LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu refuzua kërkesa për azil/ Simsek padit institucionet

28 Tetor 2020, 13:31, Aktualitet CNA
Iu refuzua kërkesa për azil/ Simsek padit institucionet

Turku Selami Simsek padit Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, pranë Ministris së Bredshme. Ai kërkon shfuqizimin e vendimit për ekstradim dhe pranimin e kërkesës për azil.

Selami Shimshek u ndalua në Rinas në janar të këtij viti gjatë kohës kur po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar. Sipas prokurorisë Shimshek ka paguar 5 mijë euro në tregun e zi.

Bashkë me të, u arrestua edhe bashkatdhetari i tij Harun Çelik. 42-vjeçari Çelik u deportua drejt Turqisë më 1 janar nga autoritetet shqiptare, me një procedurë që ende është e paqartë./CNA.al

Lajmet e fundit nga