Connect with Us

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Politikë

E vendosur për të mos qëndruar anash/ Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për ndryshim”

Publikuar

-

“Garat nuk fitohen pa hyrë në fushë betejë”/ Jozefina Topalli nis mbledhjen e firmave

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është rikthyer sërish në politikë pas disa vite ndërprerje ku ka prezantuar sot “Lëvizjen për ndryshim”.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se është e vendosur për të mos qëndruar anash.

“E qartë se kemi para një punë të papërfunduar. Kriza e vendit është shumëplanëshe, poltike, ekonomike, shëndetësore, sociale, morale.

Por e vendosur jam për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë.

Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.

Shkollat vazhdojnë të mbyllen se ska më fëmijë. Ndërkohë që studentet kanë kufizime të pamerituara.”, tha ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votimet brenda LSI/ Del bilanci, sa anëtarë kanë votuar deri tani

Publikuar

-

Nga

Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të sotëm ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që pritet të zgjatë deri në orën 16:00.

Teksa kanë kaluar tre orë nga zgjedhjet brenda LSI, partia jep të dhënat e para për pjesëmarrjen në votime. LSI njofton se deri në orë 11:15 kanë votuar 5435 anëtarë të partisë, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese.

Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:15
Dibra: 179
Lezha: 365
Shkodra: 361
Kukës: 107
Elbasan: 504
Berat: 347
Tirana: 1258
Fier: 546
Durrës: 457
Gjirokastër: 306
Vlorë: 512
Korçë: 495

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet brenda LSI/ Për herë të parë do të votohet online

Publikuar

-

Nga

Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Anëtarët e LSI-së po votojnë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike. Për herë të parë do të votohet online, ku të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie në LSI do të zgjedhin të preferuarit e tyre përmes aplikacionit.

Ndërkohë ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Publikuar

-

Nga

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE