Connect with Us

Kapacitetet spitalore drejt fundit/ Mira Rakacolli: Janë vetëm 40 shtretër të lirë

Shëndeti

Kapacitetet spitalore drejt fundit/ Mira Rakacolli: Janë vetëm 40 shtretër të lirë

Publikuar

-

“Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më i njejti!”/ Rakacolli sqaron pasojat në shëndetin mendor dhe mushkëri

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli ishte e ftuar pasditen e sotme në ABC news, ku deklaroi se kapacitetet spitalore janë duke u ezauruar.

Sipas saj, ka ende 40 shtretër të lirë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të gatshëm për të pritur pacientët që kanë nevojë për trajtim të specializuar, nga 200 shtretër të disponueshëm në këtë spital, ndërsa “Infektivi” që disponon 120 shtretër, tashmë është ezauruar.

 “Siç e kemi thënë në fillim, kur të mbushen kapacitetet plotësisht të Covid 1 dhe 2 do të kalohet tek Covid 3. Edhe pse nuk është kollaj të përgatiten strukturat, ne jemi të përgatitur dhe Covid 3 është gati për të filluar në momentin e parë që do të jetë nevoja. Ndërkohë nga 120 shtretër në “Infektiv” dhe gati 200 të tjerë tek “Shefqet Ndroqi”, janë gati 40 shtretër ende të lirë. Njerëzit shërohen dhe duhet të themi që ky është një proces dinamik”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu mesazh nga Saranda/ “Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten”

Publikuar

-

Nga

Manastirliu mesazh nga Saranda/ "Shfrytëzojeni këtë muaj për t’u vaksinuar dhe për të mbrojtur veten"

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat e reja të vaksinimit në Sarandë nga ku ka përcjellë mesazhin për të gjithë qytetarët.

Ajo edhe një herë bën thirrje që të gjithë personat mbi 18 vjeç të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjarët e tyre.

Gjithashtu ka dhënë lajmin e mirë se në Shqipëri do të mbërrijnë sot edhe 50 mijë doza të tjera Pfizer

“🌼50.000 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë sot në vend, për të vijuar pa u ndalur vaksinimi në çdo komunitet me njësitë levizëse, në qendrat e vaksinimit të përqëndruar dhe në qendrat shëndetësore.

LEXO EDHE:  COVID-19/ Britania përballë një vale të re infeksionesh

LEXO EDHE:  COVID-19/ Britania përballë një vale të re infeksionesh

🟢 Nëse je mbi 18 vjeç, shfytëzoje këtë muaj mundësinë për t’u vaksinuar për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur”, shprehet Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH publikon shifrat/ Anjë humbje jete, ja sa raste të reja me Covid janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

MSH publikon shifrat/ Asnjë humbje jete, 47 raste të reja me Covid-19

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

LEXO EDHE:  Ardhja e vaksinave ruse/ Alimehmeti skeptik: Duhet të prisnim certifikimet zyrtare

LEXO EDHE:  “Boll me broçkullat e maskave! Covid nuk luftohet me topa prej lecke”/ Mjeku “shkund” qeverinë: Shtrojuni punës…

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         40

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       24

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 2568

Testime totale             902,914

Raste pozitive             133,121

Raste të shëruara         130,243

Raste Aktive                      421

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              152

Elbasan            58

Lezhë               36

Shkodër           34

Kukës                32

Vlorë                32

Fier                   25

Berat              21

Korçë                15

Durrës              10

Gjirokastër        6…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Publikuar

-

Nga

Nis muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar mbi 18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, ka bërë me dije se sot nis vaksinimi për grupmosha mbi  moshën 18 vjeç.

Manastirliu iu ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen në mënyrë që të nisin një vit të ri akademik më të sigurt dhe të mbrojtur.

Përmes statsusit, Manastirliu sqaron se qendra e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

LEXO EDHE:  Sërish shifra alarmante në Kosovë/ Shënohen 9 viktima dhe qindra të infektuar

LEXO EDHE:  “Boll me broçkullat e maskave! Covid nuk luftohet me topa prej lecke”/ Mjeku “shkund” qeverinë: Shtrojuni punës…

Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç . Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE