Connect with Us

“Ende larg imunitetit të tufës”/ Mjeku Sulçebe tregon sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

Shëndeti

“Ende larg imunitetit të tufës”/ Mjeku Sulçebe tregon sa përqind e banorëve të Tiranës janë imunë ndaj Covid-19

Publikuar

-

Imunologu Genc Sulçebe ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Tv Klan ku ka folur për situatën e Covid në vendin tonë.

Sa i përket imunizimit të popullatës e cila në nivel global ka arritur në 10%, ai tha se në Tiranë këto shifra janë tek 20%.

“Aktualisht në Tiranë ne jemi afër 20% ndërsa në rang vendi mund të jemi tek 10% akoma, por kjo gjendje imunitare është ende larg pragut të imunitetit kolektiv asaj që quhet imuniteti i tufës që duhet të jetë 60%”.

Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth imunitetit që lë Covid-19 pas tejkalimit të sëmundjes , por ekspertët janë të mendimit se ai është i ngjashëm me Sars-Cov-1 dhe Mers.

LEXO EDHE:  VIDEO-Xhamia e Namazgjasë në Tiranë/ “Anadolu Agency”: Më e madhja në Ballkan

“Ndaj këtij virusi nuk kemi shifra të sakta por mendohet se imuniteti dhe këtu do jetë i ngjashëm do ketë një zgjatje 1 der në 2 ose me tepër vjet pra duhet të jemi të qetë se pas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet jemi të mbrojtur nga riinfektimet e mëtejshme.

Është momenti të rishikohen protokollet e në kushtet ambulatore dhe sjellja e çdo mjeku në përshkrimin e barnave për këto të sëmurë pasi ka mbipërdorim të antibiotikeve dhe kortizonikëve në kushte ambulatore”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pëllumb Pipero shuan aludimet/ Ja kur do vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka treguar mbrëmjen e sotme se kur do të vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19.

Pipero tha në emisionin “Real Story” se ka informacione që vaksina do të vijë në Shqipëri shumë shpejt.

Sipas tij, vaksina do të vijë në vendin tonë në fund të muajit dhjetor, ose në fillim të janarit të vitit që vjen.

LEXO EDHE:  VIDEO-Xhamia e Namazgjasë në Tiranë/ “Anadolu Agency”: Më e madhja në Ballkan

Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, deklaroi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina”/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Publikuar

-

Nga

"Nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina"/ Pipero: Duhet të jemi të kujdesshëm

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për vaksinën e Covid-19 dhe u shpreh optimist për efektin e saj.

Piperio tha se nuk pret mrekullira nga vaksina, por theksoi se ajo është zgjidhja për situatën.

Infeksionisti theksoi në emisionin “Real Story” se vaksina është shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës.

Të gjithë mendojmë dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina, të gjitha masat e tjera janë ndihmuese.

Unë nuk e pres mrekullinë vetëm nga vaksina, ne duhet doemos të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Janë dy injeksione, menjëherë pas injektimit të parë nuk do të thotë se ke imunitet.

Unë jam besimplotë. Nëse vaksina është mbi 65% efektive, është një vaksinë e mirë. Vaksina është shumë e sigurt, shumë infektive dhe është një arritje e madhe e shkencës dhe një relaksim i madh për botën mjekësore dhe për qytetarët”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Publikuar

-

Nga

20 të infektuar në Berat/ Covid-19 prek edhe prefekten Zylyftari

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi për 20 raste të reja me Covid-19 në qarkun e Beratit.

Mësohet se ndër personat që kanë rezultuar pozitivë është edhe Prefektja e Beratit Valbona Zylyftari.

Gjithashtu raportohet se pozitive kanë dalë edhe 2 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit “Lira”, 1 sanitare në maternitet dhe 1 punonjëse në zyrën e Arsimit.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Identifikohet autori, arrestohet i plagosuri

Ndërkohë, këto nuk janë të vetmet raste me Covid në institucione, pasi janë raportuar infektime edhe në DVP-në Berat, në shkolla, në zyrat e OSHE-së, në filialin e Postës Shqiptare dhe në fasoneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE