Connect with Us

“Do tentojnë t’i thyejnë kaviljet”, Maradona këshillon Mbappe-në

Sport

“Do tentojnë t’i thyejnë kaviljet”, Maradona këshillon Mbappe-në

Publikuar

-

Diego Maradona ka një këshillë për Kylian Mbappe. Legjenda argjentinase feston 60-vjetorin e lindjes ditën e premte dhe është ndalur te ylli francez i PSG-së në prononcimin e dhënë për Football France.

“Kylian është një futbollist fantastik, por është akoma shumë i ri. Është e nevojshme të luajë sa më shumë dhe të konkurrojë në kompeticione të ndryshme për t’u rritur. Ai duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë mbrojtësve që do të tentojnë t’i masakrojnë kaviljen.

Kjo është një temë që e njoh mirë, pasi kam pësuar shumë herë ndërhyrje të frikshme gjatë karrierës time“, deklaron Diego Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata prej shtatorit të vitit të kaluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Ndeshje e çmendur e Junajtid, Kavani dhuron spektakël

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid ka arritur një përmbysje dramatike në kampionat me rezultatin 2-3 ndaj Sauthemptonit. “Djajtë e Kuq”, ishin në disavantazh të 2 golave në pjesën e parë, teksa arritën të shënonin 3 herë në pjesën e dytë.

Heroi i sfidës ishte padyshim uruguaiani, Edison Kavani. I hedhur nga stoli në pjesën e dytë, sulmuesi realizoi dopietë në minutat 74 dhe 90+2’ si dhe asistoi në minutën e 60-të te goli i shënuar nga Bruno Fernandez.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Milani dhuron spektakël në kampionat, triumfon ndaj Fiores

Publikuar

-

Nga

Milan mposht Fiorentinën në “San Siro” 2-0. Në pasditen e sotme u pa një Milan që nuk e diskutoi aspak ndeshjen. Golat u shënuan nga Romanjoli dhe Kesi me penallti, respektivisht në minutat 17′ dhe 28′.

Gjithashtu Kesi kishte mundësinë për ta mbyllur sfidën që në pjesën e parë me një tjetër penallti, por portieri Dragovski u tregua i vëmendshëm.

Kjo fitore e kuqezinjve e mbajnë ende në kreun e klasifikimit ku me Interin e vendit të dytë është e shkëputur me 5 pikë distancë.

-Goli i Romanjolit

-Goli i Kesi

-Penalltia e humbur nga Kesi

LEXO TE PLOTE

Sport

LIVE’ Partizani-Skënderbeu e Vllaznia-Kukësi/ Mala realizon supergol, Ibrahimi “hesht” shkodranët(VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Po luhen në këto momente Partizani-Skënderbeu dhe Vllaznia-Kukësi. Ndryshime të shumta te Skënderbeun, kurse te Partizani rikthehet Broja dhe merr vendin e tij në mesfushë. Kukësi është ai që mposhti Laçin dhe këtë herë ndryshime ka te Vllaznia, që ka dy mungesa. Jonuzi dhe Dunga janë risitë, sikurse edhe moduli 3-5-2.

PARTIZANI-SKËNDERBEU 2-0


Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.
Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Duka, Vangjeli, Taipi, Doëouna, Çela, Berisha, Tereziu, Pusi. Trajner: Julian Ahmataj

VLLAZNIA-KUKËSI 1-2

Penallti per Vllaznine on Vidnews.


Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Dunga, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Ymeri, Lulaj, Limaj, Taipi, Ibraimi, Matheus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi.

LEXO TE PLOTE