LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dha mandatin Kajmakut të PS/ Gjyqtarja, u blen apartamente dhe makina fëmijëve

28 Tetor 2020, 09:58, Vetingu CNA
I dha mandatin Kajmakut të PS/ Gjyqtarja, u blen apartamente dhe makina

Njerëzit e drejtësisë jo vetëm i kanë parë gjykatat dhe prokuroritë si miniera parash, por edhe si merimanga për të pushtuar institucionet shtetërore.

Në deklaratat e pasurisë së gjyqtares Fida Osmani, vërehet se blerja e patundshmërive dhe e tundshmërive është aq e lehtë si të blesh një çokollatë në supermaketin e lagjes.

Për më tepër bashhkëshorti i saj ka punuar në Kuvendin e Shqipërisë derisa ka dalë në pension dhe vajza menjëherë sapo ka mbaruar shkollën është punësuar në Kuvend si dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë.

Që do të thotë zyrat shtetërore trashëgohen e meriton apo jo personi që punësohet.

Djali dhe vajza e gjyqtares, blejnë apartamente dhe  makina me paratë e prindërve. Madje vajzës në vitin 2010 i është bërë dhuratë një Volsvagen me vlerë 4 800 euro me rastin e mbarimit të shkollës së mesme. Ndërsa djali, në të njëjtin vit, ka blerë një ambjent zyre, të cilës nuk ia deklaron çmimin. Por nga përllogaritjet në viti kjo pronë ka kushtuar 42 000 euro, shifër kjo është shlyer në vitin 2015.

Ndër të tjera, gjyqtarja deklaron dhe një kredi që në deklaratën fillestare.

Në vitin 2003 si patundshmëri  ajo deklaronte një apartament 3+1 me vlerë 6 milion lekë dhe në vitin 2004, dy banesa private në Peshkopi me vlerë secila 150 000 lekë.

Në vitin 2005 gjyqtarja i ka blerë djalit një Benz me vlerë 500 000 lekë,  ndërsa në vitin 2006, i ka blerë një apartament 1+1 në Durrës me vlerë 32 000 dollarë.

Në vitin 2008 sërish deklaron blerjen e një autoveturë Benz Mercedez, me vlerë 10 200 euro.

Ptunshmërinë gjyqtarja e ka shtuar në vitin 2017, kur ka blerë një apartament me sipërfaqe 95.60 m2, në Tiranë me vlerë 90 720 euro.

Para se të pasqyrojmë deklaratat e pasurisë së detajuara të gjyqtares Fida Osmani, sjellim në vëmendje një çështje që ajo ka pasur në duar në vitin 2009.

Ka qenë gjyqtarja Fida Osmani, që në korrik të vitit 2019 i dha mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Gjyqtarja  Osmani, pranoi kërkesën e Partisë Socialiste duke i dhënë zyrtarisht mandatin Agim Kajmakut.

Viti 2003

Ap, 3+1 me vlerë 6 milion lekë.

Cash, 3 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 0,61 milion lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1.2 milion lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë.

Viti 2004

Ap. 3+1 me vlerë, 6 400 000 lekë.

Banesë private në Peshkopi me vlerë 150 000 lekë.

Banesë private në Peshkopi me vlerë 150 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 494 000  lekë.

Viti 2005

Banesë private në Peshkopi me vlerë 150 000 lekë.

Autoveturë tip Benz, për djalin, 500 000 lekë.

Depozitë bankare 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 900 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 705 900  lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 4 519 614 lekë.

Viti 2006

Ap 1+1 në Durrës në pronësi të djalit, me vlerë 32 000 dollarë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortit, 546 309 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 972 560 lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 532 934  lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 4 368 417 lekë.

Viti 2007

Djali ka shitur automjetin 9 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 812 163 lekë.

Shpërblim 30 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 441 400 lekë.

Viti 2008

Blerë autoveturë Benz Mercedez, me vlerë 10 200 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 908 002 lekë.

Të ardhura nga puna e bashhkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 424 628 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 30 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 4 052 126 lekë.

Viti 2009

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 199  149 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 405 399 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 430 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 3 886 711 66 lekë.

Viti 2010

Automjet Volsvagen dhuruar vajzës me ratsin e mbarimit të shkollës së mesme, me vlerë 4 800 euro.

Ambient zyre, paguar një këst 8 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 080 692 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 407 648 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit në një kompani sigurimesh 880 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 3 716 307 15 lekë.

Viti 2011

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 138 410 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 471 062 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 910 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 3 540 701 69 lekë.

Ambient zyre, paguar 10 000 euro. Pa paguar 32 000 euro.

Viti 2012

Ambient zyre, me vlerë 42 000 euro, paguar 17 575 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 124 364 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 447 032 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 910 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 3 359 731 08 lekë.

Viti 2013

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 188 208 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 441 286 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 1 068 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 3 173 249 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 412 930 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 401 083 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 841 572 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat pëe 25 vjet. Pa shlyer 2 981 115 95 lekë.

Ambient zyre, me vlerë 42 000 euro. Pa shlyer  10 000 euro.

Viti 2015

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 411 475 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 385 045 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit, 841 572 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në Kuvendin e Shqipërisë, 402 961 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat për 25 vjet. Pa shlyer 2 783 124 94 lekë.

Ambient zyre, me vlerë 42 000 euro. Shlyer.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 391 775 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 375 584 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit 899 444 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në Kuvendin e Shqipërisë,498 984 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, 62 843 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat për 25 vjet. Pa shlyer 2 561 833 29 lekë.

Viti 2017

Blerë ap me sip 95.60 m2, në Tiranë me vlerë 90 720 euro.

Marrë kredi nga djali 9 000 000 lekë.

Kursime, 1 300 000 lekë.

Hua nga vëllai 14 000 euro.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 394 971 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit në Gjykatën Kushtetuese, 1 460 860  lekë.

Të ardhura nga paga e djalit 1 091 706 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat për 25 vjet. Pa shlyer 2 368 893 60 lekë.

Viti 2018

Kursime, 300 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues nga puna në Gjykatën e Tiranës, 1 344 555 lekë.

Të ardhura nga pensioni i bashkëshortit, 1 124 678 lekë.

Shpërblim për daljen në pension të bashkëshortit, 138 465 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit 1 034 144 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në Kuvendin e Shqipërisë, 503 630 lekë.

Të ardhura me qira nga lokali, 100 000 lekë.

Kredi për blerje ap, me vlerë 5 000 000 lekë me afat për 25 vjet. Pa shlyer 2 152 281 29 lekë.

Marrë kredi nga djali 9 000 000 lekë. Pa shlyer 8 738 344 29 lekë.

Hua nga vëllai 14 000 euro. Pa shlyer 4 000 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga