LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorian Teliti flet me shifra/ Rama pritet të shpenzojë 1.6 mln euro për rikonstruksionin e kryeministrisë

28 Tetor 2020, 15:49, Politikë CNA
Dorian Teliti flet me shifra/ Rama pritet të shpenzojë 1.6 mln euro

Dorian Teliti, shef i kabinetit të kryedemokratit Lulzim Basha kritikoi projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Gjatë një interviste për Euronews Albania, z.Teliti theksoi se qeveria në vend që të hartonte një buxhet, i cili i jepte shtysë hapjes së vendeve të reja të punës, ka bërë të kundërtën duke iu dhënë hapësirë vetëm kontratave koncesionare dhe shpenzimeve të luksit për mobilim zyrash dhe godinash.

?Sa i përket projekbuxhetit, ajo që në kemi konstatuar ne është se ky nuk ky buxhet ndihmon ekonominë, nuk hap vende pune, dhe nuk ndihmon bizneset. Është një projktbuxhet që nuk u vjen në nevojë shtresave në nevojë dhe pensionistëve. Nuk është një projektbuxhet për t?i dalë zot kësaj situata të krijuar. Këtë vit jemi në recesion dhe vetë qeveria e parashikon recesionin. Recesioni do të jetë fatkeqësisht dyshifror. Buxheti i vitit të ardhshëm në vend që t’i përgjigje kësaj sfide bën atë që nuk duhet të bënte, vazhdon akoma në mënyrë agresive financimin e kontratave të koncesioneve dhe kontratave të luksit për mobilim dhe zyra?, tha ai.

Ai  akuzoi kryeministrin Edi Rama se vitin e ardhshëm parashikon të shpenzojë 1,6 milionë euro për rokonstruksionin e godinës së qeverisë. Gjithashtu z. Teliti theksoi se në buxhetin e 2021 nuk u jepet rëndësi sektorëve, të cilët janë hallkë kyçe për fuqizimin e ekonomisë shqiptare.

?Përveç diskursit të përgjithshme të PPP-vë, dhe të vlerës së saj gjigande 118 mln euro, në vitin e ardhshëm kryeministri nuk do të kursehet as në luksin e godinës kryeministrore, ku kemi 1.6 mln euro për rokonstruktison përsëri të kryeministrisë dhe zyrës së tij personale. Kemi shpërdormi të fondeve publike, dhe sektorët prioritarë, turizmi, sektorët e prodhimit nuk flitet për ta. Sektori i bujqësisë ka bërë hapa mbrapa, ndryshe nga ajo që ka thënë ministri?, shtoi ai.

Lidhur me buxhetin e sektorit të Bujqësisë, shefi i kabinetit të kreut të PD-së u shpreh se shifrat e publikuara nga ministri Blendi Çuçi nuk janë të vërteta.

?Nuk është 20 % më shumë, por është 3-4 për qind më i lartë. Mjafton të kapim një zë prej tyre, fondet për vaditje dhe kullim. Në viti e ardhshëm qeveria do të shpenzojë 4 mln euro më pak për kanalet e vaditjes, ujitjes dhe kullimit. Kryeministri dhe ministri i Bujqësisë krenoheshin sot sa i përket skemës se subvencioneve të fermerëve për sa i përket naftës, por ka qenë po kjo qeveri që në 2013 i bëri këto premtime?, theksoi Teliti./euronews

Lajmet e fundit nga