Connect with Us

E ardhmja e Pochetinos, trajneri argjentinas pranë akordit me një klub surprizë

Sport

E ardhmja e Pochetinos, trajneri argjentinas pranë akordit me një klub surprizë

Publikuar

-

Mauricio Pochetino vijon ët jetë pa skuadër. Trajneri argjentinas la Tottenham në vitin e kaluar, e që atëherë është pushim.

Sipas Tuttosport, një nga ekipët që kërkon t’a ulë në stol është Zenit. Klubi rus beson te aftësitë e Pochetinos, ndërkohë që bsiedimet akoma nuk kanë nisur. Një faktor shumë i rëndësishëm është edhe ana ekonomike, me Zenit që ëshët i gatshëm të plotësojë dëshirat e tij. Kërkesa për Pochetinon ka patur edhe nga Klube të mëdha, por përgjigja ka qënë e qartë: Jo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Të kënaqen sytë! Anglia rikthen tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Arsenal dhe Rapid Vienna po luajne aktualisht në kuadër të xhiros së pestë të Europa League, teksa bota po përballet me shpërthimin e Coronavirusit që nga marsi i vitit të kaluar.

Kjo bëri që edhe klubet e futbollit të ndikoheshin, pasi që u ndalua pania e tifozëve nëpër tribuna. Pas lehtësimit të masave nga Qeveria Britanike, pas nëntë muajsh është hera e parë që shihen tifozët nëpër tribuna.

Tifozët në Emirates, me mirëpritjen e tyre na kujtuan se sa shumë i kanë munguar atmosferes së veçantë sportive në futboll. Më poshtë mund të shihni videon spektakolare, ku sot tifozët e Arsenalit kanë hyrë për herë të parë në Emirates./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Bicaj qetëson korçarët: Skënderbeu nuk e diskuton mbijetesën

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu nuk është duke rrezikuar rënien nga kategoria dhe as për të diskutuar mbijetesën, por objektivat e korçarëve janë më madhorë. Një gjë të tillë e ka thënë me siguri qendërmbrojtësi lezhjan i Skënderbeut, Ditmar Bicaj. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Bicaj ka sqaruar se luhatjet janë normale për një ekip të ri, që duhet të vlerësojë fanellën që ka veshur. Por, nga ana tjetër, siguron se kthesa do të vijë që këtë javë.

Ditmar, një humbje e rëndë me Partizanin. Çfarë nuk shkoi për ju?

Sigurisht një humbje që ka lënë shije të hidhur për të gjithë, ku kemi bërë një paraqitje për t’u harruar. Duke riparë të gjithë takimin mund të themi se ka qenë një ndeshje, që ia kemi dhuruar kundërshtarit fitoren me shumë lehtësi, pa e bërë që të mundohet fare. Normalisht ta fillosh ndeshjen 2-0, që në minutën e 20, sigurisht që ka ndikim shumë të madh psikologjik tek ekipi. E për më tepër, pasi 90% e ekipit përbëhet nga djem të rinj dhe ana psikologjike, si pasojë e mungesës së eksperiencës, është shumë e brishtë.

Në momentet e fundit Skënderbeu zbriti në fushë me një rreshtim tjetër. Duke parë rrjedhën e lojës, ishte një aventurë?

Për rreshtimin merret stafi teknik dhe nuk mund ta komentoj. Ata janë përgjegjës për ekipin dhe për mënyrën sesi skuadra do të zbresë në fushë, si dhe mënyrën se si do të interpretohet kjo ndeshje. Ne jemi futbollistë dhe duhet të japim në çdo ndeshje maksimumin sepse kemi të veshur fanellën e Skënderbeut. Është një fanellë me peshë të rëndë. Këtë duhet ta ngulisin të gjithë në kokë, që kjo fanellë kërkon gjithmonë maksimumin dhe rezultate pozitive.

Si i shpjegoni luhatjet që ka ekipi?

Luhatjet besoj se janë për vetë faktin se kemi shumë lojtarë të rinj në ekip. Janë futbollistë që akoma nuk janë mësuar me Kategorinë Superiore, pasi këtë sezon shumica e lojtarëve duhet të jenë protagonistë gjë që kërkon sforco të madhe. Megjithatë, unë them se me një rezultat pozitiv çdo gjë do kthehet në favorin tonë. Kemi edhe një ngërç psikologjik që po na frenon disi.

Ndaj Laçit pritet kthesa?

Me Laçin luajmë në shtëpinë tonë dhe normalisht si një ndeshje brenda na del si detyrë të kërkojmë pikët maksimale. Vijmë pas 2 humbjesh në shtëpi dhe besoj se kjo do të jetë ndeshja që ne do bëjmë kthesën.

Katër pikë në pesë javë janë pak për Skënderbeun?

Pa dyshim që pikët nuk janë ato më të mirat e mundshme, pasi ky ekip ka mundësi të shkojë edhe më lart. Kemi kaluar një moment të vështirë në ndeshjet e fundit dhe kjo ka ndikuar te ne. Besoj se gjithçka do të ndryshojë në vijim.

Pavarësisht se është herët, a ndiheni të rrezikuar për mbijetesën këtë sezon?

Shikoj shumë specialistë që flasin për Skënderbeu. Jo kategoria, jo ashtu, jo është ekipi më i rrezikuar për të rënë, apo ku di unë. Skënderbeu nuk e llogarit qëndrimin në Superiore, pasi nuk është një objektiv që na shkon ne përshtat. Objektivat tonë janë më madhorë. Ky ekip do të jetë një “kockë e fortë” për të gjitha skuadrat e tjera, duke filluar nga e shtuna në ndeshjen me Laçin.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E BUJSHME/ “Mesi do të transferohet në verë tek PSG”

Publikuar

-

Nga

Flitet shumë për të ardhmen e Lionel Mesit me klubet e interesuara si, Mançester Siti, Inter, PSG. Edhe pse 6 muaj nga perfundimi i kontrates me Barcelonën, skuadrat kanë filluar të lëvizin për të bindur 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ndërhohë gazetari francez i “RMC Sport”, Daniel Riolo është i bindur se ylli argjentinas do të transferohet tek klubi i PSG-së:

“Mesi do të jetë pjesë e PSG-së vitin e ardhshëm, jam shumë serioz në këtë që po them“, përfundon gazetari duke qenë i bindur për transferimin e “pleshtit” tek klubi francez.

LEXO TE PLOTE