LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam shqiptar e nuk ma mohon kush”, rrëfimi special i Enis Bardhit

28 Tetor 2020, 17:40, Sport CNA
“Jam shqiptar e nuk ma mohon kush”, rrëfimi special i Enis

Maqedonia e Veriut mposhti Kosovën në Shkup me shifrat 2-1, duke qenë kështu një hap larg ëndrrës së madhe për të marrë pjesë në Europianin e ardhshëm. Një meritë të madhe në arritjen e fqinjëve lindorë e kanë edhe lojtarët shqiptar që kanë zgjedhur të veshin fanellën e përfaqësueses maqedonase.

I ftuar në emisionin ?Sport Time? në ?Super Sport?, Enis Bardhi i është kthyer edhe njëherë sfidës me dardanët. Mesfushori i Levantes shprehet se ka marrë shumë reagime si pozitive ashtu edhe negative pas asaj përballjeje, ndërsa thekson faktin se është shqiptar dhe një gjë të tillë nuk mund t?ja mohojë askush, por në krahun tjetër mbetet një profesionist dhe do të japë më të mirën për Maqedoninë e Veriut.

?Jemi shumë të kënaqur që e kaluam me sukses ndeshjen me Kosovën, por nuk ka përfunduar asgjë. Kemi edhe një 90-minutësh për kualifikimin. Edhe para ndeshjes me Kosovën kam thënë që ekipi ynë ka më shumë eksperiencë. Kosova ka shumë lojtarë të fortë në aspektin individual. U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, jo për të bërë disa gjëra në mënyrë individuale. Edhe Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë, më vjen keq për djemtë, por kam besim se shumë shpejt do të shkojë në Europian?.

S?ka vend për eufori: ?Nuk besoj se ka eufori, të gjithë lojtarët jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes me Gjeorgjinë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë sesa bëmë më Kosovën. Gjeorgjia nuk ka lojtarë aq cilësorë sa Kosova, por janë 90 minuta, ku duhet të japim maksimumin për atë ëndërr?.

Përjetimi i fitores ndaj Kosovës: ?Përballja me Kosovën ishte e veçantë. Pas ndeshjes kam patur komente pozitive dhe negative. Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan. Jam shqiptar e nuk ma mohon askush, por tani do të jap maksimumin për Maqedoninë për përparimin edhe në aspektin profesional. Nuk kemi pasur kurrë probleme brenda skuadrës, kemi respekt për njëri-tjetrin dhe në fushë japim maksimumin. Si ekip mund të bëjmë një histori që nuk e ka bërë askush?.

Kontrata me Levanten: ?Kam kontratë edhe dy vjet me Levanten, deri në vitin 2022. Për momentin, jam këtu, nuk kam menduar që të largohem, sepse ndihem si në shtëpinë time. Është ekip pa presion dhe me objektiva idealë për lojtarët e rinj. Sadiku? Kam qenë në kontakt me Sadikun, ka qenë shumë i rëndësishëm te ne, gjithmonë ka ditur të krijojë atmosferë me shakatë e tij. I uroj shumë suksese në karrierën e tij në Turqi?.

Premtimi nëse shkon në Europian: ?Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët?, ka thënë Enis Bardhi.

Lajmet e fundit nga