiptare është rinia më e papërfaqësuar institucionalisht në Evropë. Nuk gëzon përfaqësim as në Parlament, as në qeverisje vendore. Në mënyrë sporadike, dhe në parti. Vlerat e tyre s? janë bazë veprimi për asnjë lidership aktual.

Individi, familja, kombi, rendi, identiteti, prona private, siguria, liria e fjalës ,e mendimit dhe tradicionalizmi janë në krizën më të thellë ekzistenciale në periudhën post-komuniste. Askujt, në asnjë parti politike, aq më keq në Partinë Demokratike, që deri me lidershipin aktual ishte zëri I së djathtës dhe antikomunistëve, nuk I intereson se si po degradojnë këto vlera e parime.

Lajmet e ditës nuk mund të jenë diskursi politik i vetëm I politikanëve të një shteti që po degradon moralisht e institucionalisht.

Ka 7 vite që Shqipëria po përballet me krizë identiteti e shpopullim masiv nga rinia.

Ky vend, që deri dje mbante medaljen e popullsisë më të re në Ballkan, sot po tkurret e plaket nxitimthi. Të gjitha parashikimet e nxjerrin si vendin më të plakur në rajon pas 80 vitesh. Rënia e lindjeve, por më shumë se gjithçka, largimi I rinisë, po e përshpejtojnë këtë turravrap.

Është I dhimbshëm ky fenomen, kur e di që shkaqet nuk janë natyrore apo të pakontrollueshme.

Në fund të fundit, Shqipërinë nuk po e boshatisin as luftërat e as degradimet natyrore, siç ndodh në Lindje të Mesme apo Afrikë, por lidershipi politik.

Shqiptarët nuk largohen se ky vend nuk ka resurse apo potencë strategjike për t? iu ofruar, por se këto resurse e potenciale janë në dorën e disa kleptokratëve dhe hipokritëve.

Të rinjtë largohen sepse e vetmja mënyrë që mund të faktorizohesh në shoqërinë ekzistente shqiptare është servilizmi, bindja ndaj eprorëve dhe zhveshja nga identiteti, jo se nuk duan ndryshim.

Po nga të frymëzohen për shpresë e për ndryshim ?

Nga qeveria që ka shkatërruar çdo progres dhe institucion shtetëror të konsoliduar deri në 2013-ën!?

Nga opozita ( e vetëquajtur) që përjashton këdo që kritikon liderin, që I jep në tavolinë qeverisë pushtetin e palimituar, që nxjerr si përfaqësues politikë butakë, apo nga opozita që voton Gramoz Ruçin si kryetar Parlamenti !?

Nga shoqëria civile që punon ditë e natë për George Soros, të frymëzohen!?

Nga kush të frymëzohen, kur dhe historinë, mundohen I madh e I vogël ta tjetërsojnë?!?

Të rinjtë shqiptarë kanë nevojë ekstreme për një frymë ndryshimi. Jo ndryshim, për të rrënuar. Jo ndryshim, për të nxitur anarki.

Këtu duhet një ndryshim për rikthimin në identitet e normalitet.

….

Në identitetin tonë historik, jemi shquar për përfshirje, jo për indiferentizëm, as për pakte me uzurpuesin. Kemi pasur dhe tradhëtarë, por s? është kthyer kurrë në mentalitet. Kauzën kombëtare e kemi mbartur me vite e shekuj në genet tona.

Identiteti ynë kombëtar, nuk e ka formësuar demokracinë, por betejën për liri kombëtare e personale e ka në ADN.

Ne, si popull,kemi pasur gjithmonë besimin në Zot, paprekshmërinë e familjes dhe traditave. Edhe atëherë, kur monizmi imponoi një shtetar si Zot e kryefamiljar, shqiptarët nuk tjetërsuan vlerat e tyre as nuk pritën një të djathtë t? ua mësonte.

Pikërisht, kriza e identitetit të mësipërm, shkaktuar nga kriza e thellë politike, po boshatis e plak Shqipërinë. Politika aktuale e di mirë se me humbjen e identitetit, humb dhe shpresa. Dhe e nxit këtë sepse i leverdis. Iu leverdis të gjithëve të drejtojnë një vend ? pa tru?, pa nervin e vrullin e të riut, pa guximin e rinisë, pa shpresë. Kur humb shpresa, të parët që largohen janë të rinjtë. Sepse janë në kohë për t? u identifikuar në një vend tjetër, të sigurtë, ku lirshëm mund të punësohen e shprehin qëndrimet e tyre. Një nga këta të rinj jam dhe unë.

Megjithatë, unë nuk mund thjeshtë të largohem përjetësisht e të shoh nga larg këtë vend që më dha jetën e emrin, teksa shkatërrohet nga disa njerëz mediokër. Largimin tim e përdor për të marrë më të mundshmen nga vlerat Perëndimore që nesër t?i zbatoj në Shqipëri.Prandaj, dhe jam këtu sot.

Jo vetëm unë. Ne të gjithë, jemi këtu bashkë sot, për të nxitur ndryshim. Është përgjegjësi personale për mua që të nxis rikthimin në identitet e lartësimin e vlerave e parimeve të djathta.

I bëj thirrje mbi të gjithë, të rinjve që janë të përfshirë në politikë, të çlirohen nga zinxhirët e liderëve dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të brendshëm, së bashku me ata që kanë eksperiencë e kulturë politike ndër vite.

Le të përpiqemi të gjithë së bashku që të rikthejmë, në kohën tonë, shpirtin e guximit, patriotizmit, sakrificës, intelektualizmit e tradicionalizmit të Shqiptarëve ndër shekuj !

Lajmet e fundit nga